Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-11-06, 22:51   #7
munti
 
Avatari i munti
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Postime: 493
munti e ka pezulluar reputacionin
Dėrgo mesazh me anė tė  AIM tek munti
Gabim

Pėr Kadarenė dhe Katedralen
U kthyen peticionet. Njėherė e bėn njė pėr Ismail Kadarenė, e mė vonė e morėn edhe Kadarenė edhe e bėn njė tjetėr pėr Katedralen.

Berat Buzhala

Kam menduar se ka mbaruar koha e peticioneve tė nėnshkruara nga intelektualėt. Ky fenomen ka qenė pjesė e pandashme e jona nė vitet e 90-ta, por pėr ēudi ka filluar tė shfaqet prapė.
Herėn e parė, para nja dhjetė ditėsh, disa shkrimtarė dhe intelektualė u pajtuan qė t'i dalin zot, Ismail Kadaresė.
U frikėsuan se akuzat qė po i bėhen nė tė majtė e nė tė djathtė do ta pėrbaltin shkrimtarin mė tė madh shqiptar.
Njėkohėsisht edhe mė tė lexuarin. Tė tmerruar nga sulmet kundėr Kadaresė u ngjallėn pėrkrahėsit e tij dhe rrufeshėm e bėnė listėn me emra dhe e nėnshkruan.
Ėshtė interesant se si ne si shoqėri mobilizohemi shumė shpejt kur janė nė pyetje protestat, peticionet, nėnshkrimet.
Sipas tė gjitha gjasave kėtė shkathtėsi e kemi fituar duke qenė 10 vjet nė gjendje tė gatishmėrisė sė lartė. Kėshtu ngjau edhe me Kadarenė. Mua personalisht nuk mė ka fascinuar peticioni. Pėrkundrazi nė momentin kur atij i dolėn nė mbrojtje, fillova tė dyshoj nėse vėrtet paska diēka tė papastėr tek shkrimtari. Dyshova gjithashtu nė mos vet Ismail Kadare ka kėrkuar ndihmė prej miqve tė tij, sepse fundja a nuk kemi tė drejtė tė gjithė tė japim opinione pėr ēdo gjė nė botė. Nėse ėshtė e kundėrta ēfarė kuptimi ka debati, liberalizmi, fjala e lirė. Ismail Kadare mė sė shumti qė mund tė jetė ėshtė njė shkrimtar i madh, por qė nė kontekst global ne duhet ta pranojmė qė ai nuk i ka dhėnė ndonjė gjė deficitare planetit tonė. Pajtohem qė shkruan mirė, ose mund ta cilėsojmė edhe mė tutje - shkruan shumė mirė. Kaq.
Nė botė sulmohen edhe figura tė tjera qė janė shumė mė specifike se Kadare. Ta zėmė tallen me Krishtin,Muhamedin, Budėn, Nėnėn Terezė e mė shumė kėnd tjetėr. Madje disa prej talljeve qė bėhen me ndonjėrin prej figurave qė pėrmenda kanė ēmim jashtėzakonisht tė lartė
- shkaktojnė dridhje politike - edhe viktima.
Mirėpo as numri i viktimave e as luftėrat nuk janė arsye qė dikush tė mos e thotė mendimin. E aq mė larg kur ajo qė thuhet mund tė jetė e vėrtetė.
Duke i lėnė anash tė gjitha kėto, shtrohet pyetja pse duhet tė insistohet pėr njė konsensus pėr tė rėnė nė dashuri i gjithė kombi me Kadarenė, i cili, pėr mendimin tim, sapo e bėri njė gabim tė mėrkurėn kur bashkė me njė tufė intelektualėsh nėnshkroi njė peticion drejtuar institucioneve tė Kosovės pėr tė pėrshpejtuar procedurėn pėr fillimin e punėve nė ndėrtimin e Katedrales.
Kaq banal sa peticioni i parė ėshtė edhe ky i dyti. Ky akt si dhe ideja e pėrdorimit tė objekteve fetare pėr ta pėrmirėsuar, ndryshuar ose paraqitur ndryshe njė popull tingėllon nė kundėrshtim me frymėn kristiante. Kjo do tė duhej tė fyente secilin besimtar qė ėshtė rritur dhe edukuar nė frymė religjioze. E mbaj mend kur ėshtė ndėrtuar njė kishė nė fund tė viteve tė 80-ta nė fshatin Dobėrdol. Ndėrtimi i asaj kishe paraqiste problem, sepse shteti i atėhershėm komunist promovonte ateizmin si ushqim shpirtėror,kurse intelektualėt e asaj kohe frikėsoheshin t'i prinin kėsaj iniciative qė mund t'u kushtonte nė karrierė. Mirėpo projekti megjithatė u realizua, sepse komuniteti i atij fshati dhe fshatrave pėrreth e demonstruan, edhe me nėnshkrime, se vėrtet kanė nevojė pėr njė tempull religjioz.
Pra e nėnshkruan kėrkesėn pėr ndėrtimin e kishės dhe ia dorėzuan autoriteteve tė atėhershme komuniste. Pėr dallim prej nėnshkrimit tė tashėm pėr Katedrale, atėherė nėnshkrimi ka qenė i imponuar nga nevoja qė ndienin fshatarėt pėr ndėrtimin e njė kishe. E tash ky nėnshkrimi
i fundit ėshtė njė farsė. Si mund tė mos jetė farsė kur aty kanė vėnė nėnshkrimet persona shumica prej tė cilėve asnjė lidhje nuk e kanė me Prishtinėn, e besa as me religjionin nė pėrgjithėsi. Si mund tė shpjegohet ky fenomen nuk e kam tė qartė, apo ndoshta ata qė nuk janė pjesė e Prishtinės po ndiejnė nevojė shpirtėrore pėr ta pasur njė Katedrale nė Kryeqendrėn e Kosovės, sepse me telepati do tė vijnė tė shohin meshėn e sė dielės ose tė rrėfehen nga prifti i kishės.
Gjėja qė mė ka pėlqyer mė sė shumti nė tekstin tė cilin e kanė nėnshkruar intelektualėt, ėshtė pjesa ku ata e shprehin revoltėn. Thonė se ndihen tė fyer se si nė oborrin ku ėshtė planifikuar ndėrtimi i Katedrales ėshtė shndėrruar nė autoparking. Sikur vetėm pak ta pyesnin vetėn do ta gjenin arsyen e vėrtet pse ai parking qėndron aty. Sepse nuk ka tė tillė nė qytet. Prishtina vuan nga mungesa e hapėsirave tė lira pėr parking, ndėrsa nuk vuan nga mungesa e njė kishe tė madhe - qoftė ajo edhe Katedrale. Po tė
ishte e kundėrta moti do tė shkruheshin peticione pėr ndėrtimin e saj, por jo nga ju intelektualė tė dashur – nga qytetarėt.
__________________
--------------------------------------------
\"I sinqerte eshte ai i cili i fsheh veprat e veta te mira ashtu siē i fsheh veprat e veta tė keqija\"
Jakup a.s.
---------------------------------------------
munti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė