Shiko Postimin Tek
Vjetėr 30-05-12, 23:35   #21
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Lajme nga ekonomia vendore dhe e jashtme !

LUFTA PĖR TĖ DOMINUAR MBI PASURITĖ NĖNTOKĖSORE

Nė shikim tė parė nuk na vjen shpesh nė mendje, por qė ėshtė nė njė rajon dhe nė njė fazė qė nuk duhet harruar dhe do tė shqyrtojmė temėn e potencialit tė njė shqetėsimi tė madh qė shkaktohet pėr hir tė “sovranitetit mbi burimet dhe ambientin”. Nė ditėt tona ėshtė duke shpėrthyer njė krizė nė lidhje me Arktikun, pra Polin e Veriut dhe kjo krizė mund tė prishė “shumė gjėra”. Tema ka tė bėjė edhe me pakėsimin e rezervave aktuale nėntokėsore tė energjisė, edhe me ngrohjen globale. Duket se radha i ka ardhur Polit tė Veriut.
Sipas informacioneve qė kemi nė dorė, boshti i botės po ndryshon me tė vėrtetė dhe ndėrkohė qė pėrjetohet ndryshimi, nė mendje tė vijnė rezervat e paprekura deri mė sot, ndėrkaq akujt qė shkrihen bėjnė qė nė rend tė ditės tė vijnė edhe mundėsitė e reja tė transportit. Por sė bashku me kėto tė vjen nė mendje edhe pyetja; “Si do tė ndahet Poli i Veriut?”. Vendet mė tė fuqishme nė botė, janė vėnė nė garė pėr tė marrė pjesėn mė tė madhe nė kėtė pėrpjekje pėr ndarjen e vendit nė fjalė. Nė Arktikė pėrjetohet “njė luftė shumė e ashpėr mbi njė pllakė tė hollė dhe delikate tė akullit”. Duket se kjo luftė do tė ashpėrsohet ēdo vit edhe mė shumė. Pėr mė tepėr, rajoni mund tė bėhet skenė edhe e njė konkurrence tė papritur me dimension ushtarak prej vendeve qė marrin pjesė nė kėtė garė me qėllim qė tė arrijnė tė dominojnė nė kėtė rajon.
Aktorėt kryesorė tė pėrpjekjes nė fjalė janė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Kanadaja, Norvegjia, Danimarka dhe Rusia... Sepse kėto vende kanė edhe dalje direkte nė Polin e Veriut. Duke qenė se Danimarka dhe Norvegjia janė mė tė dobėta se vendet e tjera nga aspekti, politik, ekonomik dhe ushtarak, nė lojė mbeten Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Kanadaja dhe Rusia. Amerika dhe Kanadaja janė dy vende tė afėrta me njėra tjetrėn dhe me marrėdhėnie shumė tė mira. Kėshtu qė duket se konkurrenca e vėrtetė do tė pėrjetohet ndėrmjet Amerikės dhe Rusisė. Por ndėrkaq janė zhvilluar edhe vizitat e rėndėsishme tė kohėve tė fundit tė Kinės nė Islandė dhe Suedi. Dhe kjo ėshtė njė temė qė duhet marrė patjetėr nė konsideratė.
Kina tregon interes pėr kėtė rajon, edhe pėr “burimet” dhe “transportin”, edhe pėr “sigurinė nė Paqėsor”. Pekini, nėse bėhet i fuqishėm nė rajonin Arktik, e di qė do tė sigurojė tė tre elementet; “sigurinė,vazhdueshmėrinė dhe ēmimin e lirė”. Nė Kėshillin Arktik qė do tė pėrcaktojė drejtimin e zhvillimeve nė rajonin e Polit tė Veriut, gjenden 8 vende anėtare. Kėto janė; Kanadaja, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Rusia, Norvegjia, Finlanda, Suedia, Islanda dhe Danimarka. Nė Kėshill, Grėnlanda dhe Ishujt Faroe (Ishujt e Deleve) pėrfaqėsohen nga ana e Danimarkės. Kina, kohėt e fundit ka filluar tė krijojė marrėdhėnie diplomatike me Kėshillin nė fjalė. Udhėheqja e Pekinit, duke marrė statusin e “vendit vėzhgues”, mundohet tė fitojė njė pozitė nė lidhje me temat e Arktikės.
Parashikime tė ndryshme, fokusohen nė probabilitetin qė nė kėtė rajon ndodhen 900 miliardė fuēi nafte tė papėrpunuar dhe rezervat e 500 trilion metra kub gazi natyror. Kėto rezerva pėrbėjnė 22% tė rezervave tė pėrdorshme nė rruzullin tokėsor. Bėhet fjalė, pėr 13% tė naftės dhe 30% tė gazit natyror botėror; shifra kėto pėr tė cilat mund tė kryen krime...
Pėrpjekjet e Rusisė qė filluan nė vitet e carizmit pėr tė qenė sovran nė kėtė rajon, u balancuan me konkurrencėn e Anglisė. Me marrėveshjen e nėnshkruar ndėrmjet Londrės dhe Moskės nė vitin 1825, rajoni u nda nė sektorė. Nė vitin 1867 Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kėrkuan Alaskėn nga Rusia. Me dorėzimin e Alaskės Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, konkurrenca nė rajon u bė edhe mė e zjarrtė.
Nė tė dyja luftėrat botėrore, ngjarjet nė Lindjen e Mesme, Kaspik dhe Azinė Qendrore, bėnė qė vėmendja e opinionit publik dhe shoqėrisė ndėrkombėtare tė largohet nga rajoni i Polit tė Veriut. Por nė vitet 1950, nė masat qė lejonte pozicioni i afrimit gjeografik, filloi pėrsėri njė konkurrencė. Nė periudhėn e Luftės sė Ftohtė, rėndėsia e rajonit Arktik u kufizua me armėt bėrthamore, sistemet e mbrojtjes ajrore dhe teorisė sė goditjes sė parė. Por pas rėnies sė Bashkimit Sovjetik, nė vitet 2000, Vladimir Putin rajonin Arktik e pėrfshiu pėrsėri nė agjendėn e Kremlinit. Rusia, pretendimin pėr tė drejtėn mbi rajonin e bazonte nė Konventėn e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara mbi tė Drejtėn e Deteve. Sipas konventės sė pranuar prej mė shumė 150 vendeve Zona Ekonomike Ekskluzive nuk do tė shtrihet pėrtej 200 miljeve detare (370 kilometra) nga vija e bregdetit tė vendeve qė kanė dalje nė Detin e Ngrirė tė Veriut. Rusia, sot duke u nisur nga konventa e sipėrpėrmendur, pėrmend pretendimet nė lidhje me zonėn ekonomike ekskluzive dhe veēoritė gjeologjike tė brigjeve tė rajonit Arktik. E thėnė ndryshe, Rusia mundohet tė zgjerojė sa mė shumė qė tė jetė e mundur rajonin ekonomik qė posedon pėrgjatė gjithė bregut tė rajonit nė fjalė.
Po nė tė njėjtėn mėnyrė, edhe Danimarka me pretendime tė njėjta nė lidhje me Grėnland-ėn, ka bėrė qė Kopenhaga dhe Moska tė bien ndesh nė lidhje me temėn e rajonit qė njihet si Lomonossow. Nė lidhje me kėtė mosmarrėveshje, specialistėt preferojnė tė pėrdorin shprehjes si “konflikt rajonal” ose “mosmarrėveshje pėr kufirin”. Rusia, nė vitin 2001, pretendimin pėr tė drejtėn nė lidhje me Polin e Veriut i ēoi nė Kombet e Bashkuara dhe nė korrik tė vitit 2007, duke vendosur flamurin nė Lomonossow, i pėrcolli Kombeve tė Bashkuara prova tė reja. Pritet qė Rusia , nė vitet 2013-2014 ti paraqesė punimet e saj Kombeve tė Bashkuara nė lidhje me hartėn e rajonit Arktik. Me kėtė nismė, Rusia parashikon qė tė “fitojė pėrparėsi nė tė drejtėn e ndarjes sė rajonit”.
Nga ana tjetėr Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, nuk janė palė e Konventės e OKB-sė pėr tė Drejtėn e Deteve. Shtypi amerikan edhe pse disa herė shprehet se Presidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, Barak Obama mund tė hedhė disa hapa nė lidhje me kėtė temė, Republikanėt dalin rreptėsishtė kundėr. Republikanėt i tremben faktit se nėse Amerika pranon konventėn nė fjalė, pėr njė kohė tė shkurtėr, SHBA-ja do tė hyjė nėn kontrollin e Kombeve tė Bashkuara. Disa faktorė qė trajtėsojnė dhe janė efektivė nė konjekturėn e politikės botėrore janė: Kriza ekonomike globale, kėrkesa e lartė pėr energji, ēmimet e larta tė energjisė, pakėsimi i burimeve, detyrimi pėr tė gjallėruar sektorin real, pėrpjekja e ashpėr nė Paqėsor dhe pozicioni nė rritje i Kinės nė tregtinė botėrore... Nėse do ti mblidhnim tė gjithė kėta faktorė, do tė shikojmė re se ujėrat nė rajonin e Arktikut, do tė nxehen sė shpejti... Shpresojmė qė ngrohja globale tė mos shkaktojė edhe ngrohjen e fronteve.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Neferta : 30-05-12 nė 23:36
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė