Shiko Postimin Tek
Vjetėr 24-07-14, 17:41   #9
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Post Titulli: Shotė Dhe Azem Galica!

Kush ishte Kosta Millovanoviq “Peqanci”:


Kosta Millovanoviq- Peqanci
1879-1944


Sipas shėnimeve biografike, nė disa webseite-interneti,thuhet se ai nė vitin 1879, ishte lindur nė Deēan dhe rritur nė Gurakoc tė Burimit(Istogut) i cili nga viti 1892,do tė shkonte nė Serbi, ku nė moshėn 21 vjeēare do tė ftohej pėr kryerjen e shėrbimit ushtarak atje.
Kurse,nė fund tė shekullit 19 dhe fillim tė shekullit 20,ai do tė aktivizohej nė tė ashtuquajturat grupe tė komitėve ēetnike-serbe, tė cilat bėnin luftė diversante dhe kishin pėr detyrė vrasjen e figurave tė njohura shqiptare nė Rrethinat e Kumanovės, Shkupit dhe trojeve tjera shqiptare tė ish Dardanisė.

Nė kėtė mėnyrė,pėrmes dėrgimit tė grupeve ēetnike tė ashtuquajtura “komitė” Serbia synonte rritjen e ndikimit tė saj nė terren,pasi qė perandoria turke kishte filluar tėrheqjet e pjesshme nga territore tė ndryshme nė Ballkan, dhe ajo pretendonte pushtimin me forcė tė trojeve shqiptare edhe nė kėto anė.

Ndaj,pėr shėrbime tė tilla, nė vitin 1904, atij do ti epej titulli “Vojvodė”i ēetnikėve.

Kjo kishte shtyrė komandėn e tyre qė nė vitin 1910, kur luftėrat tona kombėtare do tė merrnin hov, dhe trojet e Dardanisė kishin nisur kryengritjet e tyre tė fuqishme pėr ēlirim, Kosta Millovanoviq tė dėrgohej edhe njėherė nė territoret e banuara me shqiptar nė rrethinat e Shkupit dhe tė Kumanovės, pėr krijimin e bazave serbe, nė territoret qė do tė ēliroheshin nga shqiptarėt, nė mėnyrė qė atje tė pėrgatiste grupe luftėtarėsh dhe logjistikėn e nevojshme pėr invadimet e ardhshme tė Serbisė tė cilat do tė pasonin gjatė vitit 1912.

Kurse, me fillimin e luftės sė parė ballkanike,ai do tė mobilizohej nė armatėn e tretė serbe pėr tė luftuar kundėr shqiptarėve nė Merdare dhe Betejėn e Kumanovės, si dhe do tė merrte pjesė nė okupimin e Rrafshit tė Dukagjinit,mė tepėr me premtime pėr tė drejta tė barabarta tė shqiptarėve dhe lirin e tyre se sa me ndonjė luftė tė fortė, tė cilit do ti dilnin nė ndihmė edhe banorėt e pakėt serbo-malazezė ku pėr fat tė keq nuk i mungonin as tė njohurit dhe kumbarėt shqipfolės, sidomos nė rrethinat prej nga ai vinte.
Ndėrsa pas shpėrthimit tė luftės sė parė botėrore,Kosta Millovanoviq do tė shkonte nė frontin e Selanikut si ushtar i Serbisė, pėr tu ngritur nė gradėn e togerit atje,ku udhėhiqte njė divizion.

Ndėrsa, pas humbjes sė luftės nga ana e Serbisė,tė cilės nė ikje nga forcat Austro-Hungareze dhe ato bullgare, nuk mundi ti shpėtonte as ndihma, ruse,franceze dhe angleze,ushtria serbe me tė gjithė 125 mijė pjesėtarėt e saj nė ikje e sipėr nga kėto forca nė vitin 1915,do tė tėrhiqej pėrmes Shqipėrisė dhe Malit tė Zi drejt bregdetit.


ushtria serbe gjatė tėrheqjes nėpėr Shqipėri
nė drejtim tė bregdetit shqiptar


Ndaj nga komanda e ushtrisė serbe, Kosta Millovanoviq do tė zgjidhej si udhėheqės pėr tėrheqjen e njė Divizioni tė ushtarėve serb,pėrmes Shqipėrisė nė drejtim tė detit Adriatik, prej nga do tė barteshin me anijet ruse dhe franceze sė pari nė ishullin Korfuz pėr tu vendosur mė vonė nė frontin e Selanikut( Wikipedia-Kosta Millovanoviq -peqanac)

Tėrheqja e ushtrisė serbe bėhej nė marrėveshje me Esat Toptanin dhe ndihmėn e pėrkrahėsve tė tij, pasi qė Kosta Millovanoviq (Peqanci)jo vetėm se e njihte mentalitetin e shqiptarėve, por ai e fliste edhe gjuhėn shqipe mirė.
Tėrheqja pėrmes Shqipėrisė dhe Malit tė Zi do tė zgjaste nga nėntori i vitit 1915 deri nė Janar tė vitit 1916(Wikipedia- “Milan Nediq”)

Nė verėn e vitit 1916,sipas porosisė sė komandės ēetnike, ai do tė shkonte nė rajonin e Toplicės,gjoja pėr tė ndihmuar nė organizimin e kryengritjes guerile dhe luftuar kundėr ushtrisė bullgare e cila atė kohė kishte pushtuar disa pjesė tė banuara me serbė pranė kufirit me Bullgarinė.

Nė Toplicė dhe rrethinė, ai do tė qėndronte deri nga fundi i vitit 1917,kur do ta tradhtonte edhe bashkė-organizatorin e atjeshėm tė luftimeve,Kosta Vojinoviqin i cili i kishte filluar qė mė parė luftimet me bullgarėt nė ato anė.

Por, me gjithė pritjet e mėdha, pėrveē ndonjė aksioni tė pa qėndrueshėm dhe disa djegieve e shkatėrrimeve, pas tė cilave tėrhiqej shpejt me pėrkrahėsit e tij,Kosta Millovanoviqi, jo vetėm se nuk do tė ndihmonte, por ai edhe do ta sabotonte keq luftėn e udhėheqėsit vendor Kosta Vojinoviq si dhe do tė humbiste shumicėn e betejave dhe gati tė gjithė ushtarėt e tij nė luftime me bullgarėt nė rrethinat e Toplicės.

Madje, pas zgjerimit tė ofensivės bullgare nga Nishi nė drejtim tė Leskovcit dhe gjithė hapėsirat e Toplicės,atij nuk do ti mbetej mė vend askund, pėrveē se me rreth 100 pasuesit e mbijetuar tė tij, nė pranverėn e vitit 1917, me arsyetimin se dėshironte t`a pushtonte Sanxhakun, Rrafshin e Dukagjinit dhe Pejėn,tė largohej pėrfundimisht nga luftimet nė ato anė, duke lėnė tė vetmuar ish bashkėluftėtarin dhe bashkė-organizatorin e kryengritjes guerile, Kosta Vojinoviq nė gjysmėn e aksionit tė nisur bashkė kundėr bullgarėve, mu nė momentin kur udhėheqėsi vendor Kosta Vojinoviq, do tė binte nėn rrethim, i cili edhe do tė vritej nga bullgarėt.(bėnte vetėvrasje-sipas serbėve). (Wikipedia-”Kosta Millovanoviq-Peqanac” )

Pas formimit tė mbretėrisė serbo-kroato-sllovene mė 1 Dhjetor tė vitit 1918, ai do ti shėrbente njė kohė kėsaj qeverie nė shuarjen e kryengritjeve shqiptare nė Kosovė deri nga viti 1923?..

Tradhti tė njėjta dhe tė ngjashme ai do tė bėnte gjatė gjithė jetės sė tij, tė cilat nuk do tė pushonin as gjatė luftės sė dytė botėrore,pasi qė sa herė dėshtonte nė aksionet e nisura, ai kėrkonte ndonjė palė mė tė fuqishme pėr tė hyrė nė shėrbim tė saj.

Ai nė kėtė kohė sė pari ishte afruar me tė ashtuquajturėn “qeveri e shpėtimit kombėtar” tė kryeministrit serb Millan Nediq, 29 gusht tė vitit 1941- 4 tetor tė vitit 1944,nėn pushtimin gjerman,por para se ti afrohej atij ai , do tu ofrohej edhe gjermanėve pėr luftimin e partizanėve,por qė pas njė kohe tė shkurtėr edhe gjermanėt do ta pėrzinin nga radhėt e tyre.

Pas kėtyre aventurave ai do ta provonte njė aventurė tjetėr edhe mė tė rrezikshme, duke u pėrpjekur qė pėrmes shėrbimeve qė u ofronte gjermanėve ta vriste edhe Drazha Mihajloviqin,pėr tė zėnė vendin e tij dhe bėrė udhėheqėsi i vetėm i tė gjithė ēetnikėve tė Serbisė.

Por pas dėshtimit tė kėsaj tentative i pėrbuzur nga gjermanėt dhe qeveria e Milan Nediqit e cila pas rreth 5 muaj edhe ajo do tė binte,Kosta Millovanoviq do tė mblidhte rreth 100 pasuesit e mbetur tė tij,tė cilėt tė shumtėn e rasteve, nuk e kaluan kėtė numėr asnjėherė, dhe njė shumė tė madhe parash prej 700.000 marka gjermane nė ari, qė ai atėkohė posedonte,tani pėr t`iu bashkuar forcave tė Drazha Mihajloviqit.


Drazha Mihailoviq

Mirėpo pėr shkak tė pėrpjekjeve qė Kosta Millovanoviq kishte bėrė pėr vrasjen e Drazha Mihajlit, ky i fundit do ti dėrgonte tre oficer tė tij, kinse pėr ta pranuar Kosta Millovanoviqin,me urdhėr pėr marrjen e parave dhe vrasjen e tij, i cili edhe do tė pushkatohej me urdhrin e Drazha Mihajloviqit, nga tė dėrguarit e Drazhės nė fund – Maj, tė vitit 1944, afėr vendit tė quajtur Soko-banje, nė Serbi.




Por ti qasemi edhe njė herė, kthimit tė tij nė Kosovė;

Pasi qė Kosta Millovanoviq,i cili veten do ta quante(Peqanci) sipas qytetit tė Pejės me arsyetimin se gjoja vinte nga andej,e qė pėr fat tė keq edhe disa shqipfolės me dėshirė e quajnė edhe sot (peqanac) megjithėse mbiemri i tij, ishte Millovanoviq, njė kohė kishte qėndruar nė Serbi dhe duke mos pasur sukses nė luftime,tani ishte ofruar nė anėn e Austro-Hungarezėve, pėr tė luftuar kundėr forcave bullgare,i cili sipas shėnimeve tė biografisė sė tij nė wikipedia, kishte arritur qė nė tetor tė vitit 1917, disa nga trupat e tij ēetnike ti infiltronte nė forcat Austro-Hungareze, infiltrim ky, tė cilin ai si ēetnik i rryer qė ishte, duhet ta ketė pėrdorur edhe pėr kthimin nė Kosovė, nė pranverėn e vitit 1918, qė tė pėrgatiste terrenin, pėr riokupimin e saj nga Serbia.

Kurse pas okupimit, pėr njė kohė bukur tė gjatė, ai do tė pėrpiqej qė ti shuante kryengritjet shqiptare nė Kosovė,tė cilave deri nė vitin 1924 do tu printe Azem Galica.

Ishte koha kur Austro-Hungaria gjendej para tėrheqjes kurse forcat franceze sapo kishin mbėrri nė kufijtė e Kosovės,marshimin e tė cilave pėrpiqej me shumė mjeshtri ta shfrytėzonte Serbia, pėr depėrtimin e saj nė Vendin tonė. Ndaj, kryengritėsit shqiptar,me gjithė premtimet serbe e franceze,qė me kohė kishin dėshmuar vendosmėrinė e tyre pėr luftė kundėr ripushtimit serb tė Kosovės, qė nga fillimi i tentimeve tė para pėr pushtimin e saj.

Ndaj oficerėt serb duke njohur trimėritė e Azem Galicės,ishin munduar qė prezencėn e forcave franceze t`a pėrdornin edhe si garantues pėr premtimet e tyre, kinse Azem Bejtėn ata do ta bėnin “Vojvodė” (udhėheqės) tė Kosovės,nėse ai do tė pranonte pushtimin e saj nga Serbia.

Por,Azem Bejta i dėshpėruar nga tradhtia e francezėve dhe pabesit sllave tė cilat nuk njihnin fund as kufij,do tu pėrgjigjej prerė dhe i vendosur tė dy palėve se hyrja e ushtrisė serbe nė Kosovė,nė ēfarėdo mėnyre qoftė,nėnkuptonte luftė pėr shqiptarėt,dhe ata ishin tė vendosur qė sundimin e askujt, kurrė mė tė mos e njihnin as pranonin mbi atdheun e tyre tė shtrenjtė.

Madje pėr tu par edhe mė qartė qėllimet e okupatorėve sllav,me tė arritur tė ushtrisė serbe pas asaj franceze nė Mitrovicė, do tė urdhėrohej shkarkimi i kryetarit tė saj shqiptar,Ibrahim Deva,dhe vendosja e njė sllavi me emrin Jovan Kotorr nė vend tė tij.
Mirėpo,Azem Bejta, do tu pėrcillte njė ultimatum qeveritarėve serb, qė brenda 24 orėsh tė rikthehej ish kryetari i saj shqiptar nė Mitrovicė,ose ai do ta niste luftėn me ta.
Mjerisht,ky ishte vetėm fillimi i keēė i njė periudhe tė errėt qė atėbotė i pėrgatitej Kosovės dhe trojeve tjera nėn pushtim,kur me tė marrė lajmin se forcat serbe pas atyre franceze, kishin arrit deri nė Mitrovicė,i trimėruar nga kjo informatė, udhėheqėsi kriminel i ēetnikėve serb, Kosta Millovanoviq (Peqanci) jo vetėm se do ta mohonte lirin e Kosovės, por ai do ta urdhėronte edhe ndihmėsin e tij,pėr heqjen me forcė tė Flamurit Shqiptar nga Ndėrtesa e bashkisė sė Pejės, tė cilin e kishte vėnė Azem Galica, me ē`rast do tė vinte deri tek gjakderdhja nė mes tė luftėtarėve shqiptarė dhe ēetnikėve serb, ku do tė vritej ndihmėsi i Kosta “Peqancit” por edhe vėllai i Shote Galicės, Rexhepi, nė mbrojtje tė Flamurit Kombėtar.

Kthimi i Kosta Millovanoviqit- Peqancit nė Kosovė dhe rrafsh tė Dukagjinit, pėr tė cilin siē u cek mė lartė, thuhet se ishte i lindur nė Deēan dhe rritur nė Gurakoc tė Burimit (Istogut) me pretendime pėr ripushtimin e Kosovės dhe hakmarrjen ndaj shqiptarėve, pėr gjoja se, ata dikur ia paskan vrarė tė atin, i kishte shqetėsuar pa masė tė gjithė shqiptarėt e kėtyre trojeve.
Ndaj,duke parė se tokat tona po ripushtoheshin pėrsėri nga sllavėt, populli shqiptar nė masė tė madhe do ti bashkohej luftės sė Azem Bejtės, kėshtu qė nė fillim tė vitit 1919, ai udhėhiqte disa mijėra luftėtar, i cili nė bashkėpunim me Sadik Ramėn, falė edhe ndihmės sė Komitetit pėr Mbrojtjen e Kosovės me seli nė Shkodėr, qė furnizonte kryengritėsit me armatim e municion, do tė organizonin njė kryengritje tė fuqishme, duke ēliruar pjesėn mė tė madhe tė Rrafshit tė Dukagjinit.
Ndaj, nė shenjė hakmarrje ndaj tij, nė vitin 1920, xhandarmėria serbe, e nxitur edhe nga naēellniku i Mitrovicės, (Jovan Kotorri),do ti pushkatonte nėnėn dhe motrėn e Azem Galicės,me tė cilin Jovan Kotorri, kishte hesape tė vjetra qė kur Azem Bejta e kishte pėrzėnė nga zyra dhe urdhėruar shkarkimin e tij brenda 24 orėsh pėr rivendosjen e kryetarit shqiptar nė Mitrovicė.




Ndaj pėr shpagimin e vrasjes sė Nėnės dhe Motrės sė Azem Galicės,pa kaluar shumė kohė, Shota me tė vėllain do ta nxirrnin Jovan Kotorrin nga shtėpia, midis qytetit tė Mitrovicės para hundėve tė rojeve serbe qė kujdeseshin pėr tė, dhe vrisnin kriminelin serb, gruan dhe asistenten e tij tė cilat jo vetėm se ndihmonin dhe merrnin pjesė nė organizimin e vrasjeve por edhe bėnin propagandė ēetnike, pėr shfarosjen nė masė tė shqiptarėve nga Kosova dhe viset tjera nėn pushtim.

Ndaj, rezistenca pėr ēlirimin kombėtar tė Kosovės dhe kryengritjet e armatosura tė shqiptarėve,nuk do tė pushonin asnjėherė dhe pėr asnjė ēast,derisa do tė zgjasnin pushtimet. Kryengritjes sė Azem Bejtės iu pėrgjigjėn shumė luftėtarė jo vetėm nga Drenica por edhe nga tė gjitha trojet tjera tė cilėt pėrveē luftimit tė pushtuesit,kishin pėr detyrė t`u kundėrviheshin edhe shpėrnguljeve me dhunė tė shqiptarėve pėr nė Turqi,ta luftonin kolonizimin e Kosovės me sllav tė ardhur nga Serbia e Mali i Zi dhe pengonin asimilimin e pjesėtarėve tė kombit tonė nėn pushtimin e serb.

Serbia,nė mėnyrė qė ti kontrollonte mė lehtė shqiptarėt, do tė provonte qė ti merrte me dhunė djemtė e tyre nė ushtri, por Azem Bejta me bashkėluftėtarėt e tij i kishte ftuar me kohė tė rinjtė shqiptar qė tu bashkoheshin ēetave ēlirimtare, dhe tė mos u pėrgjigjeshin ftesave pėr shėrbim nė ushtrinė pushtuese sllave.

Ndaj ai dhe bashkėluftėtarėt e tij do tė pėrcilleshin kėmba kėmbės nga forcat e okupatorit, kėshtu qė nė muajin shkurt tė vitit 1920,ēeta e Azem Bejtės do tė rrethohej nga rreth 500-600,forca tė ushtrisė dhe xhandarmėrisė serbe nė fshatin Gradicė tė Drenicės me ē`rast do tė zhvilloheshin luftime tė ashpra, qė nga mėngjesi deri nė mbrėmje, ku luftėtarėt shqiptar,pėrveē se do tė arrinin tė vrisnin rreth 30 ushtar dhe xhandar tė pushtuesit,ata do ta qanin edhe rrethimin serb, duke tėrhequr njė pjesėtar tė vrarė tė ēetės dhe disa bashkėluftėtar tė plagosur nė luftimet e zhvilluara.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė