Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-06-11, 09:46   #46
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme aktuale nga vendi !

Pas tre muajsh konfiskojnė hajninė






EULEX ka paralajmėruar se pas tre muajsh do tė ndėrmerren hapat e parė nė luftėn kundėr krimit ekonomik. Nė fillim tė vjeshtės, organet gjyqėsore do t’ua konfiskojnė pasurinė njerėzve qė e krijuan atė nė mėnyrė tė paligjshme.

Burime tė Express nga misioni evropian thonė se kėto masa janė detyrime ndėrkombėtare pėr Kosovėn. Ai qė nė Kosovė ėshtė pasuruar ilegalisht “brenda natės”, nė mėnyrė legale brenda ditės tjetėr mund tė mbetet i varfėr. Rezultatet e para tė kėsaj mėnyre tė re tė veprimit tė drejtėsisė kundėr krimit tė organizuar ekonomik pritet tė shihen pas tre muajve tė ardhshėm.

Kėshtu sė paku shpresojnė zyrtarė tė EULEX-it, pas takimit tė parė qė kanė pasur me dyer tė mbyllura me prokurorė dhe gjyqtarė vendorė nė ndėrtesėn e kėtij misioni nė Prishtinė.

Takime tė tilla nė formė sesionesh dhe kėshillimesh, hetuesit e EULEX-it do tė mbajnė njė herė nė javė pėr 12 muajt e ardhshėm, nė mėnyrė rotative me tė gjithė prokurorėt dhe gjyqtarėt e vendit.

Nė takimin e parė tė kėtij lloji, rreth 30 prokurorė dhe gjyqtarė vendorė e ndėrkombėtarė kanė dhėnė arsyet e tyre pėrse nuk e kanė pėrdorur kurrė deri mė tash ngrirjen e pasurisė apo aseteve tė atyre qė dyshohen se janė pasuruar brenda natės.

Sipas tyre, dy janė arsyet pėrse ata nuk e kanė zbatuar tė drejtėn qė u jep ligji. Prokurorėt janė arsyetuar se kėtė nuk e kanė bėrė pėr shkak se bashkė me policinė gjatė tėrė kohės kanė qenė tė preokupuar se si tė gjejnė prova pėr tė dėshmuar aktakuzėn.

Ndėrkohė, gjyqtarėt janė shprehur se nuk e kanė zbatuar kėtė tė drejtė pėr shkak se kanė qenė tė pėrqendruar mė shumė nė mbarėvajtjen e procesit gjyqėsor qė ai tė jetė i drejtė dhe i paanshėm.

Ėshtė ēudi se si nė kėtė rast asnjė prej tyre nuk e ka pėrmendur frikėn apo kėrcėnimet qė mund tė kenė, kur ndaj dikujt merret vendim pėr ngrirje tė aseteve dhe pasurisė.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante