Shiko Postimin Tek
Vjetër 14-10-08, 22:26   #13
Shqiptare_ne_Turqi
 
Avatari i Shqiptare_ne_Turqi
 
Anëtarësuar: 22-09-08
Vendndodhja: Shqiptare dhe ne Kosove ;)
Postime: 2,389
Shqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëm
Gabim Titulli: Sa e qfar dini per Shqiptarét né Turqi ??

Citim:
Postimi origjinal është bërë nga DetiJon
Ne turqi dihet se jetojne shqiptare qe nga viti 1912 e tutje si imigrant apo te debuar me dhun nga pjesa dermuese e serbise se sotme dhe pastaj edhe nga kosova dhe maqedonija
Nga shqiperia e tanishme ska thuaja se fare qka don te thot se ne turqi ka ma se shumti nga serbija e jugut dhe Kosova e nje pjese shum e madhe jon nga maqedonija.
Ne vitin 1923 deri ne vitin 1956 eshte periudha kur ata jon shperngul me te madhe ne turqi.
Kjo ka ba te mundur marveshja e serbise me turqin e cila zyrtarisht ende nuk eshte qversue qe ka ne program shpernguljet e shqiptarve per ne turqi.
Pra ata me kan befasue sa sa mire e kan rujt nje pjese identitetin kombetar.

E pasi qe kemi fatin ketu te kemi nje femer qe eshte nga ajo pjese le te na sjell ndonje personalitet nga jeta e turqise qe eshte "arnaut"

Pershéndetje DetiJon, s'kam hyer ka kohé ne forum,por shoh se,askush tjeter s'paska shpreh interesim me dit per personalitete Shqiptaré qé kan jetuar...dhe jetojn sot ne Turqi.
Donése vetum ti,ja vlen dhe kam pergadité njé shkrim rreth ketyre Shqiptaréve té shquar .

Te gjith "ata" qé do e lexojn,do ta ken parasysh se qa té kam shkruar ne letren e fundit,, pra, mos mi bani té madhe gabimet qé mun ti baj ne shkrim e tregim :))
me dy here e postoj se, s'po e pranon...


Na Perandoria Osmane e deri sot Shqiptarét ne Turqi...

Ketu do té shénojmé shkurtimisht sa pér t'i nxjerré né drité disa figura té réndésishme , qé i kemi zgjedhur nga librat historike , enciklopedike , biografike osmane e turke. ( té dhanat qé do i shkruaj mé posht " shumica " jan té marur, nga libri i i té ndjerit " Prof.Nexhip P. ALPAN'it " qé kam pas nderin t'ja fitoj miqésiné ,ne pleqérin e tij.
Uné,nga puna e tij e madhe dhe nga respekti qé kam pas,filloj shkurtimisht me prezantimin e tij. Njeri shum i çmuaré " Prof.Nexhip P. Alpan " pikrishté qé i takon Elites Shqiptaré te Turqisé (i lindur ne Zhulat té Gjirokastrés 1920, i shpérngulur né Turqi . Ka shkruar shume vepra ,pedagogjike , turkologjike dhe albanologjike dhe ish shqipfolés né radio "Zéri i Turqisé") . Ka kontribuar shum dhe pér qéshtjen e " Kosoves" ne Turqi.

Pas prezantimit té shkurt té Prof. Nexhipit vazhdojm me Shqiptarét né Perandorin Osmane e deri me sod...
JAHJA BEJ DUKAGJINI : Eshté njé nga djemté e familjes sé "Leké Dukagjinit" ,qé mund té jeté strehuar ose marré peng ,rritur e stérvitur né oborrin Perandorak ,u dallua si ushtarak , mori pjesé né luftime qé komandonte Sulltan Sulejman Kanuni né Tameshvar ( Hungari)
Jahja beu , u shqua edhe né poezi . Turqishten e Stambollit e zotéronte fare bukur . Vjershat i kishte pérmbledhur né njé divan (antologji) dhe kishte zéné vendin né dhjeté poetét e dalluar té asaj kohe. 1520-1566 .....Jahja Dukagjini qé s'e kishte harruar atdheun dhe popullin Shqiptar né Mesnevie (distike) "Genxhinei Raz" pohon:
"Arnavud asli oludur aslim
Kiliç ile dirilidur neslim.." qé do té thoté ( Sojin ekam Shqiptar dhe farefisi im jeton me shpaté ne dore ).

OSMAN BEJ DUKAGJINI (? -1603) : Nipi i vezirit hero Ahmet Pashe Dukagjinit (?-1517) dhe biri i Mehmet Pashé Dukagjinit (?-1554) qé ésht dhéndri i Sulltan Yavuz Selimit .Ky pashé kishte marré pjesé ne luftime dhe kishte shérbyer si vali ne (Egjipt) . Ishte dijetar i urté .
ARKITEKT KASEM AGAI (1570-1660) : Ka lindur ne fshatin Grémsh=Gramsh té krahines sé Tomoricés .Rininé e paré e kaloi né Berat. Pastaj babai tij e dérgoi né Stamboll pér studime profesionale. U bé asistent pran "arkitekt Sinanit" (té madh) dhe " Mehmet Elbasanit" Duke u dalluar né punime arkitekturale mé 1595 u afirmua arkitekt i pallatit . Me 1622 u bé kryearkitekt (mimarbashé) Ka ndértuar JENI XHAMI (Xhaminé e re) té Stambollit.
KRYEMJESHTER MEHMET ISA : Eshté njé arkitekt me origjin Shqiptaré , pore nuk i dihet daté-lindja e datévdekja.
Eshté njé nga kryemjshtrit e Tyrbes sé famshme TAXH - MAHAL né INDI . Mehmet Isai qé ka qené njé asistent i arkitekt Mimar Sinanit , kishte lindur né "Opar" Mund té két vdekur né burg i verbuar prej Shah Xhihanit mosmirénjohjes
rreth viteve 1660 , pasé rrézimit té SHAH Xhihanit u rivarorros prané tyrbes TAXH- MAHAL .

ARKITEKTI MEHMET SEDEFQAR (1562-1618) :Eshté marré si devshirme nga "Elbasani" me 1562 dhe u bé nxenési dhe asistenti i arkitekt Mimar Sinanit . Béri studime né Rumeli dhe Lindje té Mesme . Né vitet 1597 -1598 drejtor i pergjithshém ikrojeve té Stambollit ku sherbej 8 vjet . Me 1606 u bé kryearkitekt , ndértoi dhe zbukuroi mjaft faltore dhe pallate, kryevepra e tij ésht XHAMIA e SULLTAN AHMETIT ( XHAMIA BLU ) . Thuhet se, arkitekt Mimar Sinani para se té vdiste kishte léné vasiet (testament) qé detyra e tij té zévendésohej prej Mehmet Sedefqarit.

NJE YLL I PASHUAR I KENGES
DEDE ISMAIL EFENDI (1777-1845): Ka lindur ne Stamboll ,por rrjedh nga njé fam. Shqiptar. Babi i tij Sulejman Agai qé ishte shpérngulur nga Elbasani pér né Stamboll ,kishte bleré njé hamam , nga ky shkak mbiemrin " Kosturi" e shndérroi né "Hamamizade" ( Bir Hamamxhiu).
Ismaili qé né djaléri, u dallua pér talentin poetik e muzikor .Kur ishte 8 vjeç dhe vazhdonte shkollen fillore nisi té marré mésime té posaçme nga mésuesit e muzikés , sidomos prej Sheh n. Ali ,N.Dedesé . Me kété rast vazhdonte dhe Teqené Mevlevive né "Jenikapé"Mé 1798 u bé dervish. U lidh me teqené qé i jepte réndési muzikés orientale

Kompozimet qé bénte pélqeheshin shum nga Sulltan Selimi III. Né vitin 1800 u gradua "Dede" (Gjysh i Teqesé)
Kénget ishin me karakter popullor dhe hartuar me njé Turqishte té thejshté. Kénga e titulluar;"Zylfyndedir Benim Bahtý Siyahým !...." ( Fati im i zi varet tek floket e tua ! ) u pélqye shum prej Sulltan Selimit.

Dede Ismail Efendiu kishte kompozuar mé tepér se 200 vepra muzikore . Sot kané mbetur té paharruara dhe dégjohen me kénaqési 160 kéngé Turke- klasike....

DIJETARE TE SHQUAR
HALIL PASHA BUSHATI (? -1808) Poet dhe dijetar
HUSEIN QAMIL BEJ TEPELENA (1865-1921): Nipi i Ali Pashé Tepelenés ,poet , ka vepra té botuara dhe rreth 15 doréshkrime.
SELIM SIRRI PASHA (1800-1919):Nipi Ali Pashé Tepelenés . poet lirik i dalluar.
MUSTAFA RESHIT SALIH PASHA (1862-1919) :Lindi né Janiné, biri i Vezir Mehmet Aqif Pashés. Kishte hartuar poema fillozofike.
HASAN HAKI PASHA (1826-1895) :Ka lindur né Shkodér dhe padishahut i qe paraqitur me petka Shqiptare. Sherbeu si mutasarréf (zv. Vali)

NUMAN MENEMENXHIOGLU (1893-1958) :Dipllomat i dalluar , shérbeu si ambasador né Paris né fillim té luftés II Botérore.
Deputet gjaté viteve 1955-1956 dhe 1957-58 .

TURHAN PASHA (1846-?) : I lindur né Janiné ,dipllomat dhe burr-shteti . Né kohen Osmane shérbeu si ambasador né Vien,Moské ,Madrid etj. Pasé Luftesé I Botérore mori pjesé né qeveriné Shqiptare me 25 Dhjetor 1918 si dhe né konferencén e Paqes mbajtur né Paris me 25 shkurt 1919 . Mbrojti drejtat Shqiptare duke bashképunuar me shum delegacione té diasporés Shqiptaré..
PASHKO VASA - VASO PASHE SHKODRANI (1825-1892)
Njé nga shtyllat e forta rilindjes shqiptare ... Pas shpalljes sé kushtetutés I Osmane (1876) shkoi né Stamboll dhe u bashkua me pishtarét e rilindjes té kryesuar prej " Sami Frashérit" Mé 1878 thurri vjershén "MOJ SHQYPNÝ e MJERA SHQYPNI" qé u konsiderua si hymni kombétar i Lidhjes Shqiptare té Prizrenit.
Vaso Pasha qé né vitin 1870 kishte nisur té perhapte shkronjat Shqipe ..Bashkpunoi me "Cemiyeti Ilmiye Arnavudiye" (Vatra e Kulturés Shqiptare) té Stambollit té kryesuar prej Sami Frashérit . Ka botuar njé seri librash Shqip , Fréngjisht ,Arabisht etj. Kryesoret jané :

1) Skicé historike mbi Malin e Zi, sipas traditave Shqiptare , Stamboll 1872
2) E vérteta mbi Shqipériné dhe Shqiptaré , Fréngjisht ,Paris 1879 (pérkthyer Anglisht ,Gjérmanisht,Arabisht )
3) Alfabeti latin i zbatuar né Shqip , Fréngjisht ,Stamboll 1878
4) Gramatika Shqipe pér t'u pérdorur nga ata qé duan té mésojné kété gjuhé pa ndihmés , Londér , Fréngjisht 1887
5) Bardha e Temalit , roman Fréngjisht 1890
6) Bosnje Hersegovina sipas Xhevdet Efendiut , Stamboll 1865
__________________
Nuk ka rëndësi ku dhe si keni jetuar. E rëndësishme është çfarë keni bërë aty ku keni qenë. (Xhorxha O’kife)
Shqiptare_ne_Turqi Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë