Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-12-08, 22:47   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Dukagjinasit nė ndihmė tė Shkodrės sė rrethuar (1478-1479)

Dukagjinasit nė ndihmė tė Shkodrės sė rrethuar (1478-1479)
(Shkodra nė dorė tė otomanėve)
Njė “sekuencė” nga skena tragjike e Rrethimit tė Shkodrės (1478-1479) mė ngacmoi pėr tė shkruar kėta rreshta, dhe ėshtė pikėrisht njė moment kritik kur pushtuesit e shumtė osmanė i ishin afruar portės kryesore dhe kishin ngritur mbi bedenin e parė flamurin turk. Sulltan Mehmeti II (Fatiu), mbas shumė fitimeve tė bėra nė Krujė e nė Lezhė (Llesh), u nis pėr Shkodėr, e mė 20 maj 1478 mbėrriti pėrreth qytetit dhe me atė shpejtėsi e shtini nė njė rrethim tė rrebtė. Nė Kėshtjellė nuk kishte brenda veēse 1600 luftėtarė e ndėr ta disa venedikas, tė gjithė tė lidhur nė besė me vdekė burrėrisht e mos me u dorėzue. Kryepari i tyre ishte Antoni i Lezzes, i cili me Nikollė Monetin, Flor Janinėn e Donatin ndėrtoi shtigjet e qėndresės. Frat Bartolomeu i Epirit, i Shoqėrisė sė Domenikanėve, me fjalė tė zjarrta u jepte kurajo tė ndrymėve pėr qėndresė tė fundit pėrballė njė armiku aq tė madh dhe aq mizor, qė kishte me vete afro 150.000 luftėtarė e 10.000 kamile (deve) tė ngarkuara me topa tė mėdhenj, me gjyle e mjete tė tjera luftarake. Lėmi ushtarak i otomanėve shtrihej nėpėr fusha rreth Shkodrės e nuk shihej tjetėr veēse shatorre e ushtarė tė paumėrt otomanė. Kėshtjella qe rrahur me topa pa pushim, me tė madhe rrebtėsi e toka dridhej nė ēdo anė nėn ushtimėn qė tmerronte botėn. Ky bombardim zgjati pėr disa ditė e nė shumė vende ledhet qenė dobėsuar e ēilur, por luftėtarėt e brendshėm, me njė shpejtėsi tė rrufeshme i mėkėmbnin (riparonin-M.B.) me gurė tė rinj, me trupa e me grremēa pėr tė mos i lėnė shteg armikut pėr tė hyrė gjatė sulmeve tė tij tė shpeshta dhe tė furishme. Mė 22 korrik qe ēarė me topa njė krah i ledhit te porta e madhe e Kėshtjellės, e ushtritė otomane, duke bėrė njė yrysh tė fortė, mundėn me u afrue e me ngulė nė beden tė parė flamurin e Sulltanit, por nuk mundėn tė qėndronin, se nė atė ēast ia mbėrritėn me shpejtėsi tė rrufeshme luftėtarėt e Dukagjinit, tė cilėt e ndaluan hovin e armikut dhe duke e larguar prej andej nė teposhtet e Rozafės, dhe me flamurin e Shėn Markut, i cili valėvitej rishtaz, aty ku pėrpara pak kohe valoi ai i turkoshakėve. Terri i natės e ndaloi furinė e luftėtarėve, por tė nesėrmen u pėrsėritėn sulmet dhe gjaku shkoi si rrėke, por tė ndrymit nė Kėshtjellė, me njė qėndresė kreshnike i zbrapsėn ushtritė otomane duke i vėnė nė ikje nė teposhten e Kėshtjellės. Ndėr kėto ndeshje tė rrebta mbetėn tė vdekur 400 luftėtarė tė brendshėm e 12.000 luftėtarė otomanė.
Mė 27 korrik u pėrsėritėn mėsymjet, por qėndresa e tė ndrymėve jo vetėm u rezistoi atyre ndeshjeve tė furishme tė armikut, por i zbrapsi duke i shkaktuar armikut dėme tė pallogaritshme. Ndėrsa bėhej luftė e pėrgjakshme pėrreth Shkodrės, njė pjesė e ushtrisė turke kishte mėsyrė Drishtin, i cili nuk mundi t’i qėndrojė furisė otomane e mė nė fund u dorėzua. Tė gjithė tė dorėzuarit qenė vėnė nėn shpatė e kokat e tyre u dėrguan para Sulltanit i cili dha urdhėr t’i vinin mbi hunj e t’i shfaqnin tė rreshtuar pėrballė Kėshtjellės, pėr t’u futur tmerrin tė rrethuarve, por Shkodra nuk u tremb, e qėndresa e tyre zgjati aq sa Sulltan Mehmeti i mėrzitur, mbasi la Evrenaz Pashėn me 40.000 luftėtarė, ai vetė, me pjesėn tjetėr tė ushtrisė u kthye nė drejtim tė Stambollės. Venediku, me sa mundi, kėrkoi tė mbledhė princat kristianė tė Europės, nė bashkim pėr tė ndaluar turrin e Sulltanit, por duke parė se nuk kishte mbetur mė asnjė shkėndijė shprese, as pėr bashkim e as pėr ndihmė, kėrkoi tė bjerė nė marrėveshje me tė dhe kjo marrėveshje u nėnshkrua mė 25 janar 1479.


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante