Shiko Postimin Tek
Vjetėr 22-01-08, 20:31   #11
Guri i madh
Kafir Arrnaut
 
Avatari i Guri i madh
 
Anėtarėsuar: 28-08-05
Vendndodhja: nė klysyr
Postime: 14,638
Guri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėmGuri i madh i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Guri i madh
Gabim Titulli: Akademi Perkujtimore edhe ne DARDANI!!

Dr. Ibrahim RUGOVA
Ekzistojnė procedura, si nė ēdo shtet, se si aprovohen kėto. Unė si kryetar i Kosovės kam marrė kėtė iniciativė, pėr flamurin pėr himnin. Himni, siē e dini, ka qenė njė kėngė e 1912, qė e kanė kėnduar luftėtarėt e atėhershėm, populli, tė gjithė. Mė duket edhe nė Shqipėri dhe nė vise tė tjera shqiptare ėshtė kėnduar, prandaj do tė regullohet nė pikėpamje profesionale, artistike dhe me standarde shtetėrore. Po ashtu, edhe flamuri i ruan elementet themelore tė pėrgjithshme kombėtare dhe specifikat e Kosovės, pra tė Dardanisė antike dhe tė Dardanisė sė mėvonshme. Kjo do tė bėhet nė konsultim me tė gjitha institucionet e Kosovės, me parlamentin, me qeverinė,me presidentin dhe tė ketė edhe diskutim publik, pse jo, dhe tė bėhet me votim, me miratim tė pėrgjithshėm. Besoj se janė tė mirėpritura pėr tė gjitha palėt dhe ne duhet t’i kemi simbolet tona shtetėrore, nuk ka gjė tė keqe. Shqipėria aktualisht i pėrdor simbolet qė kanė qenė gjithėkombėtare, si shtet aktual - ne do t’i kemi simbolet tona, qė tė jemi anėtar i OKB-sė.

RFE/RL: Nė anėn tjetėr zoti president, njė prej prioriteteve qė komuniteti ndėrkombėtar ka pėrcaktuar pėr vitin e ardhshėm ėshtė kthimi i serbėve tė zhvendosur. Sa nė fakt ka ndikim Prishtina dhe sa Beogradi, jo vetėm rreth kėtij procesi, por edhe nė zhvillimet e tjera lidhur me Kosovėn?

Dr. Ibrahim RUGOVA
Shikoni, sa i pėrket ēėshtjes sė grupeve etnike, minoriteteve, ne kemi pasur njė progres, edhe sa u pėrket serbėve. Pra, serbėt qė janė nė Kosovė, janė tė integruar nė institucione, nė parlament, nė qeveri, pastaj nė ministritė e ndryshme, ku minoritetet i kanė dy ministri, gjuhėt e tyre janė edhe gjuhė zyrtare. Pra kemi avancuar shumė mė shumė edhe se vendet fqinje, edhe pse nuk dua tė bėj kritika apo konkurrencė ndėrmjet vendeve fqinje dhe Kosovės. Ndėrsa, siē e dini, ne parimisht jemi pėr kthime individuale tė tė gjithėve. Ėshtė kthyer njė numėr i madh, rreth tetė mijė vetėm gjatė dy vjetėsh, qė do tė thotė se ka njė kthim pozitiv, por nuk jemi pėr atė dhe ėshtė e pamundur tė bėhet siē propagandon Beogradi kthime masive etj., sepse do tė krijonim ērregullime dhe besoj edhe vetė qytetarėt serbė tė Kosovės nuk dėshirojnė tė ketė gjėra tė tillė. Nė plan tė parė ne jemi tė ineteresuar pėr serbėt qė janė tash nė Kosovė, qė t’u krijojmė mė shumė kushte, pra njė liri mė tė madhe tė qarkullimit qė tashmė ka filluar, pastaj integrimi i qytetit tė Mitrovicės, qė ka filluar zoti Steiner me njė program tė tij. Pra, kėshtu ėshtė kjo pikėpamje. Ne si Prishtinė kemi ndikim nė Kosovė. Ndikimi i Beogradit, ndėrkaq, mund tė jetė pozitiv - ata kanė tė drejtė tė interesohen pėr serbėt, por jo tė pėrzihen nė punėt e Kosovės, ashtu siē kemi ne tė drejtė tė interesohemi pėr shqiptarėt nė Maqedoni, nė Luginė tė Preshevės apo nė Mal tė Zi, por kurrsesi tė mos krijojmė ērregullime brenda shteteve tė caktuara. Prandaj, mund tė ndihmojnė nė kėtė plan, por edhe tė jenė nė rol negativ, nėse i pėrkrahin ekstremistėt e ndryshėm brenda Kosovės. Pra, politika dhe objektivi ynė ėshtė pėr serbėt qė tash janė nė Kosovė tė krijojmė sa mė shumė kushte dhe integrim ekonomik e social dhe ata qė dėshirojnė tė vijnė, tė kthehen nėse dėshirojnė.
RFE/RL: Nė ftesėn qė i keni drejtuar Papės Gjon Pali II pėr tė vizituar Kosovėn, si shkas pėr kėtė keni pėrmendur ndėrtimin e njė katedraleje nė qendėr tė Prishtinės. A mund tė flisni mė gjerėsisht rreth kėtij projekti?

Dr. Ibrahim RUGOVA
Shikoni, kjo ėshtė kėrkesė dhe projekt i Ipeshkvisė sė Kosovės. Natyrisht se e kemi pėrkrahur, tė gjitha institucionet e Kosovės dhe unė si president qė mė shumė hyn nė resorin tim. Pra, do tė ishte njė ngjarje me rėndėsi tė kemi njė katedrale tė mirė nė Prishtinė, dhe, natyrisht, nė urimin pėr Kėrshėndella e kam njoftuar Atin e Shenjtė. Tash ėshtė procedura qė tė gjendet lokacioni dhe tė bėhen projekte. Ju e dini, nė qendėr tė Prishtinės ka qenė njė Kishė e vjetėr Katolike, ku ėshtė “Gėrmia e vjetėr”, siē i themi, mes “Grand”-it dhe sheshit qė ėshtė aty. Nė vitet ’60 ėshtė larguar prej aty. Aty ka qenė fushė atėherė. Pra,duhet tė kemi edhe njė katedrale dhe monumente tė tjera fetare, qė janė legale, por duhet tė kemi njė katedrale dhe ajo do tė jetė me objekte pėrcjellėse – qendra kulturore, amfiteatro etj, pra njė qendėr kulturore dhe universitare afėr Universitetit tė Prishtinės. Dhe, nga ana jonė do tė kenė pėrkrahjen.

RFE/RL: Gjithnjė e mė shpesh jeni duke pėrmendur integrimin e Kosovės nė strukturat veriatlantike, ndėrsa autoritetet ndėrkombėtare kanė thėnė se ky integrim ėshtė i pashmangshėm, por aktualisht ėshtė herėt tė flitet pėr kėtė. Cilat janė rrugėt qė Kosova do tė ndjekė pėr t’u pranuar nė kėto struktura?

Dr. Ibrahim RUGOVA
Po, rrugėt do tė ishin po tė njihej sa mė shpejt pavarėsia. Do tė kishim legjitimitetin e drejtpėrdrejtė qė tė komunikojmė dhe tė ecim. Natyrisht, edhe atje janė disa standarde qė duhen pėrmbushur, pra jo vetėm kėto standarde tė brendshme, pra standardet pėr tė hyrė nė NATO dhe nė Bashkimin Evropian. Ndėrsa tash, edhe UNMIK-u, edhe ne, po mendojmė nė kėtė ndėrkohė tė gjejmė disa rrugė dhe lidhje qė tė fillojnė bisedimet pėr atė statusin e anėtarit shok tė lidhjes dhe stabilizimit, dhe do tė shikojmė t’i gjejmė disa lidhje, disa penj, qė tė kemi njė lidhje me Bashkimin Evropian dhe me NATO-n, por pėrsėri po e them: rruga mė e mirė dhe mė e shkurtėr do tė ishte ajo qė pėrmes njohjes sė Kosovės do tė kishim ecur nė kėtė plan.

RFE/RL: Dhe Zoti president, meqė jemi nė fund tė vitit dhe fillojmė njė vit tjetėr, cilat janė prioritetet tuaja, tė presidentit tė Kosovės pėr vitin 2003?

Dr. Ibrahim RUGOVA
Prioritet kryesor ėshtė se do tė punoj pėr njohjen sa mė tė shpejtė tė pavarėsisė sė Kosovės. E dyta - prioritet imi ėshtė si i tė gjitha institucioneve, zhvillimi ekonomik, privatizimi qė do tė fillojė, pastaj krijimi i vendeve tė reja tė punės pėr tė rinjtė e Kosovės, natyrisht duhet ta fillojmė dhe e kemi filluar kėtė proces. Dhe, e treta tė shikojmė mundėsinė e hapjes sė zyrave tė pėrfaqėsimit nė botėn e jashtme, sidomos nė vendet e mėdha evropiane, pasi nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės tash kemi senatorin Dol ambasador nderi dhe forma tė tjera, pasi ėshtė shumė shumė e domosdoshme qė tė kemi zyra tė pėrfaqėsimit pėr tė paraqitur realitetin nė Kosovvė, progresin nė Kosovė, nė mėnyrė qė qeveritė e ndryshme evropiane dhe amerikane tė kenė informata zyrtare nga Kosova. Ne kemi kėtu UNMIK-un dhe mjaft asociacione ndėrkombėtare si OSBE-ja, por ata shpesh edhe nuk kanė kohė tė raportojnė, pasi merren me ekzekutivin e pėrditshėm nė Kosovė. Pra, duhet tė kemi informata zyrtare, nė mnėyrė qė Kosova tė mos mbetet nė mėshirėn e thashethemeve dhe tė fjalėve qė shkojnė e vijnė. Kjo ėshtė e domosdoshme. Njė objektiv tjetėr ėshtė qė tė punojmė pėr ngritjen dhe integrimin e shoqėrisė kosovare, njė proces tė pajtimit dhe parandalimit tė ngatėrresave tė ndryshme, sepse po e vėreni se kemi disa akte tė ngatėrresave qė mund tė parandalohen, qoftė me shoqėrinė civile, qoftė mė institucionet tona, me partitė politike dhe gjykatat. Gjithsesi, do tė punoj edhe pėr njė harmoni tė shoqėrisė sė Kosovės qė ėshtė edhe kusht i domosdoshėm pėr investime nė Kosovė, njė stabilitet politik qė ėshtė i domosdoshėm pėr njė perspektivė ekonomike.

Intervistoi: Rrahman Paēarizi
__________________
Kosoven nuk e pret rreziku nga Serrbija po te mos e kishte PDKen e SHIKun e pikrishit Hashim thaqin
Guri i madh Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė