Shiko Postimin Tek
Vjetėr 27-05-06, 16:59   #9
jadore
 
Avatari i jadore
 
Anėtarėsuar: 23-08-05
Vendndodhja: universe
Postime: 7,218
jadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėmjadore i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Kalt
Lista! Ajo nuk eshte asgje, por vecse nje pjelle e LPK-se dhe enveristeve te Kosoves qe me fenerin ndricues te quajtur Enver Hoxha deshen ti japin Kosoves "drite"!
Kosova qe nga viti 1912 e ne vazhdim ka qene me dhune nje pjese e ish-Mbreterise Jugosllave dhe me vone pas vitit 1944 nje pjese e ish-Jugosllavise artificiale.
Ne Kosove nga viti 1945 deri ne vitin 1974 ka vepruar legjislacioni i ish-Jugosllavise dhe me ne vecanti i Serbise e me pas Kosova ishte nje Krahine Autonome deri ne vitin 1989, vit kur asaj ju mor kjo autonomi sa me dhune e po aq me paaftesi te klases politike te Kosoves.
Kosova ka qene ne udhekryq te historise, sepse ne te jane kryqezuar intersa nga me te ndryshmet e ne kete kuader desheroj te flas vetem per dy pale qe ne forme kishin intersa te kunderta, ndersa ne permbajtje ata kishin intersa te njejta.
Keto dy pale ishin LKJ-ja dhe PKSH-ja e me vone PPSH-ja, pra ne njeren ane Josip Broz Tito dhe ne anen tjeter Enver Hoxha.
Tito dhe Enveri kane qene kryet e se njejtes medalje dhe qe nga viti 1941 e ne vazhdim deri ne vitin 1980 ata kane patur nje bashkepunim sa te hapur po aq dhe te mbyllur.
Tito permes organizates komuniste te Miladin Popoviqit dhe te Ali Kelmendit, futi nen kontroll PKSH te udhehequr jorastesisht nga Enver Hoxha.
Gjate Luftes se II-te Boterore, gjenerale te ndryshem jugosllave jipnin "keshilla" prane shtabit te Enver Hoxhes dhe nje nga keto "keshilla" ishte dhe ajo e drejtimit te pushkes kunder elementit nacionalist, duke nisur qe nga Marreveshja e Mukjes e deri te Konferenca e Bujanit.
Ka qene ky bashkepunim i ngushte i Enver Hoxhes me Titon qe coi ne perndjekjen e nacionalisteve andej e kendej kufirit.
Me mijera shqiptare jane vrare e masakruar nga bandat komuniste jugosllave, me dijenine dhe miratimin ne heshtje te Enver Hoxhes, sepse Titon dhe Enverin i bashkonte internacionalizmi proletar, vellazerim-bashkimi etj.
Me mijera shqiptare u masakruan ne Shqiperi, Kosove, Maqedoni, Mal te Zi.
Enver Hoxha nuk e ka dashur kurre Kosoven, sepse ai e ka pare ate si nje pjese nacionaliste dhe shume te veshtire per t'u qeverisur dhe per kete qellim ai ka pranuar vendosjen e gjendjes se jashtezakonshme ne vitin 1945 dhe aneksimin e saj total nga Serbia.
Kulmi mberriti pas "prishjes" se marredhenieve shqiptaro-jugosllave ne vitin 1948.
Si rrjedhoje e kesaj "prishje" jane masakruar dhe denuar me qindra e mijera njerez ne te dy anet e kufirit, jane ndare per se gjalli familje te tera, burra e gra, femije e pleq, nen pretekstin e mospajtimeve ideologjike, por qe ne te vertete ka qene nje marreveshje e Titos me Enverin qe te lihet dora e lire per "transformimin " nacionalisteve kosovare ne internacionaliste.
Pas kesaj periudhe do te lindin partite marksiste-leniniste te Kosoves dhe agjitatoret e propogandistet enveriste me shumice ne Kosove.
Kosova e ngrate kishte rene ne kurthin titisto-enverist.
Pjesa qe ishte ne pushtet zbatonte ligjet jugosllave dhe pjesa tjeter ilegale ndiqte shembullin e Enver Hoxhes.
Ne Kosove kane ndodhur ngjarje tragjike.
Tragjedia qendron ne faktin se pjesa dermuese e inteligjences se re proletare te Kosoves ishin titiste, pjesa tjeter e indoktrinuar nga Enver Hoxha dhe veprimtaria e Sigurimit te Shtetit vepronin teresisht kunder interesave shqiptare ne Kosove.
Te dy palet luftonin kunder njeri-tjetrit, njera legalisht dhe ne zbatim te ligjeve ne fuqi e tjetra ilegalisht dhe krejtesisht e indoktrinuar.
Cili ishte perfundimi?
Shqiptaret denoheshin mes veti, shaheshin mes veti, diferencoheshin mes veti.
Kjo rruge pa krye vazhdoi deri ne vitin 1989, kur ne skenen politike po ndodhnin transformime kolosale, pas shembjes se Murit te Berlinit.
Pa hyre me ne thellesi te problemeve, sepse ato jane nje kapitull aq i gjere dhe i gjate sa vetem historianet mund te japin nje pergjigje me shkencore, deshehroj te them se Kosova ka patur dhe per fat te keq dhe ka ende nje konflikt te brendshem.
Konflikt ky i trasheguar ne dekada dhe qe per fat te keq po duket se ende ka aktore qe desherojne ta mbajne ate te ndezur.
Ne disa forume te tjera eshte trajtuar ky konflikt dhe per kete qellim une kam qene dhe jam i mendimit se Kosova ka nevoje per distancim nga titizmi, gje qe edhe eshte bere ndonese ka ende mbartes te saj dhe nga enverizmi qe duket se ka ende shume e shume simpatizante te flaket dhe qe per fat te keq ende nuk jane distancuar nga idhulli i tyre.
Kosova ka nevoje te perqafoje demokracine, shtetin ligjor, ekonomine e tregut dhe largim njehere e mire nga hakmarrja ndaj njeri-tjetrit.
Fakti se Kosova ende vuan nga konfliket e brendshme dhe se shoqeria kosovare eshte ende larg se qeni demokratike, flet dhe ky postim me emrat e lartpermendur per te cilet nuk dua te bej asnje koment.
Kosova do te njihet shpejt si nje shtet i pavarur, mirepo pare ne thellesi ajo ende ka nevoje per nje monitorim nderkombetar, pikerisht se ka ende kesi listash e pikerisht se ka ende kesi njerezish qe jane gati ta marrin drejtesine ne duart e tyre dhe te bejne me te cfare te duan.
Kjo u tentua dhe pas nderhyrjes se NATO-s ne Kosove, kohe kur u kryen gjithe ato vrasje politike.
Mirepo ka ardhur koha qe pushka te mos jete me mjet per te zgjidhur konflikte, por per t'u vendosur ne depot e kazermat e ushtrise apo ne muzeumet e lufterave.
E perseris dhe njehere se lista te tilla jane nje dobesi ne karakter te atyre qe i publikojne dhe nje ligesi edhe me e madhe te atyre qe i perkrahin, pavaresisht te kaluares se tyre te larget apo te afert.


.... me qellim ,e kopjova dhe nje here kete postim , duke shpresuar qe gjate leximi (qofte edhe serik)te vetedijesohemi ....

Respekt , vertet Kalt ,per kete analize (faktike) me pak fjal dhe kjarte permbledhe nje te vertet qe jetuam dhe po jetojme si komb nen ndikimin e politikes dhe pasojat qe po trashigojme.....
jadore Nuk ėshtė nė linjė