Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-04-13, 15:10   #17
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Mitologjia shqiptare

Pirro i Epirit





Pirro i veshur si pėrendia Mars






(318-272 p.e.s.) ishte ndoshta sundimtari mė i shquar i Epirit. Ishte biri i Akidit dhe kushėriri i Aleksandrit tė Molosisė, qė sundoi Molosėt e Janinės. Fatkeqėsisht Akidi u ngatėrrua nė grindje politike familjare e krahinore dhe, si rrjedhojė, nė fillim humbi mbretėrinė e pastaj edhe jetėn nė vitin 313 para Kr. I biri tij, Pirroja nė atė kohė vetėm 6 vjeē, u shpėtua nga Glauku, Princi i fisit Ilir tė Taulantėve. Nė moshė tė re ai hipi nė fron pėr njė kohė tė shkurtėr, por u rrėzua prej tij dhe filloi karrierėn ushtarake me Antigonin e Maqedonisė, komandantin veteran qė kishte shėrbyer me Aleksandrin e Madh. Nė njėrėn nga betejat ai u kap rob dhe u dėrgua si peng nė Aleksandri. Aty fitoi admirimin e Ptolemeut, i cili i dha pėr grua tė bijėn dhe nė vitin 296 para Kr. e vuri pėrsėri nė fronin e mbretėrisė sė tij. Pirro gėzonte nam pėr fisnikėrinė dhe trimėrinė e tij nė beteja. Epirotėt e quanin "Shqiponjė". Sipas njė tradite shqiptare pretendohet se emri "Shqiptar" (Bij tė Shqipes) e ka origjinėn nga njė thėnie e Pirros. Kur dikush lėvdonte zhdėrvjelltėsinė e lėvizjes sė trupave tė tij, ai i pėrgjigjej me krenari se njė gjė e tillė ishte normale, pasi ushtarėt e tij ishin "Bijtė e Shqipes", kėshtu qė lėvizjet e tyre, natyrisht u shėmbėllenin fluturimeve tė madhėrishme tė mbretit tė shpendėve. Sipas njė versioni tjetėr, disi tė ndryshėm, kur trupat e tij i thurnin lėvdata sulmeve tė tij tė guxishme e tė shpejta dhe e quanin "Shqiponjė" ai iu pėrgjigjej se ata ishin flatrat e tij, qė bėnin tė mundur fluturimin e shpejtė tė shqiponjės. Thuhet se kjo ēoi nė adoptimin e kėtij emri, tė cilin populli shqiptar e pėrdor edhe sot e kėsaj dite. Pra jo "Albanė" por "Shqiptarė" ose "Bij tė Shqipes". Pikėrisht nė kėtė kohė kolonitė e Korfuzit e tė ishujve tė tjere nė Detin Jon nisėn ta thėrrisnin fqinjin e tyre nė kontinent "Epir" (Tokė nė kontinent),pėr ta dalluar atė nga vendbanimi i tyre ishullor.

Gradualisht historianėt greke e nxorrėn jashtė pėrdorimit termin "Molosia" dhe zunė tė pėrdornin emėrtime tė tilla si "Mbretėria e Epirit" ose "Pirro i Epirit". Sidoqoftė, ky ndryshim emri nuk ndikoi nė karakterin pellazg apo shqiptar tė asaj krahine. Epiri u shtri nė jug deri nė gjirin e Ambrakisė (Artės). Nė fakt, gjeografi grek Straboni, shkruante se "pėr arkananiasit se janė grekė, kurse nė tė majtėn ndodhen Nikopoja dhe Kasopia, qė janė epirote". Pra, Straboni bėnte dallimin midis epirotėve dhe grekėve. Ambrakia dikur kishte qenė njė qytet i lulėzuar, mirėpo tani ishte rrėnuar. Pirroja "e zbukuroi atė mė shumė se ēdo njeri tjetėr dhe e bėri rezidencėn e tij mbretėrore. Pirroja njihej nga tė gjithė si njė princ i madh dhe i drejtė. Ai zgjeroi territorin e vet duke pėrfshirė nė tė edhe ishullin e Korfuzit dhe krahina e Maqedonisė. Nė atė atmosferė ku mbizotėronte lufta e vazhdueshme pėr pushtet midis princave krahinorė dhe atyre me kufinj shumė tė luhatshėm, qė pėrcaktonin juridiksionin e tyre, konflikti ishte i pashmangshėm dhe i pėrjetshėm, thuhet se gjatė njė beteje me farefisin e vet maqedon, ushtarėve maqedonas u bėri aq shumė pėrshtypje shembėllimi i Pirros me Aleksandrin e Madh, saqė braktisėn mbretin e tyre dhe u bashkuan me tė. Dhe vėrtetė, kur maqedonėt e rrėzuan nga froni mbretin e tyre tė pazot, Demetrin, ata e ftuan Pirron qė tė sundonte edhe mbi Maqedoninė. Mirėpo, brenda shtatė muajve ai e kuptoi se maqedonėt krenarė do tė preferonin mė mirė qė sundimtar i Maqedonisė tė bėhej mė i keqi prej maqedonasve, sesa njė nga mė tė mirėt jomaqedonas. Prandaj hoqi dorė vullnetarisht nga froni nė vitin 287 para Kr. Pirroja ėndėrronte tė ngrinte njė perandori nė perėndim, tė ngjashme me atė tė propozuar 40 vjet mė parė nga kushėriri i atit tė tij, Aleksandėr Molosi.

Roma, qė tradicionalisht konsiderohet e themeluar nė vitin 753p.e.s, ishte ngritur gradualisht si qytet-shteti mė i fuqishėm nė gadishullin italik dhe, mė pas, kishte bashkuar grupet e ndryshme nė njė konfederatė nėn udhėheqjen romake. Si rrjedhojė, ajo ishte bėrė gati njė republikė e bashkuar, mjaft e fuqishme. Pushtimi i galėve apo i keltėve vėrshoi nga Veriu rreth vitit 400 para Kr., duke e shkatėrruar Romėn pjesėrisht me anė tė njė zjarri nė vitin 390 para Kr. dhe duke dominuar njė pjesė tė madhe tė Italisė pėr njėfarė kohe. Luftrat samnite tė viteve 326-312 para Kr. dhe 299-291 para Kr. sapo kishin pėrfunduar kur Pirroja nisi tė hidhte njė sy nga Perėndimi, i frymėzuar ndoshta nga ura portative qė kishte ngritur mbi Hellespont persiani Kserksi 200 vjet mė parė.

Pirroja, sipas Plinit, ishte i pari qė konceptoi njė urė tė ngjashme pėrmes Adriatikut nė pikėn e tij mė tė ngushtė, nė ngushticėn e Otrantos. Rasti i volitshėm erdhi nė vitin 282 para Kr. Qyteti i pasur tregtar i Tarentit(Taranto) nė jug tė Italisė, njė koloni spartane, e kishte halė nė sy flotėn romake nė portin e vet (gjė qė binte nė kundėrshtim me marrėveshjen) dhe i kėrkoi ndihmė Pirros. Pa pritur qė tė zgjidhte problemet inxhinjerike tė urės, ai shfrytėzoi medotėn konvencionale, duke kaluar me anije pėrmes Adriatikut 25.000 trupa. Pėrveē 3000 kalorėsve, ai mori dhe 19 elefantė lufte, kafshė gjigande tė cilat italianėt i shihnin pėr herė tė parė nė atė kohė. Kur panė ushtrinė romake qė i afrohej Tarentit, banorėt e tij, pra tė kolonisė spartane, ia dhanė Pirros komandėn supreme tė forcave antiromake, duke preferuar qė mė mirė t"i nėnshtroheshin Pirros pellazg, sesa romakeve barbarė. Nė fillim, Pirro i shkroi konsullit romak, Valer Levinit, duke i kėrkuar qė tė vepronte si arbitėr midis Romės dhe Tarentit. Mirėpo konsulli ia preu shkurt, duke i thėnė tė shihte punėt e veta e tė kthehej nė Epir. Kur prapavija romake kapi njė spiun epirot, Levini i tregoi atij legjionet gjatė njė loje stėrvitore dhe pastaj e lėshoi qė ti thoshte Pirros se, nėse e brente kureshtja pėr ushtarėt dhe taktikat romake, duhej tė shkonte e t’i shihte me sytė e vet. Nė betejėn qė u zhvillua mė pas nė Heraklea, afėr Tarentit (280 para Kr.) Pirroja u ndesh me njė ushtri romake dy herė mė tė madhe se ushtria e tij dhe doli fitimtar.

Mirėpo, ai humbi aq shumė oficerė dhe ushtarė, saqė thirri: "Edhe njė betejė tjetėr si kjo dhe mė duhet tė kthehem vetėm nė Epir". Prej kėtej lindi edhe shprehja "Fitore si e Pirros”. Ky ishte kontakti i parė ushtarak i Romės me botėn helenike nė lindje. Por jo i fundit. Duke shpresuar pėr paqen dhe lirinė e bashkėsive greke nė Itali, Pirro dėrgoi nė Romė ministrin e tij mė tė zotin nė artin e oratorisė, Linean, kujtesa fenomenale e kėtij tė dėrguari e habiti Plinin, pasi ai "kishte fiksuar emrat e senatorėve dhe tė kalorėsve romakė vetėm me njė ditė qėndrimi nė Romė. Por Roma nuk pranoi tė hynte nė bisedime, prandaj Pirro marshoi drejt kryeqytetit, i cili mbrohej nga ushtria. Nė pamundėsi qė ta pushtonte qytetin, ai u kthye mbrasht qė tė kalonte dimrin nė Jug. Gjatė rrugės, lėshoi robėrit romakė tė veshur e tė mbathur para, duke u thėne qė tė ndėrmjetėsonin pėr paqen nė emėr tė tij. Ndėrkohė, Kartagjena pranoi ti vinte nė ndihme Romės me njė aleancė ushtarake, duke shpresuar qė tė zgjeronte zotėrimet e saj nė Siēili. Kjo e alarmoi shumė koloninė greke tė Sirakuzės, e cila iu lut Pirros pėr ndihme ushtarake kundėr Kartagjenės. Pirroja nuk priti qė ti thonin dy herė. Ai u hodh nė Siēili ne vitin 278 para Kr.. dhe me strategjinė e tij tė shkėlqyer arriti t"ua rimerrte kartagjenasve pjesėn mė tė madhe tė ishullit. Fatkeqėsisht ai u pėrpoq tė sundonte mbi kėta grekė liridashės po aq arbitrarisht sa edhe Ptolemi mbi Egjiptin, prandaj grekėt nuk mund ta duronin dot. Ata e hodhėn poshtė ofertėn e tij qė tė bėhej mbreti i tyre: disa prej tyre preferonin mė mirė Kartagjenėn sesa regjimin ushtarak.

Dionisi i Halikarnasit, qė duhet tė jetė ndikuar si historian nga origjina e tij greke dhe nga ambienti romak ku jetonte, ia hodhi fajin Pirros. Ai shkruante se Pirroja u soll nė mėnyrė arrogante e tiranike, ashtu si shtypesit e tyre italiane, duke konfiskuar pasuritė dhe duke shpėrndarė ofiqe tė larta pėr miqtė e kapitenėt e tij. Ai internoi, e madje ekzekutoi njerėz tė shquar me akuza tė sajuara, fyu ndjenjat e popullatės duke plaēkitur thesaret e paruajtura nė tempujt e tyre. Kur u tėrhoq nė drejtim tė Tarentit, erėrat e tėrbuara shkatėrruan disa nga anijet e tij, midis tė cilave edhe ato qė mbartnin thesarin e popullit. Megjithatė avantazhet e shumta qė kishte, Pirroja e humbi betejėn tjetėr "pėr shkak tė zemėrimit tė perėndeshės". Kjo ishte beteja jopėrfundimtare e Bevenetos. Pas kėsaj, nė vitin 275 para Kr..ai u kthye nė atdhe, duke lėnė pas njė garnizon nė Tarent, por duke e lėnė nė Itali nė duart e romakėve. Jo vetėm Epiri, por edhe Greqia dhe gjithė Lindja po bėheshin tashmė tė vetėdijshėm pėr fuqinė e re qė po ngirhej nė Perėndim. Edhe Ptolemi i Egjiptit po pėrpiqej tė zgjeronte kufijtė e tij. I pakėnaqur me kontrollin e rrugėve detare nė Egje, ai nxiti kryengritje nė Greqi e Maqedoni. Nė fakt, Pirros iu mbush mendja fare lehtė pėr tė pushtuar Maqedoninė nga perėndimi, por kjo nuk dha ndonjė rezultat tė madh. Ndėrkohe, Ilirinė nuk mund ta sulmonte, pasi mbreti i saj Glauku, e kishte strehuar qė tė vogėl dhe e kishte ndimuar tė hipte nė fronin e Molosisė qė nė moshėn 12 vjeēare. Kėshtu, ai i drejtoi armėt kundėr Greqisė. Depėrtoi nė lindje deri nė Argosinė e Pelopenezit dhe u step nga frika kur pa argivet qė nuk donin ta pranonin brenda mureve tė qytetit. Pikėrisht aty, nė Argosin pellazg, nė vitin 272 Para Kr..karriera e tij do merrte fund.

Ashtu si heroi i tij, Aleksandri i Madh, qė e kishte mbyllur karrierėn e tij tė shkėlqyer nė mėnyrė aq tė dhimbshme, lavdishme edhe Pirroja e mbylli po ashtu nė mėnyrė shumė tragjike e disi tė ēuditshme pėr njė hero aq tė madh, nė muret e Argosit, kur njė grua e zemėruar do t’i hidhte njė tjegull nga ēatia e do ta linte tė vdekur nė vend! Nė vepren e tij “Historia Natyrore”, Plini shkroi pėr njė dukuri shumė tė pazakontė qė ndodhi nė Romė. "Ditėn qė vdiq Pirroja, kokat e prera tė kafshėve tė flijuara rrokulliseshin nė tokė, duke lėpirė gjakun e tyre, shenjė kjo jashtėzakonisht e mbarė". Njė bust, tė cilin studiuesit e identifikojnė si me atė tė Pirros, u gjet nė Herkulan, nė rrėzė tė malit tė Vezuvit, dhe ruhet nė Muzeun Arkeologjik Kombėtar tė Napolit. Vendin e Pirros e zuri i biri, Aleksandri, i cili pati grindje tė vazhdueshme me Maqedoninė. Sidoqoftė, ėshtė domethėnės fakti qė asnjėra nga kėto mbretėri tė hershme jogreke (shqiptare) nuk kėrkoi aleance me Greqinė pėr tė luftuar kundėr njėra - tjetrės.

Pas Aleksandrit, Epiri u nda midis njė numri principatash fisnore, tė cilat qeveriseshin nga krerėt e tyre nė krahinat pėrkatėse si mbretėri tė vogla. Shumė prej tyre morėn anėn e Perseut tė Maqedonisė nė luftėn e tij kundra Romės. Rrjedhimisht, senati i zemėruar romak e urdhėroi gjeneralin e sapoemėruar, Emil Paulin, tė autorizonte ushtarėt e tij qė, si ndėshkim, tė plaēkisnin qytetet e Epirit. Pas betejės sė Pidnės trupat romake shkatėrruan 70 qytete Epirote, pjesa mė e madhe e tė cilave i pėrkiste fisit tė molosėve, dhe kishin si skllevėr 150.000 banorė. Shumica e tyre u transportuan nė Itali. Njė shekull mė vonė Straboni shkruante se, ndonėse zonat fshatare ishin tė ashpra e plot me male, "i gjithė Epiri dhe Iliria dikur ishin terėsisht tė populluara. Tani pjesa mė e madhe ka mbetur e shkretė, kurse zonat e banuara janė katandisur nė fshatra ose nė rrenoja. Madje edhe “Orakulli i Dodonės” ka mbetur pothuajse i braktisur fare. "Dėshmi tė heshtura tė hakmarrjes se egėr tė Romės mbi Epirin u gjetėn 2000 vjet mė vonė, kur gėrmimet nė Antigonea tė Gjirokastrės nxorrėn nė dritė njė shtresė goxha tė trashė prej hiri, tė mbetur nga zjarri qė rrėnoi plotėsisht kėtė qytet dhe 69 tė tjere si ai.


Pamje nga Dodona



__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė