Shiko Postimin Tek
Vjetër 14-10-08, 22:59   #15
Shqiptare_ne_Turqi
 
Avatari i Shqiptare_ne_Turqi
 
Anëtarësuar: 22-09-08
Vendndodhja: Shqiptare dhe ne Kosove ;)
Postime: 2,389
Shqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëmShqiptare_ne_Turqi i pazëvëndësueshëm
Gabim Titulli: Sa e qfar dini per Shqiptarét né Turqi ??

Citim:
Postimi origjinal është bërë nga DetiJon

E pasi qe kemi fatin ketu te kemi nje femer qe eshte nga ajo pjese le te na sjell ndonje personalitet nga jeta e turqise qe eshte "arnaut"
Jo me dy here por 3- 4 here si duket :)
(3)
NAMIK QEMALI ( 1841-1888)
Poeti i madh atdhetar . Rrjedh nga njé familje e madhe fisnike intelektuale .Pasi vdiq néna e bija e Abdyllatif Pashés nga Konica ( Janiné ),qysh ne moshén 8 vjeç e rriti
me kujdesé i ati i nanesé. Dhe qé né fémijéri tregonte aftési poetike dhe letrare .
Namik Qemali hartoi e botoi vjersha , romane , drama , shkrime ,historike ,kulturore me karakter patriotik dhe demokratik .Me pamflete kritikonte sistemin despotik perandorak.
Ai shkruante:
"Dhe né mes té tokés té na hedhin ,ne e qajmé rruzullimin ! "
Né çdo rast mbronte liriné individuale dhe kombétare.
ISMAIL QEMALI (1846-1919)
Udhéheqési i pavarésisé.
Vali i dalluar, diplomat , deputet , udhéheqés shteti , mendimtar dhe kryetar i par i shtetit Shqiptar pas pavarésisé .Ka lindur mé 16.10.1846 né Janiné - Vloré.
Rrjedh nga njé familje fisnike patriote , stérgjyshi mé i vjetér Sinan Pasha , qé ishte vezir e admiral né shekullin XVI , kishte marré Libiné. Edhe gjyshi i Ismail Qemalit ,Ismail beu, duke qené njé nga té aférmit e Ali Pashé Tepelenés , mé 1821 luftoi kundér Grekéve qé synonin pushtimin e Shqiprisé jugore.
Gjithashtu dhe babai i Ismail Qemalit , Mehmet Bej Vlora , kur ishte drejtues i Vlorés
,pér shkak se kishte pérkrahur kryengritésit lebér qé pérpiqeshin pér pavarési Shqiptare , ishte arrestuar dhe syrgjynosur né Konja, ehde kishte vdekur né Athiné me 1866.
Ismail Qemali u detyrua té jetonte familjarisht né Selanik . Mé 1851 u regjistrua né njé shkollé Turke dhe mé voné vazhdoi gjimnazin Grek Zosimea né Janiné . Ishte i zgjuar, mésoi Greqishten e vjetér , Latinishten , Italishten ,Fréngjishten . Né shkollé doli i pari.
Mé 1860 shkoi né Stamboll dhe gjeti puné né Ministriné e Jashtme , si pérkthyes .
Mori pjesé né mbledhje patriotike té Hoxhé Hasan Tahsinit , Vaso Pashé Shkodranit ,Konstandin Nelko Kristoforidhit ,etj. qé ishin grumbulluar né Stamboll.
Me t'u eméruar Mithat Pasha kryetar i diktimit té larté shtetéror , themeluar mé 1868 ,edhe Ismail Qemali erdhi né kryeqytet duke punuar si drejtor i sekretariatit té njé zyre juridike té larté , se né até kohé nuk kishte as parlament , as ministri té drejtésisé.
Kur Shqiptarét intelektualé té Stambollit sé treti heré kérkuan nga shteti té hapen shkolla e vatra Shqipe me alfabetin Shqiptar , Ismail Qemali ra né sye té Babé-Aliut dhe u dérgua prap nénprefekt ,né Varna (Bullgari) . Po Ismaili erdhi prap né Stamboll dhe mé 1871 mori pjesé né njé mbledhje té rilindésve , qé ishte mbajtur pér formimin e alfabetit Shqip. Ky demarsh u pengua edhe nga Kisha Fanariote Bizantine.
Né kohén e kryeministrit Mithat Pasha (19.12.1876-- 5.2.1877) ishte parashikuar qé Shqipéria té shpallej njé krahiné autonome duke pérfshiré gjithé trojet etnike.. Ky vendim ishte imponuar nga Ismail Qemal Vlora . Pra nga ky shkak I.Qemalin e larguan nga Stambolli dhe deri mé 1884 , shtaté vjet u mbajt i internuar né Kytahja, Anadoll.
Por patrioti i madh nuk gjunjézohej . Rilindésit tjeré Shqiptaré, Sulltan Abdylhamitit i béné presione dhe Ismail Qemali u fal , kur ishte mé i kalitur.
Deri mé 1900 shérbeu si késhilltar politik , diplomatik e juridik prané Sulltanit.
Mé 1 maj 1900 u nis pér né Tripoli té Libisé , por me té dalé né detin e liré , shkoi né Athiné dhe mori drejtimin drejt Europes. Deri né vitin 1908 jetoi né Romé, Paris, Gjenevé , Bruksel ,Londér ...duke bashképunuar me Shqiptarét liridashés dhe Turqit e rinj patrioté .
Me t'u shpallur Konstuticioni II mé 1908 me ndihmén e Shqiptaréve té veriut e té Maqedonisé , I.Qemali mori pjesé né zgjedhjet parlamentare dhe u zgjodh deputet i rrethit té Beratit , por né fakt ai ishte pérfaqésuesi i mbar Shqipérisé.
Ismail Qemal Vlora qysh prej vitit 1908 deri mé 1912 né parlamentin Osman mbajti shumé fjalime té zjarrta ,dhe propozoi shum projekte reformiste . Mirépo ç'té bénte I.Qemal Vlora , kur Grekét , Bullgarét , Serbét e Malazezté té bashkuar né Aleancén Ballkanike mé 12 Tetor 1912 sulmuan barbarisht viset Shqiptare , dhe ushtria e Babé-Aliut , pa béré asnjé rezizdencé ,mé 1 Néntor 1912 u propozoi armiqve armépushim duke pranuar disfatén !...
Shqiptarét qé ishin képutur nga rrypi i bashkimit me shtetin Osman , u detyruan té vazhdojn luftén dhe té shpallin pavarésiné e tyre duke shfrytézuar edhe diplomaciné ndérkombétare ...
HOXHE HASAN TAHSINI (1811-1881)
Rektori i paré Universitetit té Stambollit .
Lindi né 7 Prill 1811 né " Ninat , katund i Filatit né Qaméri "."Hasan Tahsini pasi mori mésimet e para nga babai i tij Osman efendi ,qé ishte mufti dhe muderriz , shkoi familjarisht né Stamboll ku mbaroi mésimet e mesme e té larta né medrese . Ishte i zgjuar , mé 1857 u dérgua pér studime mé té larta né Paris, ku studioi 10 vjet .
Kur u kthye né Stamboll mé 1868 ,u caktua té hapte Universitetin e paré té Stambollit .
Deri mé 1871 punoi si rektor dhe profesor duke dhéné mésime shkencore pér fiziké, kimi ,kozmografi ,astronomi , biologji ,sociologji ,psikologji ,disiplina qé nuk njiheshin né botén lindore. Lidhur me kéto tema botoi afro 20 libra e njé revisté shkencore.
Pér kété puné mori titullin Hoxhe (profesor) Hasan Tahsini ishte dhe letrar e poet .
Bashkpunoi me Ismail Qemalin ,Vaso Pashén ..etj . Kontriboi pér alfabetin Shqip té Stambollit qé u themelua mé 1879 né Stamboll..

DR.IBRAHIM TEMO (1865-1945)
Mjek, politikan ,demokrat dhe patriot i shquar. Ka lindur né Mars 1865 né "Strugé" Eshté i biri i Muratit , stérgjyshérit i ka pasur nga "Mati"
Mésimet e para imori Shqip nga familja e tij; vazhdoj dy vjet shkollén e mesme .Megjithése prindérit e tij nuk donin , Ibrahim Temoja u hodh né Stamboll , se kishte zell té madh té kryente shkolla té larta .
Gjaté studimeve universitare 1889 themeluan me disa shok shoqatén politike ,patriotike ,demokratike.Luftonte vetém kundér Sulltan Abdylhamitit dhe mbronte tezén e decentralizimit .

ESAT PASHE JANINA (1862-1952)
Mbrojtési hero i Janinés .
Mehmet Esat Kaqi ka lindur mé 18 Dhjetor 1862 né kala té Janinés .Shkollén fillore dhe té mesme e kreu né Janiné,mé 1879 ftoi provimin té vazhdon gjimnazin ushtarak té Manastirit. Pas njé viti kaloi né gjimnazin ushtarak "Kuleli" né Stamboll. Duke e kryer ipari liceun mé 1884 u regjistrua né shkollén e larté ushtarak. Edhe né até shkollé dul i pari ,mori gradén kapiten shtatmadhor dhe u emérua profesor i mésimeve shtatémadhorisé. Mé 18 Prill-1897 u emérua né armatén e Janinesé . Mé 12 Korrik u emérua komandant ushtrije né Shkodér . Me té plasur lufta Italo -Osmane mé 10. 8 1911 ,u emérua komandant korparmate né Janin" dhe deri né Mars 1913 mbrojti Janinené,heroikisht dhe me nder .

SULEJMAN QYLQE (1884-1955)
Historian-Albanolog
I lindur né Shkup ,shkollén fillore kishte mbaruar né vendlindje ,pastaj familjarisht mérguan né Stamboll .Shkollén e mesme e kreu né gjimnazin e Beshiktashit. mé 1905 prej shkollés sé lart ushtarak doli toger . Rrjedh prej njé familje Shqiptare nga " Luma" . Jan botuar mjaft vepra ,libra ,studime e enciklopedi .Té Sulejman Qulqes ,qé vlejné si materiale pér punime Albanologjike.
__________________
Nuk ka rëndësi ku dhe si keni jetuar. E rëndësishme është çfarë keni bërë aty ku keni qenë. (Xhorxha O’kife)
Shqiptare_ne_Turqi Nuk është në linjë   Përgjigju Me Kuotë