Shiko Postimin Tek
Vjetër 14-10-08, 22:47   #14
Shqiptare_ne_Turqi
 
Avatari i Shqiptare_ne_Turqi
 
Anëtarësuar: 22-09-08
Vendndodhja: Shqiptare dhe ne Kosove ;)
Postime: 2,389
Shqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëm
Gabim Titulli: Sa e qfar dini per Shqiptarét né Turqi ??

Citim:
Postimi origjinal është bërë nga DetiJon
E pasi qe kemi fatin ketu te kemi nje femer qe eshte nga ajo pjese le te na sjell ndonje personalitet nga jeta e turqise qe eshte "arnaut"

( 2 )

SAMI FRASHERI (1850-1904)
Sami Frashéri ishte Albanolog ,Turkolog ,linguist ,letrar ,dramaturg ,mendimtar ,iluminist i shquar qé , jo vetém si rilindés Shqiptaré , po edhe si Turkolog , i ka béré shérbime kolosale e rrénjésore edhe letérsisé e gjuhés Turke , edhe Shqipes.
Né jeten e tij 54 vjeqare , ka hartuar e botuar 54 vepra letrare , gjuhésore , kulturore Turqisht , dhe dhjeté té tjera Shqip. Vepra teatrale "Besa ose Fjala e nderit"
"Fjalor enciklopedike botéror"..etj. qé kané shérbyer edhe pér kulturén e kauzén Shqiptare.

Samiu né letérsiné moderne Turke éshté i pari qé botoi Turqisht romanin "Dashuria e Talatit me Fitnetin",(Stamboll-1873) Mund té thuhet se Turkologjia ka filluar me Sami Frashérin. Fjalori Turqisht- Turqisht éshté i pari qé guxoi ta botojé me titullin Turqisht " Kamus-u Turki:"(fjalori Turqisht, fjalori i Turqishtes) se Pallati Osman nuk
lejonte té thuhej "Turk" e "Turqi".
Sami Frashéri u bénte té ditur Turqve se , fjala " Osman-Otoman-Osmanli" éshté titulli i njé dinastie familjare perandorake..."

Sipas autobiografisé té vetéshkruar prej dorés sé tij Sami Frashéri thoté:
"Kam lindur me 1 Qershor 1266( 18 Qershor 1850) né Frashér. Kur isha 9 vjeq mé vdiq babai , pas dy vjetésh humba edhe nénén. Pasi mora mésimet fillore né fshat , véllai im i madhi Abdyli mé 1865 na solli familjarisht né Janiné.

Mé 1872 erdha né Stamboll dhe fillova té punoj né shtyp e né zyren e shtypit. Béra perkthime nga historia e revolucionit Francez. Shkrova dhe botova romanin "Tahhashuk-u Talat ve Fitnat"(1872), hartova dhe libra tjera...Mé dérguan né Tripoli té
Libisé pér botimin e njé gazete. Mé 1875 shkova né Janiné ku qéndrova ca kohé , dhe duke kaluar nga Korfuzi Brindizi , Napoli , Messina e Malta u ktheva né Tripoli. Késhtu me kété rast pashé dhe ca vise té Evropés. Me 1877 shkova né Rodos si drejtor i kabinetit té valiut , Vaso Pashé Shkodrani .

Mé 1878 erdha né Stamboll dhe fillova té nxjerr veté gazeten "Tercuman-i Shark " (Zédhénési i Lindjes). Hartova disa libra xhepi si : Qytetérimi Islam , Mitologjia , graté tona ,Qielli ,Rruzulli yné Njeriu , Proverbat , Njeriu i ri, Gjuha , Anekdota humoristike , Metoda e kritikes Gjuha e huaj....etj. Né vitin 1879 u emérova sekretar né komisionin e larté pér inspektimin ushtarak. Mé 1891 gézova dhe titullin e kryesekretarit té kétij komisioni qé e vazhdova 17 vjet . Tani po vazhdoj té mbaroj dhe "Kamasul'Alamin , qé ekisha nisur mé 1889 dhe do té mbarohen 6 véllime 16x24 ,5000
faqe." Né kité enciklopedi madhore jané pérpunuar edhe temat historike, gjeografike ,etnike letrare me figurat Shqiptare né krye...Né vitet 1884-1886-1895 m'u dhané ca medalje pér punimet qé kisha kryer .

Sami Frashéri edhe arsimit Turk ika shérbyer me afro 10 vepra gjuhésore , didaktike,
si me alfabete ,gramatika e fjaloré qé akoma e ruajné vlerén aktuale..


ABDYL FRASHERI (1839-1892)
Njé nga udhéheqésit e Lidhjes Shqiptare té Prizrenit. Shkollen e mesme me véllezérit Naim e Sami Frashéri e mbaroi né Janiné . Pasi u vdiq babai i tyre Halit beu,u vendosen né Stamboll me 1864.
Abdyli mé 1876 u zgjodh deputet né parlamentin e paré perandorak, qé vazhdoi deri me "13 shkurt 1878"

Abdyl Frashéri mbronte fort viset Shqiptare té shkelura prej Sllavo Grekéve .Né njé sesion té parlamentit mé 15 Janar 1878 paraqiti projektin lidhur me reformen
arsimor , né até projekt largpamés theksohej:Pérveq anés sé Anadollit ,mund t'u béj té ditur se né Rumeli (vise té Ballkanit)e sidomos né Shqipéri s'ka asnjé fshat té keté shkollé. Populli Shqiptar i mjeré nuk ka asnjé dokument -me pérjashtim té emrave té tyre-qé té vértetojn se jané nénshtetas muslimané .

Pra mjafton ky mjerim !Si do té béhemi njeréz qytetéruar me kété injorancé ?
Kur do té zgjohemi nga gjumi i réndé ? Gjithashtu edhe edukimi i vajzave nuk egziston fare . Kur do t'i cilésojmé "njeréz" graté ? Duhet ditur se pér t'i arritur qéllimit , sé pari té shkollohen vajzat e graté , se edukata fillon né vatér familjare ...
Sipas marréveshjes famékeqe té Kongresit té Berlinit qé vazhdoi njé muaj, (13 Qershor-13 korrik 1878) Turqit do té largoheshin nga Ballkani. Mirépo Shqiptarét qé deshén liri , pavarési e térési nuk e pranuan armépushimin e Shen Stefanit (3 Mars 1877) dhe as vendimet e Kongresit té Berlinit .
Ata krijuan Lidhjen Shqiptare né Prizren me (13 Qershor 1978) dhe vazhduan si luftén me armé dhe até diplomatike , dhe deri me 1881 pothuajse i çliruan viset e pushtuara.




ABIDIN PASHE DINO (1843 -1908)
Lindi né Preveze . Biri i atdhetarit Ahmet Dino .Ishte i zgjuar , qé né fémijéri mésoi disa gjuhé té huaja. Pasi mori disa mésime private ,né vitin 1863 mérgoi né Stamboll.
Né vitin 1876 , kur u shpall kushtetuta e paré , Abidin Dinoja u caktua Komisar i portés sé Stambollit hde u dérgua si kryetar i njé komisioni té jashtézakonshém né Janiné.
Me 1879 u gradua Pasha , dhe gjaté verés shérbeu si ministér i jashtém .
Sulltan Abdylhamiti qé dyshonte te patriotizmi i tij se mos vazhdonte bashképunimin
me Rilindésit , kur u shua pisha e Lidhjes Shqiptare té Prizrenit ,e transferoi Abidin Pashén né Adana.
Kudo qé shérbente Abidin Pashé Dinoja rrespektohej nga populli. Pasi shérbeu si vali i ishujve té Mesdheut , u thirr né Stamboll dhe u emérua inspektor i pérgjithshém i viseve té Ballkanit.
Abidin Dino Pashé Preveza éshté nga valinjté e dalluar .Ai ésht pasqyruar me biografi e me fotografi né librin " 50 valinjté e famshém " Né Adana bulevardi mé imadh quhet "Abidin Pasaha Xhaddesi" .Po dhe né Ankara e Stamboll emri i Abidin Pashés u ésht dhéne dy lagjeve madhore.
Nga familja e tij , kané dalé disa figura té shquara si nipi i tij ,Suphi Nuri shkrimtar i mirénjohur ,Rasim Dino ,Abidini i ri e Arif Dino , kéta té fundit piktoré me famé ndérkombétare..


NAIM HALIT FRASHERI (1846-1900)
Poeti mé i ndritur i rilindjes Shqiptare ,mendimtar , arsimtar,pedagog .Lindi né Frashér mé 25 Maj 1846 . Mésimet e para imori nga hoxha i fshatit i teqesé bektashiane , ku nisi té mésonte edhe Turqisht e Persisht. Naimi gjer mé 1870 mésoi miré edhe Greqishten . Latinishten ,Fréngjishten , Arabishten.
Biri i zgjuaré i Frashérit mé 1871 shkoi né Stamboll dhe filloi té punojé né njé zyre té shtypit . Né Stamboll ku lulézonte kultura e Lindjes, studion miré edhe Persishten dhe boton "Gramatika e Persishte " sipas metodés sé re.
Dy vjet vuan nga semundéja e mushkérive , mjeku e késhillon tépushoi dhe té marré ajér té pastér , ndaj kthehet né Janiné .
Mé 1874 emérohet drejtor i doganés né Sarandé .Atje takohet edhe me Hoxhé Hasan Tahsinin . Atje erdhi dhe , véllai i tij Samiu nga Tripoli i Libisé , ku gjendej i internuar.
Mé 1878 , kur fillont punimet Lidhja Shqiptare e Prizrenit , Abdyli drejton kété organizaté Shqiptare politike .Abdyli , Samiu ,Naimi.... etj.pérpiqen té realizojné autonominé e ploté Shqip"tare . Naimi qé kishte ardhur né Shqipéri pérkrahte punimet e Lidhjes , bashképunon me "Vatren Kulturore Shqiptare" né Stamboll, té kryesuar nga Samiu .
Pasi shpérndahet Lidhja Shqiptare e Prizrenit edhe Naimi vendoset né Stamboll.

Lidhja Shqiptare politikisht mbyllet , po fillon aktiviteti kulturor e letrar me ané té shtypit. Naim Frashéri emérohet anétar i késhillit té lart prané ministrisé sé arsimit , qé merrej me libra dhe botime shkollore té pérgjithshme.Naimi siguron lejen e botimit té revistave " DRITA", e mé voné "DITURIA" né Shqip .Emérohet shefi i Késhillit té Lart" qé do té thoté zévendésministér .
Naimi Frashéri né kété periudhé shkruan veprat dhe sidomos qysh nga viti 1886 boton né Bukuresht librat letrare,poetike, arsimore,kulturore né Shqip si:Bagéti e bujqési,
" E kéndimit té çunave,kéndonjétorja , pér nxénés," Historia e Skénderbeut , Lulet e Verés , Parajsa dhe Fjala Fluturake , Fletore pér Bektashinjté , Qerbelaja , Katér Stinét, Déshira e vértet e Shqiptaréve , kjo e fundit Greqisht , etj..
__________________
Nuk ka rëndësi ku dhe si keni jetuar. E rëndësishme është çfarë keni bërë aty ku keni qenë. (Xhorxha O’kife)
Shqiptare_ne_Turqi Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë