Shiko Postimin Tek
Vjetėr 10-01-08, 00:59   #42
Arb
 
Avatari i Arb
 
Anėtarėsuar: 09-10-04
Vendndodhja: Little Dardania, NEW YORK
Postime: 11,439
Arb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėmArb i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Raca Shqiptare

Nga Epiri, Etolija e Akarnanija, me kohė u larguan disa Shqiptarė tė ndarė nė dy degė: njėra degė shkoi nė Beoti. Atikė, Negropont dhe n'ishujt e tjerė tė detit Egjé. Pjesa tjetėr, e ftuar prej Despotit tė Misthrės, Manuel Kantakuzenit, kalon gjirin e Korinthit dhe vėndoset nė Moré (1383) 33). Ftesa pėrsėritet nga Despoti i mėpastajshėm Theodor Paleologu dhe numri i familjevet shqiptare shtohet akoma mė tepėr 34).

Shqiptarėt ishin trima e puntorė e prandaj, me fuqin e pushkės dhe me punėn e tyre tė parreshtur, i suallėn dobira tė mėdha vėndit. Perandori Manuel i dytė, thot Vasiliev-i, nė fjalimin e varrimit qė mbajti pėr Despotin qė solli Shqiptarėt, e lavdėron atė shumė pėr kėtė masė me vėnt 35).

Nė kėtė mėnyrė Shqiptarėt u pėrhapėn me shumicė nė tė gjithė Greqin. Nė Moré, kaq i math qe numri i tyre, sa qė njė shkrimtar e diplomat i kohės, Gjergj Phrantzae, si me lot pėr faqe, ankon se nė kohė tė tij, nė gjysmėn e shekullit tė pesmėdhjetė, dy tė tretat e Gadishullit ishin shqiptare me 290 mij vetė e me 30 mij luflarė 36).

Me dukjen e parė tė Tyrqvet ndėr tokėt t'ona, krijohet edhe njė rrugė e ré shpėrngulje pėr Shqiptarėt; shumė familje shkojnė n'Itali, nė Raguzė, Venetik, Rekanatė e Ankonė, por nuk trajtojnė kolonira tė caktuara. Kėto kolonira themelohen mė vonė nė Pulje, Kalabri, e Siqeli, kur rreziku tyrk shtohet e sidomos atėherė kur Heroi i ynė kombėtar ndrron jetė dhe ushtrit e pathyershme tė Sulltanit pushtojnė me radhė tė gjitha kėshtjellat e forta dhe qytetet e lulėzuara.


***

Gennaro M. Monti shkruan: « pushteti i Tyrqvet mė shumė se njė sundim i vėrtetė qe njė sovranitet i lartė 37).» Ka pasur karakter administrativ e ushtarak e prandaj nuk do tė kishte rėndėsi tė madhe pėr historin e racės s'onė, sikur herė pas here mos tė kishin dalė njerz qė gjejnė halėn nė pėrpeq e tė kishin thėnė se tyrqizmi ka lėnė gjurmė tė pashlyershme, se e ka ndryshuar gati krejt gjakun arjan e se ka ērrėnjosur cilsit ario-evropjane nga populli shqiptar.

_____________
33) «Bota Shqiptare», faqe 603 dhe KERSOPOULOS ; «Op. Cit.», faqe 27.
34) VASILIEV : «Op. Cit.», Tome II, faqe 327.
35) VASILIEV : «Op. Cit.», Tome II, faqe 327.
36) «Bota Shqiptare», faqe 603, 604.
37) «Albania», Guida della Consociazione Turistica Italiana, Cenna Storico, faqe 49.
Arb Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė