Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-09-11, 08:37   #23
Zero Cool
Administratorėt
 
Avatari i Zero Cool
 
Anėtarėsuar: 18-03-03
Vendndodhja: Netherland
Postime: 24,987
Zero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėmZero Cool i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nė pritje tė 16 Shtatorit 2011

Policia dhe doganierėt vendosėn nė pikat kufitare








Nga Express mė 16 shtator 2011 nė ora 09:23


(E plotėsuar) Burime tė Kosovapress-it bėjnė tė diture se tė premten rreth orės 8.30, Policia e Kosovės dhe doganierėt e Kosovės janė vendosur nė dy pikat kufitare 1 dhe 31. Sipas kėtyre burimeve vendosja e tyre ėshtė bėrė mė helikopter tė KFOR-it.

Po ashtu serbėt po vazhdojnė tė qėndrojnė nė barrikada afėr dy pikave kufitare, por nė njė distancė tė madhe, pasi KFOR-i i ka shpallur zonė ushtarake tė dy pikat dhe i ka paralajmėruar serbėt qė tė mos afrohen.

Serbėt fillojnė protestėn

Gazetari i Express nė Mitrovicė, ka bėrė tė ditur se nė orėt e hershme tė mėngjesit serbėt kanė filluar qė tė mblidhen afėr urės sė Ibrit.

Rreth 300-40 serb kanė filluar protestėn e tyre, pėrderisa njė numėr i madh i policive shqiptarė janė nė anėn tjetėr tė urės qė ndanė qytetin verior kosovarė.

Ende nuk ka lajme se a janė vendosur policėt kosovarė nė Pikat 1 dhe 31 sipas planit qė e ka paraparė edhe qeveria e Kosovė.

Kurse sipas agjencisė sė lajmeve Kosovapress, nė kėtė protestė janė duke marrė pjesė qindra nxėnės, arsimtarė, punėtorė tė organizatave tė ndryshme nė veri tė Mitrovicės, tė cilėt kanė llokuar urėn kryesore mbi lumen Ibėr, duke protestuar kundėr shtrirjes sė pushtetit tė institucioneve tė Republikės sė Kosovės nė mbarė territorin.

Kryetari paralel nė veri tė Mitrovicės, Kerstimir Pantic ka thėnė se sot qytetarėt serbė po protestojnė duke porositur shqiptarėt dhe bashkėsinė ndėrkombėtare se nuk dėshirojnė tė integrohen nė ashtuquajturat institucione tė Kosovės.

“Nuk ka forcė qė do tė shty serbėt qė tė gjunjėzohen dhe ata do tė qėndrojnė tė qetė deri nė realizmin e kėrkesave tė tyre”, ka thėnė Pantiq.

Protesta ėshtė duke u zhvilluar e qetė, ndėrsa po pėrcillet nga Policia e Kosovės e stacionit tė veriut dhe karabinierėt italianė.

Ndėrkohė, gazetari i Express ka thėnė se helikopter janė duke fluturuar nė Mitrovicė ku edhe besohet se janė duke u dėrgur doganierėt kosovarė nė dy pikat kufitare, 1 dhe 31.
__________________
Asgjė nuk ėshtė e pamundur. Pamundėsinė apsolute e shkakton mosdija jonė reale.
Zero Cool Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė