Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-07-11, 19:24   #51
hawk
 
Anėtarėsuar: 12-07-07
Postime: 592
hawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithėhawk i njohur pėr tė gjithė
Gabim Titulli: Prishtinė, ku do tė jetė xhamia e re?

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Zanzi/M Shiko postimin
Kemi Blerim Latifin qe dikush e konsideron anti-islam ne anen tjeter kemi Memli Krasniqi qe dikush thot qe eshte besimtar i devotshem musliman.

Me rendesi eshte mire te duhet nje gje: qe shteti eshte laik

Me nje korigjim: besimi eshte ceshtje individuale, identiteti kerkon komunitet dhe shfaqje. Te jesh besimtar i devotshem nuk do te thote te urresh nje besim tjeter, ndersa te jesh anti-islam nenkupton pikerisht urrejtjen. T'i dallojme ceshtjet.

Nese Memli ose Blerimi jane "vegjetarian" nuk ka asnje problem, pasi eshte zgjedhja e tyre, sepse ndjehen mire ne ate zgjedhje. Nese keta dy "vegjetarian" propagandojne publikisht zgjedhjen e tyre - propaganda nuk duhet kuptuar si shfaqje - dhe perpiqen ta mbeshtesin, madje duke tejkaluar ne forme konkurence me zgjedhjet e tjera, ateher ceshtja nuk eshte me personale dhe shkelet ekuilbri i lacizmit ne politike. Blerimi, ne rastin konkret, jo vetem qe nuk shfaq publikisht tendeca besimi mbivleresues, por eshte urryes, pra e ka tejkaluar edhe propaganden.

Kur Memli ose Blerimi do te deklarojne se njera fe nuk eshte e pershtashme - sepse nuk i pelqen ngjyra e librit, etj - natyrisht nuk mund te flitet me per perfaqesim te denje politik.
Ketu po, ka rendesi laicizmi i shtetit, sepse imponon respektin e te gjitha paleve.

Mos te harrojme, gjitashtu, se laicizem ka edhe ne USA, por presidenti betohet mbi Biblen; laicizem ka edhe ne Britani, por monarkia drejton Kishen; laicizem ka edhe ne Itali, por simbolet fetare ndodhen gjithandej neper ambjente publike dhe shume politikane nuk e fshehin perkatesine fetare, madje disa jane praktikant te rregullt; laicizem ka edhe ne Kosove e Shqiperi, por figurat e simbologjise fetare nuk mungojne neper zyrat e institucioneve dhe, ne Shqiperi, neper malet e kodrat e pasurise kombetare te popullit me shtet laik.

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga hawk : 12-07-11 nė 19:31
hawk Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė