Shiko Postimin Tek
Vjetėr 26-01-06, 15:33   #42
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Ora 15:00-Dhjetra-mijera persona kane rrethuar varrin e Presidentit Ibrahim Rugova per t'i dhene lamtumiren e fundit. Delegacionet e huaja kane nderuar per here te fundit ne varrin e Rugoves dhe jane shperndare, ndersa mijera qytetare presin t'i japin pershendetjen e fundit Presidentit te tyre.

Ora 14:45-KOSOVA I JEP LAMTUMIREN E FUNDIT PRESIDENTIT IBRAHIM RUGOVA Trupi i pajete i Presidentit eshte transportuar ne Varrezat e Deshmoreve ne lagjen "Velania“ ne Prishtine. Arkivoli me trupin e Rugoves eshte vendosur ne banesen e fundit shoqeruar nga te shtena armesh nga trupat e TMK-se.
Varroset mes lotesh dhe dhimbjes mes deshmoreve te Kosoves, Presidenti 61 vjecar, Ibrahim Rugova. Presidenti Ibrahim Rugova u nda nga jeta ne daten 21 Janar nga nje semundje ne mushkeri. Kosova caktoi 15 dite zie ne nderim te Presidentit Rugova. 36 delegacione te huaja, krere institucionale, nderkombetare te Kosoves, dhjetra-mijera qyetare i kane bere homazhe Presidentit Ruova ne Prishtine dhe kane percjelle ne banesen e fundit trupin e pajete te liderit kosovar, Ibrahim Rugova.

Ora 14:35 -Kortezhi mberrin ne varrezat e deshmoreve Ka mberritur ne varrezat e deshmoreve trupi i Ibrahim Rugoves. Nderkohe qe kane mberritur edhe disa delegacione, nderkohe qe jane te pranishem lideret Kosovare te cilet jane duke pritur. Arkivoli ku ndodhet trupi i pajete i Rugoves eshte marre ne krahe nga gjashte trupa te TMK-se.

Ora 14:10-Dhjetra-mijera qytetare ecin perkrah kortezhit ne heshtje . Rruga e cila te con ne varrezat e lagjes "Velania" ne Prishtine eshte plot me qytetare te cilet kane mberritur nga te gjitha qytetet e Kosoves per t'i bere nderimet e fundit Presidentit te tyre. Ne ceremonine e varrimit te kryetarit Rugova po marrin pjese shume delegacione nga e gjithe bota, Shqiperia, SHBA-te, Britania e Madhe, Gjermania, Franca, Austria, BE, Maqedonia, Kroacia, Sllovenia, Vatikani, etj., si dhe emisari special per bisedime Marti Ahtisari, ish- i deleguari i KB-ve per vleresimin e standardeve Kai Aide, ish-PSSP-se Mihajl Shtajner, Bernar Kushner, etj. Varrimi i kryetarit te ndjere Ibrahim Rugova do te behet ne ora 15.00 me nderime te larta ushtarake.

Ora 13:50-Trupi i pajete i Presidentit Ibrahim Rugova eshte levizur nga salla "1 Tetori", ne Prishtine ne drejtim te Varrezave te Deshmoreve ne lagjen "Velania" ne Prishtine. Trupat e TMK mbajne mbi shpatulla arkivolin e mbuluar me flamurin e Dardanise te ndjekur nga famijare, lideret politike kosovare si dhe delegacionet e huaja. ne te dy krahet e rruges jane formuar vargje tejet te gjata qyetaresh qe mbajne ne duar fotografine e Presidentit Rugova dhe lule.

Ora 13:45-Perfundon ceremonia perkujtimore ne nderim te Presidentit Ibrahim Rugova.Pas homazheve te bera nga delegacionet e huaja, fjalimeve te mbajtura nga kryeadministratori, Soren Petersen, kryeministri Bajram Kosumi, Perfaqesuesi i Larte i BE, Havier Solana, Nenkryetari i LDK, Kole Berisha, perfaqesuesi i delegacionit te SHBA, Alfonso Xhekson eshte mbyllur me melodi funebre ceremonia perkujtimore ndaj Presidentit Ibrahim Rugova.

Ora 13:20- Daci: Rugova t'i hodhe themelet e lirise te cilen do t'a ngrejme ne.Ne fjalen e qe ishte edhe fjalimi permbylles i ceremonise ne sallen „1 Tetori“ ku u bene homazhet e fundit per presidentin Ibrahim Rugova, kryeparlamentari Nexhat Daci qe eshte perkohesisht ne funksionin e presidentit te Kosoves, shprehu ngushellimet e tij per familjen Rugova dhe gjithe popullin e Kosoves.
“Kosove e liderit tend, Kosove e luftes, Kosove, keta shpirtra qe prehen ne qetesi, jane fanare te lirise tende. Rugova, ne parajsen ku do te shkosh te presin bashkepunetoret e tu, shpirtrat e qe u flijuan per lirine e atdheut. Shpirtat tuaj do te na prijne ne plejaden finale. O Perendi te lutemi te kujdeseni per kete njeri te paqes. Presidenti yne pushoni i qete ne Parajsen e Qetesise, rrugen tuaj do ta vazhdojme ne. Ju vute themelet qe Kosva te jete shtet i pavarur“.
Me pas ai iu drejtuar edhe paleve te huaja per t’i falenderuar edhe ne emer te Ibrahim Rugoves, per ndihmen qe po i japin vendit.
„I nderuar zoti Petersen. Kosova ju falenderon per ndihmen qe po i jepni popullit. Amerike edhe ty Kosova te eshte mirenjohese per ndihmen e pandalur.
Te gjithe Ju Nderkombetare, na prini ne rrugen e Ibrahim Rugoves“.
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė