Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-07-11, 12:28   #3
Llapi
Banned
 
Anėtarėsuar: 02-03-04
Postime: 221
Llapi me shokė shumeLlapi me shokė shume
Gabim Titulli: Policia e Kosovės merr kontrollin nė pikat 1 e 31

Thaēi e piu kafen e mėngjesit nė Leposaviq

Mėngjesi i sė martės e ka zbardhur kryeministrin e Kosovės, Hashim Thaēi nė veri tė Kosovės, ku autoritetet e rendit kanė marrė nėn kontroll pikėn 31 dhe 1. Diku pak para orės 08:00 tė mėngjesit, kryeministri Thaēi ka pirė kafen e mėngjesit nė Leposaviq, njė qytezė e vogėl veriore e Kosovės qė ėshtė nėn administrimin e strukturave paralele serbe tė dirigjuara nga Serbia. Sė bashku me kryeministrin Thaēi ishte edhe ministri i Punėve tė Brendshme tė Kosovės, Bajram Rexhepi.

Mbrėmė vonė forca tė shumta tė Njėsisė Speciale tė Kosovės janė nisur me urgjencė pėr nė veri tė Kosovės, me urdhėr tė kryeministrit Thaēi. Aksioni i kryeministrit Thaēi ka pėr qėllim respektimin e reciprocitetit me Serbinė, vendim i marrė para pak ditėsh.


Pėrshėndetet vendimi i Qeverisė pėr veriun

Kryeparlamentari Jakup Krasniqi dhe shefat e grupeve parlamentare e kanė pėrshėndet vendimin e Qeverisė pėr marrjen nėn kontroll tė dy pikave kufitare tė Kosovės nė veri, duke thėnė se ky ka qenė njė obligim kushtetues dhe ligjorė i Qeverisė sė Kosovės, pėr shtrirjen e autoritete tė Qeverisė nė tėrė territorin e Kosovės.

Shefat e grupeve opozitare, kanė thėnė se nėse do tė merreshin vendime tė tilla mė herėt, pozicioni i Kosovės nė bisedime me Serbinė do tė ishte mė i fortė, mirėpo kjo nuk e zbeh vendimin e djeshėm pėr marrjen nėn kontroll tė dy pikave doganore.

Kryesia nė mbledhjes e sotme ka caktuar pėr rend tė ditės dy seanca, pėr tė enjten dhe tė premten, ndėrkaq ėshtė pajtuar qė ta fusė nė mėnyrė urgjente si ēėshtje Ligjin pėr vlerat e luftės sė UĒK-sė.


LDK mbėshtet aksionin nė veri


Lidhja Demokratike e Kosovės ka deklaruar se pėrkrah ēdo veprim tė institucioneve tė Republikės sė Kosovės, qė ka mbėshtetje nė Kushtetutėn e vendit dhe qė ėshtė nė funksion tė sundimit tė ligjit.

"Lidhja Demokratike e Kosovės shpreh mbėshtetjen e plotė pėr Policinė e Kosovės dhe bėn thirrje pėr asistencė edhe tė institucioneve gjegjėse ndėrkombėtare me qėllim tė kthimit tė rendit dhe tė ligjit nė Veri tė Kosovės", thuhet nė njė deklaratė tė partisė opozitare, LDK-sė.

"Lidhja Demokratike e Kosovės vlerėson se vetėm sundimi i rendit dhe i ligjit nė tėrė territorin e Republikės sė Kosovės krijon kushte pėr jetė tė qetė dhe prosperuese pėr tė gjithė qytetarėt, pa marrė parasysh pėrkatėsinė etnike tė tyre", thuhet ndėr tė tjera nė deklaratėn e LDK-sė.



AAK pėrkrah Qeverinė

Publikuar: 26.07.2011 - 11:35

Prishtinė, 26 korrik - Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės (AAK), pėrmes njė kumtese dėrguar medieve thekson se po pėrcjellė me kujdes zhvillimet e fundit nė veri tė Kosovės. Duke pasur parasysh nevojėn jetike pėr rivendosjen e kontrollit shtetėror legjitim nė atė pjesė tė Kosovės dhe posaēėrisht nė pikat kufitare-doganore 1 dhe 31, vlerėsojmė se operacioni i Policisė sė Kosovės duhet tė rezultojė me krijimin e mundėsisė pėr zbatimin e Kushtetutės dhe ligjeve nė veri tė vendit. AAK ėshtė e bindur se situata e krijuar pėr vite me radhė nė veri tė Kosovės ėshtė problem i mungesės sė sundimit tė ligjit dhe meriton trajtim tė tillė nga institucionet vendore dhe ndėrkombėtare.

AAK inkurajon Qeverinė e Kosovės qė me vendosmėri tė pėrfundojė operacionin policor nė veri tė Kosovės, nė mėnyrė qė atje tė vendoset siguria publike dhe qytetarėve tė asaj pjese t’u sigurohet tė drejtat e njeriut. Kujdesi i shtuar dhe profesionalizmi nė realizimin e operacionit ėshtė tejet i rėndėsishėm pėr ruajtjen e jetės sė qytetarėve tė Kosovės nė atė pjesė dhe oficerėve policorė. Ne ēmojmė vullnetin e oficerėve tė Njėsive Speciale tė Policisė pėr detyrėn ndaj vendit, duke qenė tė bindur nė pėrgatitjet e larta fizike dhe profesionale tė tyre.

Nė tė njėjtėn kohė, AAK fton Qeverinė e Kosovės qė tė koordinojė plotėsisht aktivitetet e veta me KFOR-in, si garantues i sigurisė sė pėrgjithshme tė vendit.


Veteranėt e UĒK-sė mbėshtesin aksionin

Publikuar: 26.07.2011 - 12:12

Prishtinė, 26 korrik - Organizata e Veteranėve tė Luftės sė UĒK-sė e pėrshėndet vendimin e qeverisė dhe aksionin e Ministrisė sė Punėve tė Brendshme, pėr vendosjen e rendit nė pikat doganore 1 dhe 31. Ėshtė obligim i institucioneve tė shtetit, ruajtja e rendit dhe sovranitetit nė tėrė territorin, dhe veprimin e fundit ne e konsiderojmė si veprim tė zakonshėm tė shtetit nė kryerjen e detyrave tė veta.Duke inkurajuar institucionet shtetėrore qė tė vazhdojnė me ruajtjen e sovranitetit, ne ju bėjmė thirrje qė tė mos bien nė presionet e EULEX-it, mision i cili me deklaratat e tij edhe njėherė u dėshmua i dėmshėm pėr Kosovėn dhe i paaftė nė realizimin e asaj pėr ēka ėshtė ftuar. Tendenca qė EULEX tė pengojė njė aksion legjitim pėr rendin dhe ligjin, ėshtė vetėm pėrpjekje pėr mbrojtje tė strukturave kriminale serbe, detyra e tė cilave ėshtė kontrabanda dhe krimi i organizuar. Siē shihet mosfunksionimi i shtetit ligjor nė terė territorin e Kosovės, i konvenon EULEX-it pėr tė zgjatur deri nė pafundėsi mandatin e tij nė Kosovė.

OVL tė UĒK-sė, , theksohet ne kumtesėn e kėsaj organizate, ėshtė duke pėrcjellė me kujdes zhvillimet e fundit, e bėn thirrje qė populli i Kosovės e nė veēanti veteranėt tė mos bien nė asnjė lloj provokimi, pasi qė janė institucionet e shtetit ato qė menaxhojnė situata tė tilla. Gjithsesi, nė rast tė nevojės pėr mobilizim tė veteranėve, veteranėt do tė jenė tė gatshėm tė pėrgjigjen nė ēfarėdo lloj sfide, nė mbrojtje tė interesave tė vendit.

  • Vendimi i fundit i Qeverisė ėshtė i kuptueshėm, i arsyeshėm dhe i drejtė”, thuhet nė reagimin e Vetėvendosjes.
Vendimi i Qeverisė pėr t’i dėrguar forcat speciale tė policisė, dhe pėr tė marr nėn kontroll pikat kufitare nė veri, ka marrė mbėshtetjen edhe tė Lėvizjes Vetėvendosje.
Nė njė njoftim tė kėsaj lėvizjeje thuhet se vendimi pėr moslejimin e mallrave prej Serbisė nė Kosovė, nė kuadėr tė reciprocitetit karshi Serbisė, ėshtė praktikisht i pamundur tė zbatohet pa i marrė nėn kontroll kėto dy pika doganore. “Prandaj, vendimi i fundit i Qeverisė ėshtė i kuptueshėm, i arsyeshėm dhe i drejtė”, thuhet nė reagimin e Vetėvendosjes. Vetėvendosje kėrkon qė qeveria dhe populli tė jenė bashkė nė kėto momente dhe kėrkon nga ekzekutivi qė kurrsesi nuk bėn tė zmbrapset nga vendimet e saja. “ Populli dhe institucionet e Kosovės tash duhet tė jenė vigjilentė dhe tė organizuar pėr ta mbrojtur Kosovėn, pėr ta mbėshtetur pa kursim policinė e Kosovės qė e mbron Kosovėn. Organizimi i pėrbashkėt i popullit, institucioneve dhe subjekteve politike e shoqėrore do ta pėrshpejtonte dhe lehtėsonte fitoren”, thotė Vetėvendosje.
Llapi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė