Tema: Kriza Greke
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-11-11, 18:35   #20
Izraeliti
surf maniac
 
Avatari i Izraeliti
 
Anėtarėsuar: 09-08-09
Vendndodhja: Proxy Server
Postime: 215
Izraeliti e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: Kriza Greke

Disa sqarime dhe fakte nё lidhje me Krizen Greke.

Kriza Greke ёshtё e njohur si krizё e borxheve shtetёrore, dhe si e tillё nuk ka lidhje me krizat tjera qё ndodhёn dy vite mё parё nё USA qё njifeshin me termin kriza financiare hypotekare e sektorit privat qё siq e dijm shpёtimin e gjeti nga qeveria e USA e cila e ndohmoi sektorin privat me para tё gatshme.

Shteti Grek pёrkundёr marrveshjes sё Mastritit qё kufizon borxhin publik dhe deficitin buxhetor, gjatё gjithё dekadёs sё fundit u zhyt nё borxhe qoftё pёrmes emitimit tё bonove shtetёrore qoftё pёrmes marrjes sё kredive afariste nga bankat gjermane dhe franqeze pёr t‘financuar shpenzimet ushtarake. Nё prill tё vitit 2010 Greqia u gjend nё njё situatё ku nuk mundi ta paguaj shumёn prej 8.5 miliard euro poseduesve tё Bonove Shtetёrore dhe i’u drejtua pёr ndihmё Unionit Evropian dhe Fondit Monetar Ndёrkombёtar tё cilёt nё fillim e ndihmuan me 45 miliard euro nё formё kredie, ndёrsa njё muaj mё vonё Unioni Evropian vendosi ti jep Greqisё njё kredi shtesё prej 110 miliard eurosh pёr njё periudhё 3 vjeqare me njё normё interesi vjetore prej 5%, ku pjesёn mё tё madhe tё kёsaj shume e dha qeveria Gjermane e cila nё tregun e kapitalit bleu edhe njё numёr tё madhё bonash greke.

Borxhii i vlerёsuar grek pёr vitin 2011 ёshtё 356.5 miliard euro ose 162.8% e bruto prodhimit tё brendshёm (GDP), −8.9 ёshtё deficit shtetёror, ndёrsa rritja ekonomike (GDP) −5.5. Prognozat ekonomike pёr tё ardhmen e Greqisё janё tepёr zhgёnjyese pёr Greqinё, dhe rrugdalja e vetme mbetet ndihma nga jashtё, ose nё tё kundёrten Gjermania gati se mund tё konsiderohet si pronari i ri i Shtetit Grek.

Pregaditi, Izraeliti
Burimet Statestikore: Eurostat, Elstat
__________________
m'sohen senet
Izraeliti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė