Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-01-06, 14:17   #8
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim

Lista e delegacioneve të huaja në ditën e varrimit të Presidentit Rugova pritet të jetë e gjatë
Lista e delegacioneve të huaja që do të vijnë ditën e varrimit të Presidentit Rugova në Prishtinë, pritet të jetë e gjatë.

Kështu, gjatë ditës së djeshme është njoftuar për disa emra të shquar të diplomacisë botërore që ndër të parët kanë paralajmëruar pjesëmarrjen, si Havier Solana, Marti Ahtisari, delegacioni i Shqipërisë, i udhëhequr nga presidenti Moisiu dhe kryeministrin Sali Berisha, pastaj nga udhëheqës e diplomatë shtetëror të vendeve të tjera të rajonit.
Nga Zyra gjermane në Prishtinë bëhet e ditur se zyrtarë të shteteve të Grupit të kontaktit janë duke u konsultuar për t’u marrë vesh që në ceremoninë e varrimit të Presidentit Rugova të përfaqësohen në nivel të njëjtë. Ndërkaq, Zyra austriake në Prishtinë ka thënë se këtë shtet do ta përfaqësojë ministrja e punëve të jashtme, Ursula Plasnik, kurse në përbërje të delegacionit do të jenë edhe kordinatori i Paktit të Stabiliteti, Erhad Busek dhe zëvendësi i kryenegociatorit ndërkombëtar për Kosovën, Albert Rohan. Zyra greke ka thënë se Greqia ende është duke shqyrtuar se kush nga qeveritarët e lartë do të marrin pjesë në varrim. Zyra ndërlidhëse e Luksemburgut njofton se kryeministri dhe ministri i jashtëm i këtij vendi tashmë janë nisur për të ardhur në Prishtinë. Qeverinë holandeze do ta përfaqësojë Jan Lukas van Horn, drejtor për Evropën Juglindore. Zvicra, sipas të gjitha gjasave do të përfaqësohet nga Mishelin Kalmi Rej, ministre e punëve të jashtme.
Duke pritur numër të madh delegacionesh dhe individësh që do të marrin pjesë në ceremoninë mortore të Presidenti Rugova, zyrtarët e aeroportit të Prishtinës kanë thënë se për përballimin e fluksit të madh të fluturimeve, do të përdoret edhe aeroporti i Gjakovës dhe i Shkupit. / 24 01 2006/V.H.
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė