Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-12-07, 08:37   #3
luan_i
 
Anėtarėsuar: 08-12-05
Postime: 1,846
luan_i e ka pezulluar reputacionin
Post Titulli: E quditshme, por e mundur.

Edhe prejardhja e nocionit Ilir, Katapano e konsideron se buron nga shqipja: "me qenė i lirė", sikurse edhe emri shqiptar, burimin e sheh nga termi shqip: SHQIPONJA, e cila e simbolizon dritėn, Thotoin, Zotin.
Vepra e Katapanos, nuk mbetet me kaq, por ajo shkon me dėshmime edhe mė larg. Nė tė, mė tej ai konstaton dhe argumentohet gjerėsisht, se i tėrė alfabeti i egjiptasve tė vjetėr (hieroglifėt)j si alfabet i parė i pėrpiluar pėr shkrim dhe lexim, e ka bazėn dhe domethėnien e shqipes, nga e cila u formuan edhe bazat e alfabeteve qė dihen sot si shkronja latine, shkronja hebraishte, samaritano-palestineze, sirianishtes, arabishtes dhe greqishtes. Tė gjitha tė theksuarat, Katapano, nė studimin e vetė, dėshmon gjerėsisht dhe tė argumentuar me fakte bindėse, prezantimi i tė cilėve, nė kėtė shkrim revyal, do tė ishte tejet i gjatė.
Sė fundi, edhe disa fakte historiografike qė dėshmojnė lashtėsinė e madhe tė popullit tonė?
Tė gjithėve na ėshtė e njohur vepra e Homerit "ILIADA", ku pėrshkruhet lufta 10-vjeēare e ahejėve kundėr trojanėve, udhėhequr nga komandanti legjendar i fiseve tė bashkuara tė POLISAVE (shteteve ) tė Greqisė Antike-Agamemnoni. Kjo vepėr epike, e shtjelluar shumė mirė dhe me mjaft elemente mitologjike, shkaktoi bujė tė madhe jo vetėm nė qarqet e historisė letrare botėrore si njė krijimtari e vlefshme artistike qė dėshmonte shkallėn e lartė tė kulturės antike, por nisur nga pėrshkrimi tejet i qartė i hapėsirės gjeografike tė vendndodhjes, ngacmoi historianėt dhe arkeologėt qė tė mbėshteten nė njė hipotezė tejet tė guximshme se Lufta e Trojės vėrtetė ka ndodhur nė njė kohė dhe hapėsirė tė caktuar.
Mė i zėshmi dhe mė kėmbėngulėsi nė kėtė hipotezė ishte arkeologu dhe helenisti i madh gjerman Hajnri Shliman (1822-1890), i cili, pas gjurmimeve tė bėra arkeologjike arriti tė dėshmoj shumė fakte se Troja ekzistonte dhe se e tėrė ngjarja nga Epi i Homerit "ILIADA" ka ndodhur me tė vėrtetė nė histori. Duke i bėrė gjurmimet arkeologjike, tė udhėhequra drejtpėrdrejt nga vetė ai, nė pjesėn perėndimore tė Azisė sė sotme, ku tani shtrihet shteti i Turqisė, konkretisht, nė rrafshnaltėn e vendit HISARLIK, arriti tė zbuloj gėrmadhat e kėtij qyteti, dhe kėshtu, njė herė e pėrgjithmonė e largoi dyshimin se Lufta e Trojės ka ndodhur vėrtetė dhe se Epi i famshėm i Homerit "Iliada" e pėrshkruante pikėrisht kėtė ngjarje historike.
Pas kėtij zbulimi arkeologjik sensacional, me gjurmime tė mėvonshme ėshtė vėrtetuar se Lufta e Trojės ėshtė zhvilluar ndėrmjet viteve 1194-1184 p.e.s
E tėrė ngjarja rreth Luftės sė Trojės pėr ne fare nuk do tė ishte e rėndėsishme sikur nė vitet e 70-ta, nga ana e studiuesit dhe arkeologut brazilian S. PRAJS, nuk u paraqit vepra e tij e famshme "PUBLIKU I VERBĖR I HOMERIT". Nė kėtė vepėr, Prajsi kundėrshtonte si me fakte logjike ashtu edhe materiale-shkencore teorinė e gjertanishme dhe zbulimin arkeologjik tė pranuar tė Shlimanit se, Troja e vėrtetė gjendet nė rrafshnaltėn e sotme tė Turqisė Perėndimore HISALIK, por ajo shtrihet 180 shkallė nė anėn e kundėrt tė rruzullit, saktėsisht nė gjirin e Bokės sė Kotorit, vendosur nė mes tė trekėndėshit tė megjeve tė kufirit, Mali i Zi, Kroaci e Bosnje e Hercegovinė. Pra, Troja e vjetėr shtrihej nė territorin e ish Jugosllavisė. Kjo hipotezė nė qarqet e atėhershme shkencore dhe publicistike tė Jugosllavisė, bėri njė bujė tė madhe dhe arriti popullaritet fantastik nė opinionin e atėhershėm, pėr tu zbehur dhe heshtur mė vonė nė tėrėsi.
Ēka mendoni pse?
Ndėrkohė, dikujt tė menēur nga shkenca sllave iu kujtua se vėrtetimi i kėsaj hipoteze, se Troja e Homerit, mund tė jetė nė regjionin e Gabellės, do tė pėrfundonte me realitetin e papranueshėm pėr ta, se shqiptarėt e sotėm janė popull qė do tė konsiderohen si trashėgimtar tė trojanėve tė lashtė, sepse vendi ku shtrihej Gabella ishte historikisht vend i banuar nga ilirėt?!Pas dėshmive tė prezantuara mbi lashtėsinė e madhe tė popullit shqiptarė nė kėto troje, pėr ta bėrė mė tė besueshme hipotezėn mbi mundėsinė e prejardhjes tonė nga civilizimi i lashtė i Atlantidės legjendare, fillimisht duhet dėshmuar se sa mund tė merret si e vėrtetė vet hipoteza mbi ekzistimin e ndonjė civilizimi shumė tė pėrparuar tė quajtur ATLANTIDA, me popullin e saj tejet inteligjent atlantidas.
Pėrshkrimi i parė i kėtij civilizimi tė lashtė, qė nga Platoni dhe papirusi i zbuluar i faraonit SENTA, nė muzeun e Petrogradit ku dėshmohet besimi se egjiptasit e vjetėr e kanė prejardhjen nga civilizimi i Atlantidės, mund tė jenė si gjurma tė para paralajmėruese, por jo edhe fakte materiale, qė do ta pėrmbushin vėrtetėsinė edhe mė tė madhe vetėm me zbulimin e elementeve nė formė gėrmadhash ose sendesh nga ndonjė gėrmim arkeologjik nėnoqeanik. Nė kėto tė fundit, duhet pritur edhe ca, por, me sa duket, jo edhe aq gjatė!
Deri mė tani mė sė afėrmi tė kėtij lloji tė dėshmimit material tė ekzistimit tė pracivlizimit tė lashtė tė Atlantidės, nuk ka qenė askush tjetėr, veēse arkeologu i famshėm gjerman HENRIH SHLIMAN, zbuluesi i Trojės mitologjike tė Homerit nga vepra "ILIADA DHE ODISEA"
Ēka ka ditur ai nė tė vėrtetė pėr Atlantidėn?
Mė 20 tetor 1912, nė revistėn shkencore "NJU YORK AMERIKEN" u botua artikulli sensacional me titull: " SI E KAM ZBULUAR ATLANTIDĖN-PRACIVILIZIMIN E TĖ GJITHA CIVILIZIMEVE?". Autori i kėtij dorėshkrimi ishte PAUL SHLIMAN. Dr. Paul Shliman ėshtė nipi i Henri Shlimanit tė famshėm.
Teksti i artikullit nė fjalė ishte: "Disa ditė para vdekjes, nė Napoli, mė 1890, gjyshi im, Henri Shliman, i ka dorėzuar njė mikut tė tij tė ngushtė zarfin e mbudhur, ku me dorėshkrimin e vet personal ka shkruar : - Le ta hapi kėtė letėr vetėm ai anėtar i familjes sime i cili do tė betohet se tėrė jetėn e vet do t'ia kushtojė hulumtimeve qė janė tė pėrcaktuara nė tė.
Njė orė para vdekjes gjyshi im kishte kėrkuar lapsin dhe letėr, dhe nė tė, me njė dorėshkrim tė lodhur, kishte shtuar edhe njė porosi: - Shtesa e fshehtė asaj qė gjendet nė zarfin e mbudhur: Thyeje vazon me kokėn e sorrės dhe hulumtoje pėrmbajtjen e saj. Ka tė bėj me Atlantidėn. Varri, nė lindje tė gėrmadhave tė tempullit nė Saisu dhe nė varrin qė gjendet nė rrafshnaltėn ĒAKUNA. Me rrėndėsi! Do tė gjesh dėshmitė mbi vėrtetėsinė e hipotezės sime. Nata vjen. Lamtumirė!...
Kėtė porosi nė besim, gjyshi im ia jep njė mikut tė besueshėm tė cilės ia bashkėngjit edhe zarfin e mbudhur, dhe ky tė gjitha kėto i deponon nė njė bankė franceze .
Kur i mbarova studimet nė Rusi, Gjermani dhe nė Lindje, kisha vendosur qė t'i vazhdoj gjurmėt e gjyshit tim tė lavdishėm. Nė vitin 1906 veprova ashtu sikurse kishte kėrkuar gjyshi, dhe e hapa zarfin. Nė te kam hasur nė dokumente tė ndryshme dhe fotografi, por edhe porosinė:- Ai i cili do ta hap kėtė zarf, sė pari duhej zotohet se do ta vazhdoj rrugėn e veprės sime tė pakryer... kam ardhur nė pėrfundim se Atlantida e hershme nuk ka qenė vetėm njė gėrmadhė e qytetit tė vjetėr qė shtrihej ndėrmjet kontinentit tė Amerikės sė sotme dhe brigjeve perėndimore tė Evropės de Afrikės, por ajo ishte njė pracivilizim mbi tė gjitha civilizimet ekzistuese qė dihen gjer mė tani. Nė materialet qė kam grumbulluar, do tė gjenden skica, shėnime dhe dėshmi tjera qė shpijnė nė zbulimin definitiv tė Atlantidės.
Ai qė do ta vazhdon veprėn time tė pakryer, sė pari duhet t'i shfrytėzoj tė gjitha aftėsitė e veta qė disponon dhe, sė dyti, do ta ketė si obligim qė ta publikoj tė vėrtetėn se unė kam qenė iniciator i vėrtetė i kėtij aksioni.
Banka franceze disponon nė trezorin e vet mjete tė konsiderueshme financiare qė do t'i vihen nė dispozicion atij qė vendos ta pėrfundoj kėtė iniciativė, e ato mjete simbas mendimit tim duhet tė jenė tė mjaftueshme pėr mbulimin e tė gjitha shpenzimeve tė kėtij aksioni.
Zoti i madh dhe i gjithėfuqishėm le ta bekoj kėtė mision tė lavdishėm!...
Henri Shliman,d.v.
Po ashtu njė dorėshkrim tjetėr iu gjyshit tim ka qenė i formuluar kėshtu: - Nė vitin 1873, gjatė gjurmimeve tė mia nė gėrmadhat e Trojės qė shtrihej nė rrafshnaltėn e Hisarlikut (Turqi) , kur arrita tek shtresa e dytė e tokės dhe zbulova visarin e njohur tė PRIJAMIT, nga sendet e shumta tė vlefshme, gjeta edhe njė vazo bronzi me njė formė specifike.
Nė brendinė e kėsaj vazoje gjeta do copa nga argjila, tė holla nga metali, copa tė ndryshme eshtrash dhe njė mbishkrim tejet tė rėndėsishėm: PREJ MBRETIT TĖ ATLANTIDĖS - KRONOSIT.

Adnan Abrazhi
Vazhdon
luan_i Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė