Tema: Genta
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-11-05, 07:29   #15
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Genta Ismajli, "uragani" qe triumfon ne "Kenga Magjike"

Dhe pse Bleona i fali dy here publikut kenaqesine ta shihte teksa lagej ne skene, Genta Ismajli e "sfidoi" duke i rrembyer trofeun e me te mires. Ne skene u ngjiten edhe deputetet Majlinda Bregu dhe Monika Kryemadhi, per te mbyllur te 7-in edicion te festivalit te pare alternaiv ne Shqiperi

Anisa YMERI


Nata finale e Festivalit "Kenga Mgjike 2005" erdhi me "zjarrin" e Sonit apo "perkundjet" e Orinda Hutes. Dhe pse mendonim se nuk do te kishim serish kenaqesine te shihnim performanca dushesh ne skene, dukej se ishte gabim te mendoje keshtu.

Bleona serish e fali kete kenaqesi. Ishte nate cmimesh, dhe te gjithe prisnin me "ankth" qe te degjonin emrin e tyre. Performanca ishte ajo qe me se shumti kishte rendesi ne kete festivali, dhe krejt pa dashur te gjithe kengetaret u shderruan ne balerine. Por pse jo edhe ne "gjuetare" stilistesh, per denjesi dhe sa me shume sharm ne veshjet e tyre.

Dhe me e vecanta e te 3 neteve te festivalit ishte Bleona Qereti, qe perpos te tjerash, provoi se si ishte nje dush ne skene. Ndaj edhe cmimi televiziv i cili u dha nga TV Klan, s'kish se si te mos i shkonte hireve e saj. Provokese si gjithnje ne skene, ndoshta te gjithe prisnin qe ajo serish te shkonte "ne dush" dhe kjo skene nuk mungoi.

Bleona per se dyti here doli e lagur nga skena e Kongreseve, dhe transparenca e veshjes se ssaj serish zbuloi si mos me mire hiret, qe nuk i mungojne aspak. Dhe pse shume cmime, nuk ishte juria ajo qe vendosi se cili do te jete fituesi i cmimit te madh.

Ate e vendosen vete kengetaret dhe here pas here renditjet provizore, cilesonin te denjen e cmimit te madh Tunen, por ishte ende heret per te thene emrin e nje fituesi, pasi Genta ishte nje uragan i pa rezistueshem. Juria vleresoi me se miri cmimet e tjera dhe duke testuar edhe shijet e publikut, i cili jo pak duartrokiti ne salle.

Ai qe fali nje emocion shume te vecante, i cili i riktheu te gjithe teksa ishin imcake, ishte Robert Radoja. Ne nje fron, ne mes te skenes, i peruli te gjithe, por edhe u emocionua nga zerat e nxnesve te tij qe degjoheshin ne sfond. Si festival i te papriturave, ne salle mberriti nje makine e kuqe, prej se ciles zbriti nje ish-pioner. Nje perqafim dhe nje shurate per profesorin, pra makina ishte per te. Per mitin e te gjitha koherave, pa te cilin shume kengetare tashme nuk do te ishin ne skene. Ndersa asnje kenge nuk mundi te qendroje larg dashurise, asaj ndjenje qe i ben dy njerez rob te njeri-tjetrt.

Ritmike apo jo te gjitha ishin per te, edhe kenget e vocerrakeve. Me nje perforamnce te vecante erdhi ne skene edhe Albi Nako Dance, robotet e te cilit, plotesuan ate qe "njerezit" e skenes nuk e paten.

S'kishin se si te mungonin edhe lidhjet e drejtperdrejta me Kosoven dhe me energjine qe falin e Radio dhe TV NRG. Prej te cileve ka "huazuar" energjine edhe prezantuesja Denada Dajlani.

Ndersa Genta Ismajli, te cilen 35 mije votat e fansave te saj e shnderruan ne fituese te cmimit te internetit. U cilesua edhe si "uragan", prej te ciles edhe skena nuk ishte me e njejte, salla po ashtu u lekund prej ritmit qe solli kenga e saj.

Cmimet e medha te "Kenga Magjike 2005"

Cmimi "Kenga Magjike"- Genta Ismajli me 292 pike

Cmimi i Dyte - Grupi "Aurora" me 269

Cmimi i Trete - Flori me 221 pike
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė