05-09-11, 11:43
|
#13
|
Administratorėt
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
|
Titulli: Lobimet pėr njohjen e Kosovės
Pacolli premton tri njohje gjatė javės
Zėvendėskryeministri i vendit, Behgjet Pacolli ka premtuar se kėtė javė Kosovėn do ta njohin edhe tri shtete afrikane.
Nė njė prononcim pėr RTK, ai ka paralajmėruar se gjatė kėsaj jave do tė kthehet nė Afrikė dhe atje do tė sigurojė tri njohje. Ai u shpreh i pakėnaqur qė me presidentin e Hondurasit nuk janė takuar zyrtarė tė lartė tė Qeverisė sė Kosovės.
Nė javėn e ardhshme do tė udhėtojė nė Afrikė, ku do tė pėrfundojė punėn e nisur nė tri shtete dhe jam i bindur se javėn e ardhshme do ta njohin Kosovės, ka thėnė Pacolli.
Ndryshe, tė dielėn, ai ka qėndruar nė Tiranė, nė pėrcjellje tė vizitės sė Presidentit tė Hondurasit nė Shqipėri.
Presidenti i Hondurasit premton dhe ėshtė shumė i sigurt se ne shumė shpejt do tė kemi njohje edhe nga shtete tė Amerikės Qendrore.
Ai e ka falėnderuar autoritetet shqiptare pėr pritjen qė i kanė bėrė Presidentit tė Hondurasit, derisa ka shprehur pakėnaqėsi qė nė Prishtinė disa zyrtarė tė lartė nuk janė takuar me Presidentin Lobo Sosa.
Vizita e Presidentit tė Hondurasit nė Kosovė ishte edhe njė mėsim. Ata qė e pritėn i falėnderojė shumė, ata qė munguan nė disa momente do tė jetė njė mėsim pėr herėn tjetėr, citohet tė ketė thėnė Pacolli.
|
|
|