Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-12-08, 23:33   #5
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Dukagjinasit nė ndihmė tė Shkodrės sė rrethuar (1478-1479)

“...Komandantėt e sprovuar gatitėn armatimet dhe mjetet e tjera tė luftės. Topat tė cilėt djegin si vetėtima... u vendosėn nė disa vende pėrbri kėshtjellės dhe filluan ta godasin. Tė katėr anėt e murit tė qytetit, tė cilėt ishin tė fortė si muri i Aleksandrit, u shkatėrruan dhe me goditjen e njėpasnjėshme tė topave qė vjellin zjarr, gurėt e brezat prej dėrrase tė murit u shkėputėn nga njėri-tjetri. Gjatė kohės kur murin e rrihnin me topa dhe kur gurėt e dheu shėmbej e binte anash, kėshtjella bėhej mė e padepėrtuesbme... Gjithashtu tė pafetė (shqiptarėt) nga kėshtjella, spėrkatnin si shiu me anėn e pėrdredhoreve dhe lėshonin breshėr me anėn e dyfeqeve. Me anėn e bombardave dhe topave goditės hapnin dritare nė pjesėt e sipėrme tė shatorreve tė komandantėve dhe nė ēadrat e ushtarėve. Fushat jehonin nga gjėmimi i topave goditės, qielli ushtonte nga fishkėllima e bombardave, kupa e kaltėr e qiellit u mbush me tymin e zjarrit tė topave...

Kokat e njerėzve (turqve) qė prekeshin nga gurėt e hedhur me bombarda fluturonin nė qiell si topa. Gjatė luftimit, kur nga kėshtjella shtinin me gurė, shumė bele (tė luftėtarėve) pėrkuleshin dhe (trupat e tyre) merrnin formėn e njė ēengeli. Nė njė mėnyrė tė tillė u zhvillua lufta dhe gjakderdhja. Njė muaj tė tėrė vazhdoi pėrleshja. Ēdo ditė vdisnin qindra njerėz prej tė pafeve dhe myslimanėve dhe qindra tė tjerėve u mbetnin kokat me xhunga.



Ushtarėt, tė cilėt ndodheshin nė gatishmėri nė pusinė e ngrehur pranė llogoreve tė kėshtjellės, njė ditė prej ditėve sulmuan papritmas, duke thėnė se duhet bėrė njė punė. Mirėpo shumica e ushtrisė nuk kishte dijeni pėr kėtė. U ngrit pazari i luftės (filloi lufta), u ranė burive dhe daulleve. Ata qė dėgjuan shkuan. Por tė pafetė qė ishin brenda nė kėshtjellė, qenė tė shumtė. Ata i kishin tė gatitura mjetet e luftės, prandaj kundėrshtuan menjėherė. U bė njė gjakderdhje e madhe. Ata nuk i pėrkėdhelėn njerėzit qė kėrkuan tė pushtonin atė virgjėreshė tė shkėlqyer (kupto: kėshtjellė tė papushtuar ndonjėherė), por i pritėn ashpėr, duke u copėtuar si pambuku ēallmat qė ata mbanin nė kokė. Ata rrukullisnin nga lart gurė tė mėdhenj si shkėmbinj dhe atė turmė ushtarėsh pjesė-pjesė e dėrguan nė botėn tjetėr. Ata keqdashėsa shpėrngulėn nga majat e maleve tė kėsaj bote pėr nė fundin e detit tė botės tjetėr, shumė nga komandantėt, tė cilėt kishin ēuar atje nga njė repart. U bė njė luftė e tillė sa qė e gjithė ajo kėshtjellė e madhe u fsheh brenda nė njė re tė zezė tymi. Repartet e panumėrta si yjet tė ushtrisė e panė atė luftė dhe morėn mėsim prej saj...

Shumė fytyra (tė turqve) qė u prekėn nga goditjet e gurėve u bėnė gropa-gropa dhe xhunga-xhunga, ashtu siē duket sipėrfaqja e hėnės... Gjaku i njerėzve tė vrarė nė luftė nga shigjetat qė binin si breshėr nga qielli, rridhte si rrėkeja qė zbret prej atyre kodrave poshtė nė lumenj. Luftėtarėt (e furishėm) si lumi, tė veshur me parzmore dhe trimat e zjarrtė i kapėrcyen si era llogoret dhe luftuan shpat mė shpat me tė pafetė e mallkuar, por nuk hynė dot nė kėshtjellė. Sado qė u pėrpoqėn nuk i shkulėn dot nga vendi ata (njerėz) me kthetra tė mprehta e me trup prej bronxi qė rrinin nė kullat e muret e kėshtjellės. Ata ishin tigra tė luftės nė majat e maleve. Aty u zhvillua lufta deri sa perėndoi dielli. Ata zgjatėn dorėn nė jakėn e pushtimit dhe panė se nusja e re e fitores nuk u buzėqeshi... S'kishin ē'tė bėnin dhe u kthyen prapa.

Madhėria e tij (sulltani) urdhėroi dhe kėshtjella u rrah pėr njė farė kohe me topa; pjesa e drunjtė e mureve u bė shkrumb e hi kurse gurėt e tyre u bėnė copa-copa si bėhen kokrrat e hashashit...
__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Psikologu : 25-12-08 nė 23:34
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė