Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-02-05, 07:02   #1
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim FIGURAT E QMUME KOMBTARE

Kumtese nė:
Akademinė pėr tė Djathtėn Shqiptare - Hamburg, Qershor 2004




KAPIDAN DR MARK GJON MARKU UDHEHEQES I LUFTES PER SHQIPERIN ETNIKE



Pak gjenealogji

Kur Principatat Arberore me qender ne Durres, Shkoder e Arte filluan dobesimin e tyre, kur shteti i Gjergj Kastriotit filloji te bije pas vdekjes se Gjergjit ne vitin 1468
, kur Dukagjinasit u dobsuan tejmase, me depertimin e osmanlive ne viset Arberore filluan shperngulje masive dhe levizje te medha te popullates Arberore pertej viseve te Adriatikut. Por njeri nga vellezerit e Lek Dukagjinit konkretisht Pal Dukagjini me teper i pelqeu shkrepat kreshtat dhe ato bjeshk te bukura te Mirdites Kreshnike dhe u vendos njeher e pergjithmon ne Gryk te Oroshit, ne ate gryke ku per pes shekuji, shqiptaret ne Mirdite qendruan me nje heroizem te papar. Dhe nga Pal Dukagjini rrjedh familja e Kapidan Mark Gjon Markut udheheqesit trashegimor te Krahines se Mirdites. Kjo gjeneologji duket kronologjikisht ne ket menyr. Pal Dukagjini, i biri Kol Pal Dukagjini, nga Kola rrjedh Mark Kol Pal Dukagjini, nga Marku rrjedh Gjon Mark Kol Pali apo Gjomarku I (I pare), nga Gjon Marku I rrjedh Marka Gjoni I, nga Marka Gjoni I i pare rrjedh Gjon Marku II, nga Gjon Marku II rrjedh Llesh Gjoni I. Me pas trungu gjeneologjik i kesaji familje arberore ndahet ne tri pjes. Preng Lleshi, Lleshi i Zi dhe Dode Lleshi. Nga familja e pare e Preng Lleshit qe njeherit trashegon deren e Gjon Markut sepse ishte vellai i pare rrjedhin Dod Prenga, Nikoll Doda me vone Dod Doda dhe Bib Doda e nga Bib Doda rrjedh atdhetari Prenk Bib Doda. Me vrasjen e Prenk Bib Dodes i cili nuk len pasardhes drejtimin e udheheqjes se deres se Kapidanit te Mirdites e merr barku i Lleshit te Zi ku pason kjo renditje Mark(Mar) Lleshi, Ndue Lleshi, dhe Dod Lleshi,nga Mark(Mar) Lleshi do te rrjedh Gjon Mark(Mar) Lleshi,e nga Gjon Mark Lleshi do te rrjedhin Llesh Gjoni,Marka Gjoni, Ndue Gjoni,dhe Ded Gjoni,ndersa nga Llesh Gjoni do te rrjedh Dod Lleshi dhe Preng Lleshi, nga Marka Gjoni do te rrjedh Gjon Marka Gjoni,e nga Ndue Gjoni, Lleshi e Kola, nga Dod Lleshi Frrok Doda e Zef Doda, nga Prenk Lleshi Nikoll Prenga, Nga Lleshi e Kola Ndoi Gjoni e Kola, ndersa nga Gjon Marka Gjoni rrjedhin pes djem i pari kapidan dr Mark Gjon Marku, i vrare ne lufte kunder komunizmit i dyti kapidan Ndue Gjon Marku, i cili e udhehoqi per gjasht muaj luften antikomuniste ne Mirdite dhe per 45 vjet Bllokun Kombetare Independent dhe kapidan Llesh Gjon Marku i vrare ne lufte kunder komunizmit si dhe dy vellezerit me te vegjel Deda dhe Nikolla. Dhe kur shikon se te gjith keta kapidana te Mirdites preji Pal Dukagjinit e deri ne ditet e udheheqsit te luftes per Shqiperin Etnike, Kapidan Dr Mark Gjon Markut ēdo brez u vra ne mbrojtje te atdheut ne luftera te ndryshme. Japim faktet e pahmohushme: Rreth vitit 1500 Gjon Marku I ka nxjerr autonomin e Mirdites, Mark Gjoni ne vitet 1600 ka perzen agjentet e Begollit prej Mirdite, Gjon Marku i dyte ka mbet ne lufte ne rreth te Peqinit ne vitin 1775, Llesh Gjoni I ka bashkue Fandin me Mirdit dhe esht vra preji turqeve, Prenk Lleshi ka vdek ne vitin 1815 preji plageve te marra ne lufte kunder Malit te Zi, Dod Prenka ka vdek ne Kotorre i helmuar nga turqit, Bib Doda ka vdekur ne Shkoder i Helmuar preji Turqeve, Prenk Bib Doda esht vra ne afersi te Lezhes nga te shiturit qe ishin ne sherbim te sllaveve, Lleshi i Zi ne vitin 1812 ka marre Dibren tue que Mirditen ne pes bajrak dhe ka bashkue bashk me Mirdite edhe kater bajrakt e Lezhes tue ba Mirditen ne 12 Bajraqe. Esht vrare preji sherbtoreve te Turqis. Ne lufte per mbrojtjen e dinjitetit kombetare kjo familje kapidanash ka dhen edhe Mark Lleshin, Ndue Lleshin e Dod Lleshin. Gjithashtu ne mbrojtje te nderit dhe dinjitetit kombetar nga kjo familje jan vrar edhe Llesh Gjoni e Ded Gjoni, Frrok Doda, Nikoll Prenga e deri tek udheheqesi i luftes per Shqiperin Etnike kapidan dr Mark Gjon Marku i cili u vra ne naten ne mes te 13 e 14 Qershorit 1946, dhe me von heroikisht do te bie ne vitin 1947 edhe vellai i tret i kapidan dr Mark Gjon Markut kapidan Llesh Gjon Marku.
Nga ky pershkrim i shkurter gjeneologjik del se familja e Kapidanave te Mirdites preji Pal Dukagjinit e deri tek Kapidan dr Mark Gjon Marku per 500 vjet ishin ne sherbime te mbrojtjes se identitetit kombetare qe u rrezikue dhe erdhi deri ne prag te shkaterrimit nga pushtuesit e ndryshem aziatik e karpatian te perkrahur nga shqipfolsit e ndryshem qe ishin te mjer shpirterisht dhe te shitur poshtersisht.

Jeta dhe veprimtaria atdhetare e kapidan dr. Mark Gjon Markut

Ne vitin 1913 ne kullen e kapidan Gjon Marka Gjonit ne gryk te Oroshit te Mirdites u lind djali i pare te cilin e pagzuan me emrin Mark. Aty u lind nje kapidan i ri nje atdhetar i cili do te qendroji per vite te tera ne balle te luftes si drangua per Shqiperin Etnike. Marku u edukua ne frymen kombetare. Ai urrit ne kullen e Kapidanave te Oroshit te Mirdites, ne kullen ku per shekuji me radhe u ruajt kanuni dhe tradita me parimet e mirnjohura Shqiptare nder bes e burrni. Marku e rriti shtatin ne shkrepat dhe malet kreshnike, te Mirdites martire ku u ballafaqua me keto vyrtyte te shenjeta, kombetare te trasheguara brez pas brezi. Mesimet e para kapidan dr. Mark Gjon Marku i mori ne Orosh te cilet u pasuruan me vone me driten e diturise ne qytetin e lashtesis dhe kultures shqiptare, ne Shkoder, por duke par se Shqiperis i nevoiten njerezit e shkolluar, ne vitin 1931-38 kapidan dr Mark Gjon Marku do ti vijoji studimert Univerzitare ne fakultetin e Drejtsis ne univerizitetin e Romes ku edhe do ta merr titullin doktor i drejtsis. Ky bagazh diturie i kapidan dr. Mark Gjon Markut u pasurua me mesimet e tradites qe i mori ne kullen e deres se Kapidanit ne Orosh te Mirdites dhe plotesisht u kompletua ne te gjitha aspektet per ti prir Luftes Per Shqiperin Etnike.
Miku i Kapidan dr. Mark Gjon Markut, shkrimtari dhe atdhetari profesor Ernest Koliqi ne nje shkrim botuar me rastin e 25 vjetorit te renjes heroike te Kapidan dr. Mark Gjon Markut, aji do ta vlerson ne ket menyre ”Markun e njofa kure ishte student njezetekatervjeēar, ne Rome.Me bani pershtypje qpreji takimeve te para, pjekunia e mendes se ti, nje pjekuni ku ne nje squeti natyrore, plote vetdie per poziten e veqant krahinore ne shoqnin shqiptare,shartoheji pamja e gjan realistike eproblemeve, te kohes prandaji edhe kuptimi, i nevojes mu inkuadrue me qellime, e drejtime ne jeten e pergjithshme kombtare. Kapidani i ri me moshe edhe me mendesi, ashtu mu duke ashtu edhe e tregoji veten, Mark Gjomarkaj me von”. Dhe vauzhdon me tutje profesor Ernest Koliqi ”Kurr ne bisedime te denduna me mue, Marku nuk siperqmonte prejardhjen e ti, nga nje der Eprore, -Dera e Kanunit te Lek Dukagjinit, e njoftun gjithkund dhe enderueme sidomose ne Gegni. Mua mu duke se ajo prejardhje disi e shqetsonte, ndoshta tuteji se nuk do te mundte mu tregue, ne naltsin e duhun, kur ti vinte radha e prijes, si trashegimtar i kapidanave te Mirdites. Shifeji qartas se ndjenjen e detyres se prijes, e kishte thell te ranjosun ne shpirt. Ajo ndenj s'ishte per te shkake i shprazet krenije, por shtytje mu naltsue ne vepra te mbara per fis e komb.”
Dhe kur nje tymnaji e zbeht filloji ta pershkrueji qiellin e kulluem te Shyqpnis. Ne ket shtrengat politike jetonte edhe Kapidan dr Mark GjonMarku, derisa Italia me 7 Prill 1939 zbarkoi ne Shqiperi. Shqiptaret mbeten si peshku ne zalle, pa kurrfare drejtimi politik, prandaji edhe pa kurrfare lidhje me njani tjetrin. Por Kapidan Mark Gjon Marku, qyshe sa ishte ne studime ne Rome kishte krjue lidhje te ngushta me personalitete te ndryshme politike, e intelektuale te emigracionit te asaj kohe,dhe nuk e kishte te veshtire qe te kontaktoji me ata kur u kthyen ne Shqiperi. Ne radhe te pare me Mustafa Merlika Krujen, e Profesor Ernest Koliqin, per te mundur te shpetohet e pamundura. Po ate vit 1939 formohet qeveria e pare me Shefqet Verlacin kryetar e profesor Ernest Koliqin minister i arsimit, i cili ne kohen e volitshme posa Kosova u bashkue me Shqiperin, Ernest Koliqi shpejtoji me e fute arsimin ne ate kend te Shqiperis, mjafte te varfer ne pikpamje arsimore, i cili e krijoji Gjimnazin e Prishtines te cilin e mbushi me arsimtar shqiptare, me drejtor, shqiptarin nga Kosova, profesor Rexhep Krasniqin. Ketu u be nje hape i madh dhe i menēur per ēeshtjen kombetare. Pa e ndale vrullin Ernest Koliqi krijoi Institutin e Studimeve Shqiptare, duke mbledhur ne gjirin e saj personalitetet me te shquara te inteligjences se kohes. Kendej filloj zgjimi i ndergjegjes kombetare. Mbas Qeveris se Verlacit erdhi ne fuqi Qeveria qe udhehiqeji nga Mustafa Merlika Kruja, e cila u formue ne vitin 1941, patriot i cilsuem e intelektual i njoftur, tradicionalist i shquar, atdhetar i dalluar i cili e mbushi Kosoven me nenpunsa Shqiptar. Minister i Arsimit ne ket periudh ishte Xhevat Korēa i cili e perhapi arsimin ne Kosove, me shkolla te reja. Mark Gjomarku per moshen e re qe kishte. 28 vjeēar, e drejtonte Ministrin e Mbrendshme me nje kompetenc te rralle e fitoj simpatin e te gjithe nenpunsave. Pasiqe ne ket kohe Kosova ishte bashkua me Shqiperin kapidan Mark Gjon Marku shkoji ne Kosove se bashku me koleget tjer ne vitin 1943 me shqyrtue situaten e atjeshme, me kotaktue me nenpunsa si dhe me popullin shqiptar te Kosoves. Posa u kthye nga Kosova Kapidan Dr Mark Gjon Marku me plote entuziazem deklaroji: “PA KOSOVEN SHQIPNIA KA ME QEN GJITHMON E SAKATUME”. Dhe derisa gjaku vlonte ne zemrat e patriotve shqiptare per indipendenc kombetare e ket iniciativ e kishte filluar Mustafa Merlika Kruja me shoke. Mbas Mustafa Merlika Krujes erdhi ne fuqi kryeminister Maliq Bushati e Kapidan Dr Mark Gjon Marku, Minister i mbrenshem. Kjo qeveri u formue ne vitin 1943. Preji kendeji filluan kerkesat e hapta per pavarsi shtetrore, prandaji atdhetaret shqiptare ariten qe kompetencat shtetrore po at vit ti marrin ne duart e tyreku e ter administarata shtetrore u kthye ne duar te shqiptarve. Keshilltaret Italian nder dikasteret e ndryshme largohen, xhandarmaria e inkorporuar nen komanden e karabinjeris kthehet ne polici shqiptare. Gjithashtu valonte edhe flamuri shqiptar me shqiponjen dykrenare, pa spatat e fashizmit dhe pa stemen e shpis Savoja. Vetem ushtria mbet e inkuadrume ne ushtrin Italiane. Ne fillim Italianet te shtyre preji antizogistave te egersuem filluan me arrestue zogistat, por Mark GjonMarku kundershtoi rrebtesisht aq sa i shtrengoi Italianet me lirue Lul Kurtin e Matit te shpis se Kurt Bej Qela dhe ish deputetin Ferid Dervishin. Ne veren e vitit 1943 nje fuqi Shqiptaresh mesyen Burrelin, por nuk mbujten me thye rezistencen e Karabinjeris. Italianet vendosen ta dergojn ushtrin per me shtrue Matin, por kapidan Mark Gjon Marku i perballoi atyre situatave duke i then Italianve: “Po te hini ne Mat me kini kundra” e ushtria Italiane u kthye mbrapsht. Nje akt krenarie e burrerie shqiptare. Kapidan dr Mark Gjon Marku edhe pse ishte minister i mbrendhsem ju kishte shtrir doren edhe kundershtarve politik, aq sa me iniciativen personale nxorri preji burgut te Tiranes Zef Palin antar i Qendrorit te Ballit kombetar. Pore nje rast mjaft delikat ju paraqite Kapidan Mark Gjon Markut, minister i mbrendshem ne vitin 1943 kur i Dibrani Majhor Pustina largohet preji Berlinit, ku ishte dergue ne cilesin e nderlidhesit te ushtris, por per t'ju largue arrestimit kthehet ne Tirane me qellim me shkue ne Diber, por i nevoiteshin armet. Duke pare se Kapidan Mark Gjon Marku esht nje atdhetar i devotshem, Masar Pustina merr guximin dhe shkon te kapidan Mark Gjon Marku ne Ministrin e Mbrendshme dhe pasiqe i tregon qellimin e arrattisjes nga Berlini kapidan Markut, i kerkoji armet per vete e shoket. Kapidan Mark Gjomarku u ēudit preji ati guximi te tepruem te Masar Pustines, por nuk u topit. Per nje moment kapidan Mark Gjon Marku u thellue ne kuptimin tradicional te shpis se ti e te lidhjeve tradicionale me veriun e Shqiperis dhe i thote: ”Shko te kuestori Pandeli Papalilo. Aaji ka me tu pergjigj: “Mos u tremb”. Kuestori Pandeli Papalilo, simbas urdherit te Ministrit, i dorzon armet por vetem me nje fishek. Masar Pustina kthehet ne Minsitrin e Mbrendshme e mbasi e falenderon Kapidan Mark Gjon Markun i thot: ”Mire se pushket mi dhave, por me nje fishek. E kapidani i pergjigjet ”Per mos me korit pushken”.
Ne qofte se i hedhim nje veshtrim vrejtes historis te asaji kohe, 1939, kemi per te pa se konsekuencat kane rrjedh te padiskutushme preji regjimit te meparshem dhe se figurat e ndritura te patriotve shqiptar Mustafa Merlika Kruja, Maliq Bushati, Ernest Koliqi, Xhevat Korēa, Shuk Gurakuqi, Kapidan Mark Gjomarku e te tje,r te gjetum para faktit te kryer,mbeten si zogjt ne kafaz, pa kurrfar mundesie me than as po ajo. Historia ne qofte se shikohet ne prizmin e relitetit te ngjarjeve te ndodhura ne kohe dhe hapesir ateher ajo gjihmone na transmeton fakte historike te pamohushme te koherave te kaluara, duke i paraqite edhe figura personash qe e kan ndritur historin e kombit dhe te atyre qe nuk kane len gjurm pastertije morale e kombetare.
Ne vitin 1944 ja mberrin ushtria gjermane e me te edhe nje grup Shqiptaresh nga Kosova ne krye me atdhetarin Xhafer Deven. Kapidan dr Mark Gjon Marku duke e konsideruar faktin historik se Gjermanet na kishin dhurue Kosoven e jo Italianet, me shkue kundra tyre do te thot me mohue Kosoven. Me ket bindje te thell e te ndergjegjshme vendos dhe shkon ne Tiran me ra ne kontakt me komanden ushtarake Gjermane e me te me shqyrtue probleme mjaft te nderlikueme te kohes. Atje ne Tiran esht prit me nderime dhe gjermanet jane binde se kishin te bejn me nje personalitet poltik te radhes se pare, prandaji caktuen nje bashkpunim reciprok duke i vue ne dispozicion nje batalion luftetaresh besnik, 350 Mirditase me kushte qe mose me i perdor Gjermant ne aksione te ndryshme ushtarake. Me ate batalion kapidan Mark Gjon Marku siguroji hapjen e KUVENDIT KUSHTETUES NE TIRAN ne vitin 1943. Ky kuvend u hape me 23 tetor 1943 ne ish pallatin e ri Mbretror ne rrugen Tiran-Elbasan. Sipase rregullave te kuvendit kushtetues kombetare, ne te cilen per her te pare moren pjes perfaqesues te zgjedhur te krahinave te ndryshme shqiptare jashte kufinjeve te Shqiperis, te shkeputura padretesisht nga shteti ne vitin 1913, u zgjodh kryesia e perber nga Lef Nosi kryetar,kapidan dr Mark Gjon Marku nenkryetar dhe dr Rexhep Krasniqi po ashtu nenkryetar. Me shkuarjen e Lef Nosit ne keshillin e nalt te Rexhences, ku merrnin pjes edhe Mehdi Frasheri, Pater Anton Harapi dhe Fuad Dibra dhe po te njejten dite qe duhet te zgjidhej edhe atdhetari Idhomen Kosturi preji Korēes kryetar,ate e vrane pansllavistet komuniste,ndersa kapidan dr Mark Gjon Marku nga respekti qe kishte per Kosoven Martire ja leshoji vendin dr Rexhep Krasniqit qe te behet Kryetar I Kuvendit kombetar Shqiptar.
Kuvendi Kushtetues Kombetar, i cili u sigurua nga 350 Mirditas te ardhur enkas per ket ngjarje ne Tiran, mori keto vendime:
1.Anulimi i statusit qe kishte kaluar Shqiperia gjate okupacionit Italian dhe Rishpallja e Pavarsis Shtetrore Shqiptare.
2. Anulimi i kushtetutes dhe i te gjitha ligjeve te imponuara gjat okupacionit dhe kthimin e statusit ligjor te pavarsis.
3. Edhe per kunder pranis se Ushtris Gjermane ne tokat Shqiptare u be shpallja e Neutralitetit Shqiptar.
4. Ne mbeshtetje te kerkeses se njezeshme te perfaqesis legale te tokave shqiptare, me deputet nga te gjitha vendet e roberuara dhe ne nje atmosfer te nje entuziazmi te papershkruar u be shpallja e bashkimit ne nje shtet Shqiptar.
5.Zgjedhja e Keshillit te Nalt te Rexhences, si autoritet shtetror suprem, te perber preji Patriotve me te shquar te Kohes: Mehdi Frasheri, Pater Anton Harapi, Lef Nosi dhe Fuad Dibra.
Por mjerishte situata filloji me u keqsue preji perparimit te partis komuniste e cila perbehej prej agjenteve te Titos, Enver Hoxha e Mehmet Shehu, ne pikpamje ideologjike, marksiste dhe ushtarake. Kapidan Dr Mark Gjon Marku e kuptoj tragjedin qe po perplaset mbi Shqiperin dhe ne mars te vitit 1944 e krijoji GRUPIN NACIONAL INDIPENDENT, me qellim me veprue kombtarisht kundra murtajes, (lengat e pasherushme) sllavo-komuniste qe kishte fillue pervlimin e fshatrave dhe qyteteve dhe me von kur ta marrin pushtetin me kerdis popullin me vrasje e vdekje tragjike sa qe me ju dhimt edhe gurit e drurit. Ne fund te vitit 1944 fuqia sllavo-komuniste ju leshue me turr kunder veriut te Shqiperis. Tue shkrume deri edhe dheun e tokes dhe te zotit. Por kapidan dr Mark Gjon Markut nuk ju dridh syri. Ne ate kohe tragjike kombetare aji deklaroj: ”Une ende nuke e kame krye detyren teme ndaji atdheut. Nuk e leshoi Shqipenin dhe nuk i braktis njerezit qe me kan ndjek mebesniki. Do te qendroji me ta e me ta do te vdes ne malet e vendit tem”.
Esht interesant te ceket se si filloji lufta antikomuniste ne Miridt kur komunistet pansllavist tentuan qe ta pushtojn Miridten. Me 10 Qershor 1944 Kapidan Ndue Gjon Marku ishte ne Shkoder. Kapidan Gjon Marka Gjoni e kapidan Mark GjonMarku ndodheshin ne Tiran. Kapidan Ndue Gjon Markut i vije lajmi se preji Burrelit komunistet pansllavist kishin mberritur ne katunin Zajs te Matit, ne kufi me Seliten (Miridt). Kapidan Ndue Gjon Marku aty per aty vendosi te dale ne Mirdite, te leshoji zerin, te beji thirrjen per tu mbledhur rreth tij e ter Mirdita ne luft kunder antikombtarve. Kapidan Ndue Gjon Marku preji Shkodres i telefonon ne Tiran vellait te ti duke i dhen hollesira dhe duke e lajmeruar per vendimin e vet. Ndersa Kapidan Dr Mark Gjon Marku i pergjigjet: ”Ndue qe sot fillon nje kthes e re politike, jo vetem per vendin ton Mirditen, por per tane Shqipnin tone. Fuqia perdhunuse komuniste na kercnon. Ajo poshtnon, dhunon, njollos gjithshka te shejt qe ka shqiptari, ndjenjat e njeriut te thjesht, emnin e tij, vetit e tij, virtytet e pastra morale, familjen, nderin, besen, burrnin e Zotin e madh nuk e njeh per Zot e ne nuk na mbetet tjeter veēse me kundershtu me ate fuqi qe e kemi ne dispozicion. Del ne Miridt i pari e filloja rezistences. Ne ty, sot mbeshtetet fillimi i luftes per liri e ardhmeri. Tu prift e mbara”.
Kapidan Marku kishte nje diapazon te gjer te dituris. Aji vendosi qe se bashku me vellain e tret, kapidan Llesh Gjon Markun ta udheheqe luften per Shqiperin Etnike, ndersa babait te ti, Kapidan Gjon Marka Gjoni dhe vellait te dyte, kapidan Ndue Gjon Markut, u kishte then te dilnin ne Perendim per ti prir luftes nga jasht kunder komunizmit. Ata ishin ndar per her te fundit ne Kastrat me 27 nentor 1944. Pas kalimit ne malet e Mirdites Kapidan dr Mark Gjon Marku kishte emeruar prijesit e ēetave te armatosura ne Miridte me ket perberje: Per Orosh: Llesh Preng Bajraktarin, Bradhosh Mark Gjoken dhe Nikoll Gjet Ndojin; per Spaē :Gjon Dodanin dhe Gjonin e Zi; per Kushne: Ndue Bajraktarin e Pjeter Llesh Gjonin; per Biberr: Marka Jak Bajraktarin e Dod Marka Gjoken; per Fand: Marka Gjok Ndojin e Marka Biben; per Selit: Ndrec Lufin, Geg Borshin; per Rranxe: Gjon Mhillin dhe Lam Dacin; per Malsi te Lezhes: Ndue Llesh Bajraktarin dhe Kol Lushin. Te gjith keta kryetar te ēetave te armatosura vepronin nen komanden e Kapidan dr Mark Gjon Markut, i cili po ashtu ishte ne nderlidhje me krahinat tjera te Veriut si dhe me udheqesit e luftes kunder komunizmit qe zhvillohej ne Kosove.
Kapidan dr Mark Gjon Marku, pas zhvillimit te nje lufte te gjat kunder komunizmit ne malet e Shqiperis, do te bije heroikisht ne nje pyll te Perlatit me 13 Qershor 1946. Pran Markut vdiq Nikoll Perpjetri, djalosh shtatmdhjetvjeēar. Pasiqe Kapidan dr Mark Gjon Marku ishte plagosur ren, aji i urdheron shoket qe mos te bartin me dhe u dorzon shokeve te ti te gjith dokumentacionin qe e kishte me vet. Duke dashur qe mos te bije i gjalle ne duar te komunisteve, aji para se ti bie vetit nje plumb ne balle e vret me fuqin e fundit komandantin komunist dhe me pas veten. Keshtu me 13 Qershor te vitit 1946, plot 58 vjet me pare, ne moshen 33 vjeēare, pas nje karriere te bujshme atdhetare dhe politike do te bije ne fushen e nderit djali i pare i kapidan Gjon Marka Gjonit, kapidan dr Mark Gjon Marku. Me ate rast vajtuan dhe gjemuan edhe zanat e malit dhe drangojt neper te gjitha viset shqiptare ku i thuheji bukes buke e ujit uji. Por me se shumti vajtoji Shqiperia e cila ende sot e kesaji dite po i ndjen plaget e mosrealizimit te projektit te paramenduar, te perpiluar politikisht dhe ushtarakisht, nga Kapidan dr Mark Gjon Marku me shoke per nje Shqiperi te Shqiptareve per nje Shqiperi Etnike.

Kiel (Gjermani), qershor 2004 [/b]


__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė
Nyje Interesante