Shiko Postimin Tek
Vjetėr 11-10-11, 10:05   #4
Neferta
 
Anėtarėsuar: 22-06-09
Postime: 1,545
Neferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėmNeferta i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: ZBULIME: Albana, fshat Ilir nė kufi mes Italisė dhe Sllovenisė, qė admirohej

Zbulohet akti juridik qė shėnon rėnien e Mbretėrisė Ilire




Gėrmimet arkeologjike nė Kalanė e Rozafės nė Shkodėr nga ekspedita shqiptaro-polake kanė nxjerrė nė dritė njė mbishkrim qė mendohet se i pėrket shek. I para Krishtit
Gėrmimet arkeologjike, tė ekspeditės shqiptaro-polake nė qytetin e Shkodrės, kanė nxjerrė nė pah vlerat historikė tė qytetit, i themeluar rreth shekujve V-IV para erės sonė. Ekspedita arkeologjike nė Kalanė Rozafa tė Shkodrės qė nė gėrmimet e para ka hasur nė zbulime vėrtet interesante. Nė oborrin e dytė tė Kalasė, nė njė nga ujėmbledhėsit e saj ėshtė gjetur njė mbishkrim i cili sipas vėzhgimeve tė para tė specialistėve mendohet se i pėrket shekullit I para Krishtit. Ky mbishkrim mund tė jetė i pari dokument i asaj periudhe, pikėrisht kur Shkodra u pushtua nga romakėt qė shėnon dhe shpėrbėrjen e Mbretėrisė Ilire. Shenjat e para tė kėtij zbulimi rreth kalasė sė Shkodrės, sipas drejtorit tė Parkut Arkeologjik, Nikolin Shati, janė ndeshur qė para se arkeologėt tė nisnin gėrmimet, pikėrisht kur administruesit e kalasė po kryenin punimet rutinė pėr pastrimin e njė prej ujėmbledhėsve tė saj. Shkrimi edhe pėr ata qė nuk ishin aspak specialistė dukej interesant, duke e lėnė ashtu siē e kishin gjetur, pa e prekur. Me ardhjen e ekspeditės arkeologjike polako-shqiptare 10 ditė mė parė, u bė i mundur shterimi i ujit dhe krijimi i njė pamjeje sa mė tė qartė tė kėtij mbishkrimi. Gjatė pastrimit tė territorit, kur pamja e tij u bė mė e qartė edhe pėr vetė specialistėt u vu re se ky shkrim ishte shumė i veēantė dhe qė nga vėzhgimet e para mendohet se i pėrket shekullit tė parė para Krishtit. “Ėshtė njė akt juridik qė pėrshkruan kolonizimin romak dhe rėnien e perandorisė ilire, i periudhės sė Augustit. Ky shkrim dhe katėr tė tjerė tė gjetur aty janė dėrguar pėr njė ekspertizė mė tė specializuar nė njė institut arkeologjie nė Francė” – u shpreh drejtori i Parkut Arkeologjik tė Shkodrės, Nikolin Shati. Pėr arkeologėt ky zbulim konsiderohet shumė i rėndėsishėm, pasi periudha e shekullit tė parė p.e.s. dhe shekullit parė tė erės sonė nuk ka patur dokumente tė shkruara. Ky zbulim ėshtė njė nxitje pėr ekspeditėn arkeologjike, qė prej tri ditėsh ka nisur gėrmimet nė kėrkim tė rrėnjėve tė qytetit antik. Aktualisht po bėhen testet e para nė tri pika: nė pjesėn juglindore tė kalasė; pranė xhamisė sė Plumbit dhe nė jug tė saj. Qė nė gėrmimet e para qė janė sipėrfaqėsore arkeologėt kanė parė shenja tė rrėnojave tė qytetit antik. “Kjo jep shpresė qė gjetjet arkeologjike kanė pėr tė qenė tė shumta dhe me vlerė nė drejtim tė plotėsimit tė historisė sė jetės nė kėtė territor”, shtoi Shati.
Zona ku ėshtė bėrė zbulimi
Zona pėr rreth Kalasė Rozafa ka njė kombinim tė rrallė faktorėsh fizikė pėr jetesė. Rrėzė kodrave tė Tepes, nė anėn jugore, materialet arkeologjike fillojnė nga Bronzi i hershėm (2000 p.e.r). Nė shekullin V – IV p.e.r. filloi ndėrtimi i kalasė me gurė ciklopike tė puthitur pa llaē. Nė vitin 181 p.e.r. bėhet Kryeqytet i Mbretėrisė sė Ilirisė, me sundimtar Gentin, dhe kishte njė shtrirje tė madhe nė pjesėn veriore. Gjatė shekullin II p.e.r. nė kalanė e qytetit zhvillohen luftėrat me Romėn dhe nė vitin 168 pushtohet nga Roma dhe bėhet njė nga qendrat e njėsive administrative tė Perandorisė Romake. Me reformat e Dioklecianit bėhet qendėr krahinore. Dhe pikėrisht ky dokument, i cili, sipas specialistėve tė Parkut Arkeologjik dhe Arkeologėve, ėshtė njė Akt Ligjor i asaj periudhe, por fjalėn e fundit do e thotė ekspertiza e institutit tė arkeologjisė nė Francė.
Rikthehen gėrmimet pas 30 vjetėsh
Shkodra ėshtė themeluar rreth shekujve V-IV p.e.r., ndėrsa kalaja nė hyrje tė qytetit ėshtė e vendosur mbi njė kodėr nė njė lartėsi 130 m. Pėr herė tė fundit kjo zonė e rėndėsishme arkeologjike u vu nė shėnjestėr tė ekspeditave 30 vjet mė parė. Qė nga ajo kohė nė Shkodėr nuk u kryen mė gėrmime arkeologjike. Por njė vit mė parė njė profesor arkeologjie nga Polonia, Piotr Dyzcek, shprehu interes pėr tė ngritur njė grup pėr tė nisur gėrmimet nė kėtė qytet. Sipas tij, disa zbulime qė ekspedita e tij kishte bėrė nė Maqedoni dhe Mal tė Zi e kishin drejtuar nė qytetin e Shkodrės. Mbi bazėn e njė projekti, profesor Dyzcek gjeti mbėshtetjen nga qeveria shqiptare nė bashkėpunim me Ambasadėn Polake pėr tė nisur gėrmimet nė Shkodėr pėr njė periudhė 5-vjeēare. Profesori polak i arkeologjisė e prezantoi projektin e tij tė gėrmimeve njė vit mė parė. “Njė nga dėshirat e mia ka qenė gjithmonė qė tė bėj gėrmime nė qytetin e Shkodrės, pasi ėshtė kryeqyteti i Teutės. Shkodra ėshtė njė nga qendrat mė tė rėndėsishme tė ilirėve. Dhe pavarėsisht kėsaj tė dhėne, nė Shkodėr nuk janė bėrė gėrmime pėr periudhėn ilire. Nėse atje janė bėrė gėrmime sporadike, ato i kanė pėrkitur periudhės romake tė vonė. Ne shpresojmė qė nė kėtė zonė tė zbulojmė qytete ilire dhe diēka mė shumė pėr mbretėreshėn Teutė. Janė vetėm pak vjet sundimi, por vepra dhe lavdia e kėsaj gruaje ka triumfuar nė shekuj. Pėr kohėn qė udhėhoqi, ajo rivalizoi perandorinė dhe perandorėt e mėdhenj romakė. Nga gėrmimet tona kemi bindjen se ilirėt kanė jetuar shumė mirė dhe nuk ka diferencė me Romėn pėr nga niveli i jetesės. Deri para pak kohėsh ka mbizotėruar mendimi se ilirėt kanė qenė primitivė dhe kanė qenė grekėt ata qė u kanė imponuar kulturėn e tyre, por unė mund tė them se ilirėt kanė qenė po aq tė zhvilluar.”- pat deklaruar nė njė intervistė tė tij pėr MAPO-n profesori polak, duke parashtruar projektin e tij dhe tė Universitetit tė Varshavės pėr gėrmimet nė qytetin e Shkodrės. E sigurisht teza e profesorit, i cili mendon se gjurmėt e “humbura” tė ilirėve mund tė gjehen nė rrethinat e Shkodrės, ėshtė bazuar nė vite tė tėra studimesh dhe hulumtimesh tė tij jo vetėm nė biblioteka tė ndryshme por dhe gjatė gėrmimeve nė terren. Bashkė me specialistėt polakė grupit i janė bashkuar edhe arkeologė shqiptarė, qė po bashkėpunojnė nė gėrmimet. Ky projekt ėshtė miratuar dhe nga Kėshilli Kombėtar i Arkeologjisė, dhe ėshtė njė iniciativė e Qendrės sė Studimeve Antike pėr Europėn Juglindore nė Universitetin e Varshavės, pėrfaqėsuar nga vetė profesor Dyzcek. Marrėveshja e nėnshkruar ka njė afat 5-vjeēar dhe pasi ėshtė bėrė survejimi nė zonėn e rrastė tė qytetit antik, nga ura e re e Bunės, ura e Bahēallekut deri te Xhamia e Plumbit, ka nisur dhe faza e dytė e projektit, qė janė gėrmimet nė kėto zona. Qė nė sipėrfaqe arkeologėt kanė bėrė zbulime tė rėndėsishme, siē ėshtė mbishkrimi i gjetur dje, por qė mendohet se vlerat arkeologjike janė shtresėzuar, ndaj duhet tė bėhen gėrmime tė thella nga 7-10 metra. Djana Kola, Aida Tuci
Neferta Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė