Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-03-09, 17:45   #57
Maxi
Aktiv
 
Avatari i Maxi
 
Anėtarėsuar: 21-06-08
Postime: 139
Maxi e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: vazhdon

DĖNIMI NDAJ ATIJ QĖ VEPRON ME KAMATĖ
Ajetet kuranore si dhe shumė prej haditheve tė Resulullahut, na kanė vėnė nė dijeni pėr dėnimet e tmerrshme e tė dhembshme tė atyre qė e hanė kamatėn.
Ajeti :”Ata qė e hanė kamatėn, ata nuk ngriten mdryshe vetėm se si ngritet ai i ēmenduri nga tė prekurit e djallit...” dhe hadithet e Pejgamberit a.s., siē ėshtė transmetimi nga Xhabir bin Abdil-lahu , i cili thotė : ” Pejgamberi a.s. e ka mallkuar dhėnėsin e kamatės, atė qė e merr dhe e ha kamatėn , dėshmitarėt dhe shkronjėsin e kontratės pėr kamatė, duke thėnė se tė gjithė kėta janė tė barabartė nė dėnim”
(Muslimi, Ahmedi, Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
dhe hadithi tjetėr qė e transmeton Ibni Mes’udi nga Resulullahu s.a.v.s.i cili ka thėnė : “ Kamata edhe nėse pėr njė kohė rritet , fundi i saj shpie nė pakėsim (varfėrim) “ ,
na tregojnė mė sė miri se ai qė e merr ose e jep kamatėn, do tė jetė i fyer, i pėrbuzur dhe i nėnēmuar nga Allahu xh.sh. nė kėtė botė, ndėrsa dėnimi i tij nė botėn tjetėr do tė jetė i dhembshėm.
Sot, disa tė paskrupullt, me ngulm isnsistojnė me shpifjet e tyre tė paqėndrueshme se kamata nėpėrmjet transaksioneve tė kamatave nuk ėshtė haram !, duke thėnė se Allahu ka ndaluar vetėm kamatėn e shumėfishtė, ndėrsa kamata e vogėl me 2-3 % fitim, nuk ėshtė haram ! Ata thonė se kamatė e ndaluar ėshtė kamata shpenzuese, kurse kamata prodhuese (bankare) nuk konsiderohet e ndaluar.
Kjo s’ka tė bėjė fare me realitetin, ngase Islami si fe hyjnore, relevante dhe koherente pėr tė gjitha kohėt, insiston qė njeriu pos largimit nga harami - e ndaluara, tė largohet edhe nga rrugėt qė mund tė shpien nė atė haram, duke i mbyllur tė gjitha rrugėt e mundshme tė fitimit tė ndaluar.
ثshtė plotėsisht e palogjikshme shpifja e atyre qė thonė se kamata e vogėl nuk ėshtė haram. Tė tillėve ua kishim kujtuar vetėm pakėz analogjinė nė mes alkoolit dhe kamatės.Dihet se edhe njė pikė e alkoolit ėshtė haram, edhe pse ajo ndoshta si njė pikė e vetme fakikisht nuk tė deh, por urtėsia e Allahut bėri qė pėr shkak tė shumicės, edhe pakica tė ndalohet. Edhe kamata i nėnshtrohet po tė njėjtit rregull.
Tė tillėve do t’u pėrkujtonim vetėm edhe njė herė fjalėt e Allahut :
{ أفتؤمنون ببعض الكتاب و تكفرون ببعض ...}
- “A e besoni njė pjesė tė Librit, e tjetrėn e mohoni ?...” (El Bekare 85)
a thua nuk janė mjaft tė qarta fjalėt kuptimplota tė Allahut :
{ و أحل الله البيع و حرم الربوا ...}
- “ Allahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatėn ...“
{ و اتقوا الله و ذروا ما بقى من الربوا إن كنتم مؤمنين }
- “ Keni frikė Allahun dhe, nėse jeni besimtarė tė sinqertė, hiqni dorė prej asaj qė ka,
mbetur nga kamata...”
{ يمحق الله الربوا و يربى الصدقات ...}
- “ Allahu e zhduk kamatėn dhe e shton lėmoshėn ...“
tė na dėftojnė se kėtu nuk bėhet fjalė pėr ndalimin e pakicės , ose pėr njė ndalim tė pjesėrishėm po, pėrkundrazi kėtu bėhet fjalė pėr ndalim tė pėrgjithshėm, qoftė tė jetė ajo kamatė shpenzuese a kamatė prodhuese.
Mufessiri i kohės sonė, Muhammed Ali Es Sabuni , duke theksuar pasojat dhe dėmet e kamatės si sėmundje e rėndė shoqėrore, thotė : Dėmet dhe pasojat e kamatės mund t’i pėrkufizojmė nė tri kategori :
1. Dėmet e kamatės nga aspekti shpirtėror ;
2. Dėmet e kamatės nga aspekti shoqėror ;
3. Dėmet e kamatės nga aspekti ekonomik.
Sa i pėrket kategorisė sė parė, - dėmet e kamatės nga aspekti shpirtėror , kamata mbjell nė shpirtin e njeriut egoizmin dhe mosdurimin ndaj tjetrit. I tilli nuk sheh asgjė para vetes pėrpos interesit tė tij personal, duke e lėnė tėrėsisht anash vetėflijimin dhe vetėmohimin. Tek i tilli zhduket dashuria ndaj individėve dhe ndaj mbarė shoqėrisė. Shpirti i tij dėshiron vetėm tė kėnaqet nė kurriz tė tė tjerėve.
kategorinė e dytė, - dėmet e kamatės nga aspekti shoqėror , kamata shkakton armiqėsi dhe urrejtje nė mes tė pjesėtarėve tė njė shoqėrie, duke larguar ēdo ndjenjė tė dhembshurisė, bashkėpunimit reciprok dhe mirėsisė ndaj njėri-tjetrit. Ajo fut zili e pėrēarje dhe shkatėrron vlerat morale e vėllazėrore.
Kurse pėr kategorinė e tretė - dėmet e kamatės nga aspekti ekonomik , mund tė themi se kamata, pashmangshmėrisht i ndan njerėzit nė klasa : nė klasėn e tė pasurve, tė cilėt janė kredhur nė mirėqenie ,luks dhe jetė tė stili tė lartė, duke shfrytėzuar pa mėshirė djersėn e tjetėrkujt,- dhe nė klasėn e tė mjerėve, tė varfėrve dhe nevojtarėve, tė cilėve u mungojnė edhe gjėrat mė elementare pėr njė jetė modeste.Njerėzit e kėsaj kategorie (klase) me dashje a pa tė , bien viktimė e kėsaj padrejtėsie duke u shndėrruar nė robėr tė vėrtetė . S’ka dyshim se kamata ėshtė ndėr faktorėt kryesorė qė ndikojnė nė ērregullimin e kėsaj baraspeshe dhe ėshtė shkaktare e drejtpėrdrejtė e humbjes dhe e degradimit tė individėve , popujve dhe shoqėrive.
Nė gjithė kėtė tėrėsi pyetjesh, patjetėr se shtrohet edhe kjo:A ka Islami sistem tė tillė ekonomik, qė mund tė zėvendėsojė fitimin e paligjshėm dhe pa djersė me kamatė?! Lirisht mund tė themi se po. Nė kėtė sistem tė pėrsosur ekonomik tė Islamit , hyn edhe rregullativi i Fikhut i ashtuquajturi : “ El Mudarebetu “, qė cila ėshtė : pajtim a pėlqim i tė dy palėve tė interesuara qė njėra prej tyre tė marrė njė pjesė tė pasurisė sė tjetrit pėr tė punuar me tė . Me kėtė rast nėnshkruhet edhe kontrata e pėrbashkėt pėr fitim me pėrqindje tė caktuar 1/3 , 1/4 a gjysma e fitimit. Nė kėtė kontekst me klauzolė tė veēantė parashihet edhe humbja eventuale.
Kėshtu pra Islami hapi dyert e zhvillimit, tė pėrparimit, tė aksioneve dhe tė planeve investuese e tė fitimit nė mėnyrė tė ndershme.
Islami nė asnjė mėnyrė nuk kufizoi fitimin hallall - tė lejuar nėpėrmjet tregtisė sė lejuar, tė drejtė e tė sinqertė. Vlen tė pėrmendet edhe fakti se nė shumė vende tė botės, tregtarėt muslimanė ishin ata qė mbollėn farėn e Islamit duke dhėnė shembuj tė rrallė nė histori me sjelljet dhe veprimet e tyre tė drejta dhe korrekte.Drejtėsia dhe sinqeriteti i tyre, ishin shkas qė shumė nga jomuslimanėt, duke parė sjelljet e tyre, tė pėrqafonin fenė islame.
__________________
Koha vjen pėr atė qė din ta pres.
Maxi Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė