Shiko Postimin Tek
Vjetėr 03-06-08, 21:02   #2
sakra
 
Avatari i sakra
 
Anėtarėsuar: 02-03-08
Postime: 91
sakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashursakra shumė i dashur
Gabim Titulli: Zona e muzgut

Mesazh nga e “andejshmja”

Durim Krasi, tanimė njė artist i njohur, as qė i ka shkuar mendja se njė ditė do tė pranoj njė mesazh nga e andejshmja, mesazh ky qė do t’ia ndryshoj rrjedhėn e jetės sė tij.
Ishte shumė i kėnaqur nė momentin kur nė njė shfaqje artistike iu nda roli i artistit tė njohur Gjon Belushi, i cili kishte vite qė kishte ndėrruar jetė (Gjoni ėshtė njėri nga dy vėllezėrit Belushi me origjinė shqiptare).
Gjon Belushi ishte vetėm 33 vjeēar kur si pasoj e dozės sė tepruar tė heroinės, u nda nga kjo botė. Kjo ka ndodhur nė njė bungallo tė hotelit “Marmont” nė Los Angjelos tė SHBA-ve, me 5 mars tė vitit 1982.
Ėshtė ēėshtje e fatit qė edhe Durim Krasi nuk pėrfundoi nė tė njėjtėn mėnyrė: pinte aq shumė sa qė e zinte gjumi nėpėr ceremoni tė ndryshme, humbiste vetėdijen dhe binte nė komė, pėr pasoj pėrfundonte shpesh edhe nė spital.
Durimi ishte shumė i pasionuar pas kinematografisė. Ai kishte njė koleksion shumė tė pasur tė kėtij zhanri artistik. Nė veēanti i adhuronte artistėt me origjinė shqiptare qė kishin bėrė emėr deri nė Hollivud. Edhe vet e kishte regjistruar nė vitin 1997 degėn e aktrimit, nė Akademinė e Arteve nė Prishtinė, dhe ishte treguar shumė i suksesshėm. Kishte arritur tė bėhet ndėr mė tė famshmit e gjeneratės sė tij.
Mirėpo fatkeqėsia filloi menjėherė pas luftės nė Kosovė. Vizionet impozante qė i kishte ėndėrruar e planifikuar Durimi filluan tė zbehen gjithnjė e mė shumė. Mungesa materiale, mospėrkrahja institucionale, injoranca shoqėrore etj., pėr realizimin e projekteve kinematografike, tė imagjinuara vite me radhė, por edhe traumat e luftės, filluan ta godasin ndėrgjegjen e tij duke tronditur kėshtu seriozisht gjendjen shpirtėrore. Gjithashtu, mundėsia pėr tė studiuar e krijuar jashtė Kosovės, pėr momentin ishte vetėm njė iluzion...
Vullneti aq i fuqishėm i tij filloi tė thyhet. Filloi tė kthehet nė stres, nė ankth pėr tė kaluar nė depresion. Durimi filloi tė luftoj me vetveten, por nuk arrinte ta mposhte atė ves tė keq, tė shėmtuar e tė dėmshėm. Duke mos gjetur shteg nė kėtė ballafaqim, ai u dha pėrfundimisht pas alkoolit. Aq shumė u keqėsua gjendja e tij sa qė u dash tė shtrihet me urgjencė nė spital.

Dhe po atė natė, deri sa ishte nė dhomėn e pėrkujdesjes intensive, para tij u materializua figura e Gjon Belushit. Ishte i zbehtė, i veshur me rroba tė verės qė dukeshin mjaft tė leckosura dhe i pakrehur. Durimi u habit pėr pamjen e tij, pasi ai ishte mėsuar qė, kur komunikonte nė ėndrra, ta shihte atė elegant, prandaj edhe ia tėrhoqi vėrejtjen.
Gjoni, i hidhėruar dhe shumė nervoz ju drejtua se kjo ishte e gjitha qė ka mundur tė arrij.
- Durim, unė nuk kam kohė pėr mendimet e tua “intelektuale”. Po shkatėrrohem ngadalė dhe me vėshtirėsi po e mbaj edhe lėkurėn qė tė mos pėlcas. Shikoma fytyrėn, shikomi duart...
- Mė thuaj gjon, a mund tė tė ndihmoj? - e pyeti Durimi.
Atėherė Gjon Belushi qeshi aq shumė sa qė gati ra pėrtokė, e pastaj nė moment e ndėrpreu tė qeshurėn dhe foli me njė zė ndjellakeq.
Ma punove mirė, shumė mirė, aq mirė sa qė mė pėr ne as nė ferr nuk ka vend. Nuk dua tė mė sillesh nėpėr kėmbė - e ke tė qartė? Ti nuk di as tė mahitėsh, as tė zgėrdhihesh as tė pish as... asgjė. Kanė filluar tė shkruajnė se ti nuk di as tė aktrosh. Cili je ti? - njė i pėshtyrė, njė i dobėt, njė i pavlerė, njė budalla, njė palaēo.
Durimi e dėgjonte me gojėhapur!
- Kam ardhur tė tė tregoj se jeta ėshtė sakrificė, se jeta ėshtė edhe luftė. Duhet tė pėrballesh me ēdo sfidė dhe tė ngadhėnjesh mbi gjithēka. Pėrveshu punės, shiko realitetin nė sy, merri gjėrat shtruar, pra vepro si tė gjithė njerėzit e guximshėm tė kėsaj bote!
- E ke me shaka ti. Po ti? Ti ēfarė ke...
Dhe ende pa e kryer fjalėn, Gjoni ju pėrgjigj:
- Unė jam i vdekur, gjegjėsisht ende jam duke vdekur. Edhe ti po vdes, mirėpo ke mundėsi tė mbetesh gjallė, ndonėse ti kėtė, ndoshta nuk e meriton. Kam dėshirė tė jetosh, , tė bėsh emėr, tė lėsh vepra...

Nė ato ēaste nė dhomė hyri motra kujdestare. E shikoi Gjonin dhe mbeti e habitur nga fakti se si kishte arritur tė futėt ai nė dhomėn intensive pa ra nė sy. Filloi ta qortoi rreptė pėr shkak tė tonit tė lartė tė zėrit e tė kėsaj vizite aq tė vonė, pasi po afrohej mesi i natės. E urdhėroi qė ta lėshoj menjėherė dhomėn dhe ta lė pacientin tė qetė, pasi ai ishte nė gjendje tė rėndė dhe kishte nevojė pėr qetėsi e jo pėr zhurmė.
Durimi nuk ishte i sigurt se ēfarė nė tė vėrtet ndodhi: ishte ėndėrr, iluzion, halucinacion, fiksion...apo realitet. Me kėto mendime dhe nėn ndikim e medikamenteve e zuri gjumi.
Tė nesėrmen nė mėngjes, kur erdhi vizita, mjeku gjithashtu e qortoi edhe Durimin pėr zhurmėn e bėrė dhe vizitorin e orėve tė vona. Durimi mbeti i shtangur. Nuk i besonte veshėve tė vet. Ishte ajo mbrėmė ėndėrr apo kjo tani? Ishin ato iluzioni, halucinacione, fiksione, apo kėto qė po i dėgjonte tani nga goja e mjekut?!!!
Nė raportin e motrės, mysafiri ishte pėrshkruar nė pėrpikėri. Identik me Gjon Belushin, edhe pse ajo nuk e njihte atė.
Nė fakt, kush ishte ky vizitor? Ishte vėrtet shpirti i Gjoni? Ishte fantazma e tij? Ishte trupi eterik, trupi astral? Apo ishte e gjithė kjo vetėm njė lojė neuronesh e asaj sfere, sa magjike e mistere, e quajtur tru?!!! Por raporti i motrės kujdestare. Po fjalėt e mjekut. Po...
Fundi fundit qė rėndėsi ka seē ndodhi realisht atė mbrėmje - mendon sot Durim Krasi. E rėndėsishme ėshtė se Gjon Belushi, me mesazhin nga e “andejshmja”, e kishte larguar atė nga rruga e dėshtimit, nga rruga e humnerės, nga rruga e ferrit, pra nga vet vdekja!
Durimi i kaloi 32 ditė nė spital dhe doli i shėruar. Katėr ditė mė pas filloi tė punoj nė njė film tė ri. Vazhdoi dhe kreu me sukses edhe studimet e lėnė pėrgjysmė dhe, nga njė dėshtak i dikurshėm, Durimi arriti qė tė bėhet njė aktor, por dhe regjisor shumė i famshėm. Sot, nė qetėsi tė plotė e me optimizėm real, ai e pret ardhmėrinė dhe sigurt e shpejtė po ngjitet drejt kulmit tė karrierės.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga sakra : 03-06-08 nė 21:03
sakra Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė