Shiko Postimin Tek
Vjetėr 06-08-08, 17:57   #135
lyra2
 
Anėtarėsuar: 28-04-07
Vendndodhja: Aty ku e kam vendin...
Postime: 6,243
lyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėmlyra2 i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ē'fare keni lexuar apo lexoni momentalisht?

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Domira
Sa e lexova nje mesazh te bukur nga nje autor i panjohur. Ka te beje me ate se sa iu japim perparesi gjerave te rendesishme ne jete.
Besoj se do te iu pelqeje.


*
Kavanozi i majonezės dhe dy filxhanė me kafe


Kur gjėrat nė jetėn tėnde bėhen barė e rėndė pėr ty dhe nuk mund tė ia dalėsh, kur dita prej 24 orėve nuk tė mjafton atėherė kujtoje Kavanozin e majonezės dhe dy filxhanėt me kafe:
Njė profesor qėndronte para studentėve tė tij tė filozofisė me disa gjėra tė vendosura mbi tavolinėn e tij. Kur filloi ligjerata, ai ngriti lartė njė kavanoz maojnezi tė madhe, tė zbrazėt dhe nė qetėsi tė plotė filloi tė hedhė nė te topa golfi, derisa e mbushi plot.
Pastaj profesori i pyeti studentėt se a ishte e mbushur plot kavanozi me topat e golfit. Studentėt u pėrgjigjėn se kavanozi ishte plot.

Profesori pastaj e ngriti njė kuti me guralecė dhe i derdhi nė kavanozin e majonezės. Pastaj e shkundi lehtė kavnozin. Guralecėt mbushėn hapsirėn nė mes tė topave tė golfit. Ai i pyeti studentėt pėrsėri nėse kavanozi ishte i mbushur plot. Studentėt pėrsėri vėrtetuan konstatimin e profesorit.

Tani profesori ngriti njė kuti me zallė dhe e derdhi nė kavanoz. Zalli e mbushi hapsirėn e mbetur nė kavanoz. Ai ju drejtua me tė njejtėn pyetje studentėve se a ishte kavanozi i mbushur plot. Studentėt njėzėrit u pėrgjigjėn, po.
Pastaj profesori nxorri dy filxhanė me kafe qė i kishte nėn tavolinė dhe i derdhi nė kavanoz. Kafja e plotėsoi efektivisht hapsirėn nė mes tė guralecėve e zallit. Studentėt nisin me qeshė.

Derisa e qeshura i kishte pėrfshi studentėt, profesori iu tha, dėshiroj qė tė paramendoni se ky kavanoz paraqet jetėn tuaj.

Topat e golfit paraqesin gjėrat e rėndėsishme nė jetėn tuaj, si familja, fėmijėt, shėndeti dhe gjėrat tjera tė cilat i ruani me pasion nė zemrėn tuaj. Ato paraqesin gjėrat tė cilat do tė mjaftojnė qė tė mbushin dhe ta pasurojnė jetėn tuaj edhe sikur cdo gjė tjetėr qė keni nė jetė tė ju humbi.
Guralecėt paraqesin gjėrat tjera si shtėpinė, punėn, automobilin.
Zalli paraqet tė gjitha gjėrat tjera-gjėra tė vogla.
Profesori vazhdoi, nėse do tė vendosnit sė pari zallin nė kavanoz , nuk do tė kishte vend pėr guralecė dhe pėr topat e golfit.
E njejta gjė ndodh edhe nė jetė. Nėqoftėse ju do tė shpenzoni energji dhe kohė pėr gjėra tė vogla, nuk do tė keni vend pėr gjėrat qė janė tė rėndėsishme pėr ju.
Prandaj bėhuni tė kujdesshėm pėr gjerat qė janė tė rėndėsishme pėr lumturinė dhe kėnaqėsinė tuaj.
Kaloni kohėn me fėmijėt tuaj. Ftojeni partnerin pėr darkė. Pėrkushtoju gjėrave qė tė sjellin pasion.
Ke mjaft kohė pėr tė pastruar shtėpinė dhe gjėrat tjera tė cilat janė mė pak tė rėndėsishme.
Pėrkushtoju sė pari “topave tė golfit”- gjėra tė cilat vėrtet kanė rėndėsi.
Rivendos atė qė ėshtė e rėndėsishme nė jetėn tėnde. Tjerat janė vec zallė.
Njėri prej studentėve ngriti dorėn dhe pyeti se cfarė paraqet kafja.
Profesori buzėqeshi dhe tha, gėzohem qė e shtrove kėtė pyetje.
Kafja tregon se, sado tė tensionuar dhe tė ngarkuar tė ndjeheni nė jetė, gjindet gjithmonė vend pėr tė pi kafe me njė mik.
Tregim inreresant Domira,e kam pas lexuar edhe me heret diku,nuk me kujtohet,faleminderit :)
__________________
...

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga lyra2 : 06-08-08 nė 17:59
lyra2 Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė