Tema: Hartim!
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-11-07, 12:23   #15
Artisti
 
Avatari i Artisti
 
Anėtarėsuar: 16-05-05
Postime: 6,480
Artisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėmArtisti i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Hartim!

Isha ende nė shtrat, rrezet e diellit mengjesor depertonin permes dritares dhe me dukej se me thirrnin te dal jashte.Disi nuk kisha vullnet ne ate dite aspak dhe per asgje, deshiroja te rrija ende i shtrire. Xixerrimat e zogjeve e benin ate dite edhe me te bukur, trupi i qershise e cila ishte afer dritares, kishte frutuar dhe ato frute te kuqe me terheqnin edhe me shume te zgjohem.Papritmas degjova zerin e Bakiut.Mendova ku erdhi ky tash te me pengoje ne vazhdimin e mendimeve te mia.Bakiu eshte djali i Axhes, me te cilin kemi bere shume "marrezira" . Edhe sot paska ardhur koha te bejme nje "marrezi", mendova.Vesha pantollonat e shkurt dhe dola, Bakiu ishte i ulur ne shkallet e shtepise.Hej, nuk e di por edhe pse dita kaq e bukur dhe shpresedhenese duket, mua disi po me duket se do te jete nje dite monotone dhe pa asnje akcion.Duke biseduar ashtu, Bleta e cila ishte ne lulet aty afer filloi te fluturonte.Shih i thashe Bakiut, edhe asaj i duket monoton te rrije gjithe diten mbi lule haha.Si per ēudi, Bleta fluturoi rreth Bakiut, mos lėviz i thashe, sulmova Bleten me doren time dhe hopa, Bakiut ne vetull.Bleta me shkathtesin e saj nxorri therrcin dhe shpoi Bakiun ne vetull.Ah, sa keq mendova, Bakiu nuk lejoi veten te shihej zemerimi.Ashtu duke u tallur se koti, degjuam zerat e te rinjeve ne sheshintakimor rinor. Shkojme, kur arritem atje, pamė se aty ishte edhe Sherifi, lėvdaēi dhe ngucakeqi mė i madhi.U ulėm aty pranė dhe shiqonim sesi luanin Basket.Pas disa gjuajtjeve, ky Sherifi kinse i shpėtoi Topi dhe hopa nė vetullėn e Bakiut.Mė qeshej sepse mendoja edhe pse mu duk dita monotone, tė gjitha shenjat po duken se do tė mbetet thellė nė kujtim.Ashtu me mendje duke qeshur por me inat tė madh qė lėvdaēi, ngucakeqi mė lėndoi shokun tim mė tė mirė, mu dashtė tė kėrcej dhe qėllova me plot fuqin qė kisha, Sherifin nė faqe.Flakaresha tė cilėn ia dhashė, bėri qė gjaku i tij tė rridhte nga hunda.Oh zot, tash mė mbyt ky mendova dhe fillova tė iku.Sherifi i ēuditur sesi mora guximin ta qėlloja, u shtangua, pas disa sekondave filloi tė mė ndjek, Bakiu i cili ishte ende i ulur, shtriu kėmbėn e tij, Sherifi mori nė thua dhe u rrėzua.Ne e kishim njė vendtakim toni ku aty nėn hijen e njė molle, njė gjarpėr kishte shtrofullėn e tij, ne luanim me atė gjarpėr kur nuk kishim diēka tjetėr tė bėnim.I thashė Bakiut se tash ėshtė rasti ta tėrheqim deri te shtrofulla qė njėherė e pėrgjithmonė t'ia hjekim hujin e lėvdaēit dhe tė ngucakeqit.Ne vraponim nė drejtim tė shtrofullės, Sherifi pas nesh.Tė gjitha parapėrgatitjet tė cilat i kishim bėrė kohė mė parė, kishim marrė litarė tė ndryshėm, tė luajmė si Tarzani, ishin te molla.Arritėm, Sherifi na u afrua dhe tha, tash nuk keni ku tė ikni, jeni tė humbur ėh, unė isha krejt afėr shtrofullės, lutja Zotin tė mos dalė nė kėto momente gjarpėri, se Sherifi do tė ikte.Mu vėrsul mua dhe mė kapi duart,me kėmbėn e djathtė, qėllova kėmbėt e tij, u rrėzua, Bakiu mori litarin i cili ishte nė degėn e mollės dhe arriti t'ia lidhte kėmbėt, pastaj qė tė dy, arritėm edhe duart t'ia lidhim.Tash mund tė pushojmė pak i thamė njeri tjetrit.Sherifi nga inati dhe krenaria e gabuar qė kishte, bėrtiste dhe na u kėrcėnonte se do tė na sakatojė.Prit edhe pak i thamė sa tė dalė njė peshk i gjatė me therrcin e tij helmues.Nuk dilte gjarpėri, ishim tė djersitur dhe vendosėm tė shkojmė te lumi aty afėr, qė tė freskoheshim pak.Pas disa minutave menduam, shpejt se po tė dal gjarpėri, tranohet Sherifi.Nė momentin kur ne arritėm edhe gjarpėri filloi tė dalė, kishte nuhatur Sherifin hahaha.Filluam tė tregonim me gisht nė drejtim tė gjarpėrit dhe duke treguar i thonim Sherifit se kjo ditė do tė ishte dita e fundit e tij nėse nuk i ndal ngucakeqet e tija. Na premtoi qė kurrė mė nuk do tė na nguc.Unė shkova te gjarpėri, fillova ta lėmojė, Bakiu liroi Sherifin.Pėr ēudi iku pa thėnė asnjė fjalė.

Kėshtu vazhdon edhe mė tutje, fundi ishte se Sherifi i ndali ngucakeqet e tija jo vetėm rreth nesh por edhe rreth tė tjerėve.


Me kėnaqėsi hartimore

__________________
Te jesh i Sinqert,do te thote:
Edhe shokun me te ngusht,
duhet ta kritikosh
---kur e ka keq----
Artisti Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė