Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-03-12, 17:17   #41
Royal
 
Anėtarėsuar: 14-03-12
Postime: 9
Royal i vlerėsuar jo keq
Gabim Re: Ēka po shkruajnė Gazetat/Opinione

Jargaviten afėr Thaēit
Arbana Xharra

Ėshtė i shkėlqyeshėm nė lojėn qė luan, si nga jashtė ashtu edhe me ata qė i mban rreth vetes. Luan aq mirė, sa qė ata tė cilėve ua luan lojėn zor qė e marrin vesh. Taktikat i ka tė thjeshta, por tė gjithė bien nė lojėn e tij. Ėshtė pėr t’ia zgjatur dorėn sesi i sjell nė gisht njė kabinet ministrash kur atij i duhet tė veprojė asisoj.

Edhe pse tė devotshėm ndaj kėrkesave tė shefit tė qeverise, ata kanė harruar se mjafton tė futet diēka e re nė agjendė dhe tė digjen shumė prej atyre qė janė tė bindur se janė mė tė mirėt nė qeveri. Kryeministri i Kosovės, Hashim Thaēi, e di se s’ka gjė prej reformatizmit tė qeverisė, ai e ka provuar tė ndėrrojė ministra, e ka bėrė edhe herėn e parė, pėr tė na hedhur hi syve, mund ta bėjė edhe kėsaj here.

Por, atij kohė pas kohe i duhet loja pėr ta mbajtur gjallė strategjinė, shtyllat e sė cilės i kanė nė dorė shumė pak veta. Edhe nėse nuk reformon qeverinė, mjafton ta nxjerrė kėtė thashetheme pėr t’ua bėrė me dije ministrave tė jenė tė dėgjueshėm ndaj pazareve tė tij. Nė anėn tjetėr, ėshtė pėrpjekja e tij pėr t’u paraqitur si i interesuar pėr pėrmirėsimin e qeverisjes.

Ai bėn se gjoja do tė heqė qafe dėshtakėt, nė tė njėjtėn kohė me egoizmin e tij ėshtė duke krijuar amulli brenda qeverisė, ndėrkohė qė neve pėrpara syve po na shfaqen haptazi rivalitetet mes ministrave. Para disa muajsh kjo qeveri, sipas kryeministrit, ishte mė e mira qė ka pasur ndonjėherė Kosova.

Ata qė e kishin kritikuar ashpėr mė parė, iu bashkėngjitėn duke i shėrbyer me devotshmėri; nga lezeti qė u lidhėn me mė tė fortin, u shkonin jargėt nga goja. Por, ata qė janė shprehur mė sė shumti se Thaēi do t’i mbajė afėr vetes me pozita mė tė mira, me tė pėrmendur reformatizimi ka nisur t’i kapė paniku.

Dy ministret, ajo e Tregtisė dhe Industrisė, Mimoza Kusari-Lila, dhe ministrja e integrimeve Vlora Ēitaku nuk po e fshehin ambicien pėr t’u kyēur edhe mė fort nė qeveri. Vlora ka kohė qė ka mbrehur dhėmbėt pėr pozitėn e ministres sė Punėve tė Jashtme, sidomos pas paraqitjes nė mbledhjen e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, e cila u lavdėrua pėr prezantimin qė ka bėrė.

Nga ana tjetėr, Mimoza ėshtė duke ia bėrė me dije kryeministrit se e ka kryer misionin me futjen e masave tė reciprocitetit dhe se ėshtė e aftė pėr tė bėrė edhe mė shumė nė qeveri, duke u treguar edhe kryeneēe karshi kryeministrit me qasjen e tillė se “s’ka kush qė mė lėviz mua” .

Nė tė njėjtėn kohė nga rrethi i kryeministrit dalin thashetheme se ai nuk qenka i kėnaqur me punėn e ministrit aktual tė Punėve tė Jashtme, Enver Hoxhaj, duke ua shtuar tė tjerėve apetitet pėr kėtė post. E gjithė kjo lojė ka bėrė qė pavijoni i Thaēit tė hapė sytė se kujt po i pėrgatitet komploti, kush do tė promovohet dhe kush do tė largohet. Por, tė gjithė janė produkt i politikės qė e udhėheq vetė kreu i qeverisė.

Kėta ministra nuk kanė ardhur aksidentalisht nė pushtet, ata janė tė pėrzgjedhurit e Thaēit. Para pak kohe po kėta ministra me qasje dominuese, kanė performuar me arrogancė nga jashtė dhe nė tė njėjtėn kohė kanė shėrbyer me servilitet ndaj Thaēit. Por ata shumė thjesht brenda natės mund tė shpallen tė paaftė tė gjenerojnė platforma tė cilat i konvenojnė kėsaj qeverie. Deri mė tash ministrat e Thaēit kanė pozuar bashkėrisht duke promovuar qeverisje tė mirė si asnjėherė mė parė. Por, nė thelb kėsaj qeverie i mbesin militantet “trima”, tė tjerėt vijnė e shkojnė, varėsisht nga disponimi i Thaēit.
Royal Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė