Shiko Postimin Tek
Vjetėr 28-04-10, 17:06   #3
GjIlAnAsI_cSi
Gėzuar PRESIDENT
 
Avatari i GjIlAnAsI_cSi
 
Anėtarėsuar: 04-01-04
Postime: 1,201
GjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėmGjIlAnAsI_cSi i pazėvėndėsueshėm
Gabim Bastiset Ministria e Transportit dhe pronat e familjes sė Fatmir Limajt


Prishtinė, 28 prill (E plotėsuar) - Policia e EULEX-it bastis Ministrinė e Transportit dhe prona tė familjes sė kreut tė kėsaj ministrie, Fatmir Limajt. Burime tė portalit, Koha Net kanė bėrė tė ditur se Policia e EULEX-it ka bastisur sot nė qendėr tė Prishtinės banesėn nė tė cilėn jeton vėllai i ministrit tė Transportit, Fatmir Limaj, Florim Limaj. Forca tė shumta tė njėsive speciale tė Policisė sė EULEX-it pėr rreth njė orė kanė bllokuar kompleksin e banesave tek kinemaja ABC, ku jeton familja Limaj. Sipas kėtyre burimeve, pretekst i bastisjes ėshtė dyshimi se ministri Limaj ėshtė i pėrfshirė nė afera korruptive me rastin e disa aktiviteteve tė prokurimit.
Po pėr kėtė shkak, burimet theksojnė se janė bastisur edhe tri kompani pėrfituese tė tenderėve tė kėsaj Ministrie.
Pa pėrmendur rastin konkret, Policia e EULEX-it ka njoftuar se ka bastisur sot disa lokacione, nė kuadėr tė hetimeve qė udhėhiqen nga Zyra e Prokurorit Special nė Kosovė.
“Sot nė orėn 15:55, Departamenti Ekzekutiv i Policisė sė EULEX-it ka bastisur disa lokacione nė rrethinė dhe brenda Prishtinės. Kjo ėshtė pjesė e vazhdės sė hetimeve qė udhėhiqen nga Zyra e Prokurorit Special nė Kosovė (PSRK)”, thuhet nė komunikatėn e shkurtėr tė shtypit tė lėshuar, disa minuta pas aksionit, nga Zyra e Informacionit e EULEX-it.
Njė ditė mė parė pėr arrestime tė niveleve tė larta dhe pėr shkarkime tė reja nga institucionet e Kosovės ka paralajmėruar shefi i ICO-sė, Pieter Feith, gjatė njė ligjėrate nė Universitetin Amerikan. Edhe mė herėt gazeta Koha Ditore pati paralajmėruar se Feith i kishte kėrkuar kryeministrit Hashim Thaēi largimin e njė ministri, tė njė dikasteri tė rėndėsishėm nė Qeverinė e Kosovės.
Nė lidhje me kėtė bastisje para pak momentesh ka reaguar ministri i Brendshėm i Kosovės, Bajram Rexhepi, ka njoftuar KTV. Ai ka thėnė se nuk ka informacione se pėr kė ėshtė duke hetuar Policia e EULEX-it, porse ai mbėshtet fuqishėm luftėn kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit, nga kushdo qoftė qė bėhet.
__________________
24 MARS 1999 ; T'Faleminderit President RUGOVA..
GjIlAnAsI_cSi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė