Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-12-07, 15:23   #18
Ma-Origano
Anetar i Rrespektuar
 
Avatari i Ma-Origano
 
Anėtarėsuar: 02-12-07
Vendndodhja: aty ku me con Zoti
Postime: 1,189
Ma-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithėMa-Origano i njohur pėr tė gjithė
Dėrgo mesazh me anė tė ICQ tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Ma-Origano Dėrgo mesazh me anė tė Yahoo tek Ma-Origano
Gabim Titulli: Shtetet Ilire

Pėrfshirja e Dyrrahut dhe e Apolonisė nė gjirin e shtetit ilir pati pasoja tė rėndėsishme si pėr jetėn e kėtyre qyteteve, ashtu edhe pėr vetė shtetin ilir.
Tė dhėnat arkeologjike tregojnė se qysh nga ēereku i fundit tė shek. IV p.e.sonė, lidhjet e kėtyre qyteteve me botėn ilire bėhen mė tė dendura dhe mė tė drejtpėrdrejta. Tregtisė sė Dyrrahut dhe tė Apolonisė iu hapėn lirisht rrugėt e gjera tė tregut ilir. Qė nga kjo kohė nė krahinat e brendshme ilire fillojnė tė depėrtojnė me lehtėsi prodhimet e zejtarisė sė zhvilluar tė tyre. Nėpėrmjet kėtyre qyteteve, nė Iliri hynin mallrat e importit, midis tė cilave vendin mė tė rėndėsishėm e zinin ato qė vinin nga brigjet e pėrtejme tė Adriatikut.

Dyrrahu dhe Apolonia fillojnė tė hedhin nė treg monedha tė reja argjendi, ndėr tė cilat pėrhapje tė gjerė merr drahma e argjendtė e kėtyre dy qyteteve. Ajo ishte destinuar kryesisht pėr tregtinė me botėn ilire, prandaj edhe me tė drejtė ėshtė pagėzuar “drahma ilire”. Shfaqje e re e kėsaj kohe ėshtė prerja nga kėto qytete e monedhave tė bronzit. Vėnia nė qarkullim dhe pranimi nė masė, siē tregojnė gjetjet, i kėtyre monedhave me vleftė shumė herė mė tė vogėl se monedhat e argjendit, tregon se ekonomia monetare ishte zhvilluar nė njė shkallė tė gjerė nė Iliri.

Gjatė kėsaj kohe Dyrrahu dhe Apolonia jetojnė njė periudhė tė vėrtetė lulėzimi. Ndėrtimet mė tė rėndėsishme e mė monumentale nė kėto qytete i pėrkasin periudhės pas mesit tė shek. IV p.e.sonė. Forcimi ekonomik dhe pasurimi i tyre nga tregtia me botėn ilire u lejuan tė ndėrtonin mure tė fuqishme mbrojtėse, qė pėrfshinin nė gjirin e tyre sipėrfaqe shumė mė tė mėdha nga ato qė njihnin mė parė, tė ngrinin tregje e sheshe publike, shėtitore, tempuj, gjimnaze e godina tė mėdha administrative.

Njė dukuri e re filloi tė pėrshkojė dhe tė ndryshojė nė njė drejtim tė caktuar jetėn shoqėrore tė kėtyre qyteteve dhe pėrbėrjen e mėparshme etnike tė tyre. Emrat ilirė qė janė gjetur vitet e fundit mbi gurėt e varreve tė zbuluara nė nekropolin e Dyrrahut, pėrbėjnė mbi 1/3 e tėrėsisė sė emrave tė njohur nė kėtė qytet nga monumentet epigrafike. Kėto emra dėshmojnė praninė nė masė tė popullsisė ilire nė to. Emrat ilirė tė prytanėve dhe tė nėpunėsve monetarė qė gjenden nė tė dyja faqet e monedhave prej argjendi dhe bronzi dhe emrat nė vulat e tjegullave tė Dyrrahut dhe tė Apolonisė, tregojnė se popullsia ilire kishte njė peshė me rėndėsi nė jetėn ekonomike, dhe kishte siguruar tė drejta qytetare tė plota deri nė zėnien e posteve mė tė larta nė jetėn administrative e politike tė qytetit. Midis emrave tė shumtė ishin edhe kėta: ??????, Ge?????, ?a????, ?aa???da?, ???ta???, ?????????, ???t??, pėr Dyrrahun, ?at??, ?p??ad?? etj., pėr Apoloninė.

Kėshtu qysh nga fundi i shek. IV p.e.sonė, Dyrrahu dhe Apolonia humbasin karakterin tipik tė njė kolonie, mbasi popullsia e tyre pėrbėhet nė njė pėrqindje tė madhe edhe nga ilirėt. Procesi i ilirizimit tė kėtyre qyteteve, rezultat i shtrirjes sė sovranitetit ilir mbi to, ushtroi njė ndikim tė thellė mbi gjithė jetėn sociale-politike e kulturore tė Ilirisė nė shekujt e mėpastajmė. Rezultati i kėtij procesi qe shkėputja e plotė e Dyrrahut dhe e Apolonisė nga qytetet mėmė dhe integrimi i tyre i plotė nė jetėn ekonomike e politike tė shtetit ilir. Kėtė integrim e favorizonte pėrputhja e interesave tė tyre ekonomike e politike me ato tė shtetit ilir. Mbreti dhe shtresa sunduese e shtetit ilir lakmonin fuqinė ekonomike tė kėtyre qyteteve tė mėdha, kurse skllavopronarėt e Dyrrahut dhe tė Apolonisė pushtetin e fuqishėm tė sundimtarėve ilirė mbi njė krahinė shumė mė tė gjerė se sa territoret e ngushta tė qyteteve-shtete tė tyre me pasuri dhe treg tė gjerė. Rezultati u arrit, siē tregojnė faktet, sado tė pakta, nėpėrmjet njė lufte tė ashpėr politike, mjaft tė ndėrlikuar, ku u pėrzien edhe fuqi tė jashtme, por edhe si rrjedhojė e njė domosdoshmėrie tė diktuar nga kushtet objektive tė kohės.
__________________
Jetoje jeten tende sepse jeta eshte e shkurter! Mesazhet privat nuk i pranoj neoqftse nuuk eshte posti serioz!
Ma-Origano Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė