Sakramenti I Vajimit
Sakramenti I Vajimit
Jezu Krishti me sakramente te ndryshme i shenjteroi momentet kryesore te njeriut: me pagezim lindjen, me rrefim dhe kungim rritjen ne hirin e Zotit, me perforcim (krezmim) pjekurine shpirterore te njeriut. Mirepo, ka edhe nje moment ne jeten tone, i cili eshte i rendesishem, se paku sa te tjeret. Ky eshte casti i vdekjes, e ne lidhje me te edhe momentet e semundjes. Keto caste - kur eshte jeta ne rrezik, si edhe te gjitha castet tjera me te rendesishme te jetes. Krishti i shperbleu me mundimin dhe vdekjen e vet dhe i shenjteroi me sakramentin e vajimit.
Cka eshte vajimi?
Vajimi eshte sakrament i te semureve. Ne te, me ane te lyerjes me vaj te bekuar te ullinjve (ose me ndonje vaj tjeter te bimeve) dhe me ane te lutjes se meshtarit, njerezve te semure u jipet shendeti i shpirtit, si edhe i trupit - nese ky eshte i dobishem per shelbimin e tij te amshuar.
Hiri i Shpirtit Shenjt e forcon shpresen e te semuarit ne Hyjin. I jep fuqi qe ta duroje semundjen e vet, te jete i qendrueshem ne lufte per shelbimin e vet shpirteror kunder tundimeve te Qoftelargut. Me kete sakrament i semuari i bashketrajtohet Jezu Krishtit te munduar dhe te kryqezuar dhe perforcohet ne shpirt duke i drejtuar syte kah Krishti i ringjallur.
Me ne fund vajimi e liron te semuarin prej mekateve qe mbeten pa u rrefyer: qofte per shkak te harreses, qofte per shkak te paaftesise se te semuarit per rrefim - sepse s'mund te flase me, ose s'eshte i vetedijshem aspak. Kuptohet, falen vetem mekatet per te cilat njeriu pendohet! Keshtu vajimi eshte edhe perkryerja e pendeses se krishtere.
Liturgjia e sakramentit tė vajimit
Porsi nėnė e mirė Kisha kujdeset dhe i pėrcjell antarėt e vet prej fillimit tė jetės e deri nė mbarim qė nga lindja e deri nė vdekje. Nė ēdo fazė tė jetės kisha ėshtė e gatshme tia mundėsojė besimtarit dhanien e hirit tė Zotit. Krishti i themeloi sakramentin e vajimit pėr ata qė janė tė semurė rėndė. Ky sakrament i jep tė sėmurit Hirin e Zotit qė nė kohėn e ankthit tė vdekjes mos tė humbin frika e as tundimet, tė mos luhatet nė mendime e tė mos dyshojė nė fe. Ku sakranent ėshtė njė takim i Krishtit shėlbues me vėllain ose motrėn qė vuan nė sėmundje. Ėshtė sakrament pėr tė sėmurėt, e jo pėr ato qė vdesin, Vojimi ėshtė pėrdorė nė B.V., por sidomos materia e kėtij sakramenti qė ėshtė vaji pėr shėrime tė ndryshme.
Shėn Jakobi shkruan:Nqs ėshtė ndokush ndėr ju i sėmurė, le ta thėrrasė udhėheqėsin e Kishės, ai le tė lutet mbi tė duke e lyer me vaj, nė Emėr tė Zotit, dhe urata e fesė do ta shpėtojė, shėrojė tė sėmurin dhe Zoti do ta ripėrtrijė e nėse ka bėrė mėkate do ti falen. (Jak.5.14-15)
Prej kėtij teksti mund tė shohim kur thėnie e kėtij sakramenti, nuk e marrim pėr tė vdekur, por tė forcohemi me hirin e Zotit e tė jemi tė qėndrueshėm nė sėmundjen tonė e tė shpresojmė. Ungjilli i Mk. Flet pėr lyerjen me vaj tė cilėn e kanė praktikuar apostujt gjatė jetės sė Krishtit nė tokė. Kjo lyerje e d.m.th. shėrim i zakonshėm tek hebrenjtė dhe tek paganėt. Nė anėn tjetėr Jezusi e pranoi kėtė lyerje tė cilės i jep karakter karizmatik apo mesianik. Krishti nuk ndalet vetėm nė shėrimin e sėmundjes, por tregon fuqinė e vet pėr ta liruar njeriun prej gjėndjes sė mėkatit e ēdo gjė qė rrjell prej Tij. Kėtu bėn pjesė dhe sėmundja. Pėr lyerjen me vaj falsin dhe shumė tekste litugjike tė shekujve tė parė.
Rendi i lyerjes me vaj nė sakramentin e vajimit
1) Hyrja - Pėrshėndetja, stėrpika me ujė tė bekuar. Fjalėt hyrėse pėr d.m.th. e kėtij riti.
2) Akti i pendimit [i]- Rrėfimi nqs. ėshtė e mundur.
3) Sherbesa e fjalės - Pjesė e shkurtėr nga Shkrimi Shenjt, predikimi i shkurtėr, lutja qė mbaron me shtrirjen e duarve mbi tė sėmuarin.
3) Bekimi i vajit
4) Lyerja me vaj nė ballė e nė duar - E pėrcjellur me fjalėt:
Me kėtė lyerje tė Shenjt si dhe me mėshirėn e vet tė madhe tė ndihmoftė Zoti me shėrimin e Shpirtit Shenjt. Amen.
Tė liroftė nga mėkati e tė shėlboftė e me mėshirė tė madhe tė rikthejė shėndetin Amen.
5) Pėrfundimi - Lutja e Krishtit dhe bekimi pėrfundimtar.
|