Shiko Postimin Tek
Vjetėr 29-11-06, 13:00   #24
LABI
Alone Ranger
 
Anėtarėsuar: 05-01-04
Vendndodhja: Kosove
Postime: 7,487
LABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėmLABI i pazėvėndėsueshėm
Gabim

Perjetimi i enderres , te nates se kaluar dhe interpretimi i saj :

PERJETIMI :

Gjendesha i mbyllur, i ngujuar – i zene peng ne shtepine e gjyshit – ta quaj ashtu nga nje gogol, e qe asnjehere gjate enderres nuk e kam perftyruar imazhin e tij .

Ai ishte jo i dhunshem dhe i heshtur , per dallim nga ajo cfare kemi degjuar nga mitologjite e thurura per ta… Me nje fare menyre nuk disha , sa do te zgjas kjo gjendje ekzistuese ( status qou) pasi qe isha i lire ne tere shtepine e baba gjyshit …

E kisha ne dispozicion tere komoditetin qe ma ofronte ajo ; bejsha tush, ushqehesha , shiqoja TV-ne … mirepo jasht saj nuk me lejohej te dilja !! Nuk dija arsyen e mbajtjes peng ?!

Dhe duke marre per baze natyren e shpirtit tim liberal , ishte krejtesisht e natyrshme – qe une fillova te luftoj gogolin . Mirepo, gogoli ishte i pavdekshem . Rigjenerohej ne cdo vend qe i shkaktoja plage !

Te vetmin kontakt me jasht e kisha – me vllaun e madh , i cili na sjellte racionet e ushqimit … dhe se ai ishte shpresa qe une te lirohem nga ky gogoli per dy arsye :
  • Pasi tek ai gjeja mbeshtetjen morale-besimin.
  • Besushmeria- e nje profesionisti... Kjo ishte me e rendesishme, pasi qe ky ishte mjek …dhe se pika e dobet per te eliminuar gogolin ishte goditja (therja) ne pjesen e caktuar zemres (aty ku behet kalimi i gjakut te paster- pas pastrimit te tij nga gjendja e oksiduar). Kjo ishte e vetmja shprese !
Dhe keshtu tentativa e fundit , ne te cilen mbaja shprese perfundoj.
EPILOGU: Une luftova me gogolin , te cilin beja perpjekje ta mbaja te mberthyer, perderisa vllau, lokalizoj vendin e therjes ne gjoksin e gogolit … Mirepo, fatekeqesisht- aksidentalisht, i tere projeksioni u kthye ne boomerang . Nga e therrura psova une, nga dora vllaut te cilin e dua dhe i besoj shume ..
Natyrisht, e tere kjo ndodhi paqellim … Pasi qe gjate ngerthimit te gogolit nga ana i me, ai ne moment u tjetersua, u unifikua ne veten time – dhe se u devijua caku i perpjekjes-therjes .

Pas vdekjes me doli gjumi , u zgjova nga endrra me te rrahura te shpejta te zemres.

INTERPRETIMI:
Kosova eshte ky ambient i mbyllur. Ne te cilen gjendemi ne , trashegimtaret e eterve te kesaj toke – shqiptaret (dardanet – e ri ). E cila kontrollohet nga nje administrate e huaj, qe per dallim nga ajo para e vitit 1999, eshte me e favorshme , me pak e dhunshme …

Kjo administrate, na lejon te jetojme , na lejon te punojme me ate qe kemi ne dore, te qarkullojme vetem brenda per brenda kesaj hapesire (Kosoves)… E kesaj gjendje ekzistuese (status quo) nuk i shifet fundi !!

Dhe se natyrisht ky popull, siq kemi mesuar nga historia ..dhe nga historia e fundit me e re , deshmitare i se ciles jam edhe vet : filluam t’a luftojme me te gjitha mjetet kete gjendje… me te gjitha format : me diplomaci, negociata , dhe e fundit si zgjedhje tjeter, per dallim nda format e permendura – me mjete te dhunes LUFTE .

Mirepo, tani gjendemi ne epilogun e ketyre perpjekjeve – natyrisht diplomatike… me te cilen historia na ka perpjekur shume here . Keto perpjekje behen nga :

1. Personat qe kane DREJTEN LEGJITIME – perzgjedhje – te besuar nga populli.
2. Legjitimiteti (besueshmeria) ndaj tyre – si te afte dhe profesionist- per te perfunduar kete epilog (per ta goditur nje here e pergjithemon gogolin, e roberise se shqiptareve).

EPILOGU: Tentimi i pare i ketij epilogu- me nje fare menryre ngjau ( u perjetua ) SHTYRJE deri ne fund te zgjedhjeve ne Serbi … Shpresoj, qe turni i dyte i tentatives te mos na ze vetem me OPTIMIZEM- EMOCIONAL – te pa mbeshtetur , por ne PUNE- konkrete , mbi te cilen mund t’a mbeshtetim optimizmin … E jo te behemi gogol te vete-vetes . Jo te shendrrohet ne boomerang .


KONKLUZIONI:
Ky fenomen, enderra , qe na percjelle gjate gjumit- natyrisht jo perhere , eshte nje rezultat i panderprere i punes se trurit – perkatesisht i cipes se tij . Cka do te thote qe ai , s’pushon punuari gjate 24 oreve …mirepo intensiteti i punes se tij , nuk eshte perhere i njejet , ai ndryshon varesisht nga aktiviteti dhe metabolizmi i trupit .

Si ne gjendje te zgjuar, ashtu edhe te fjetur , sistemi nervor – eshte gjithemon aktiv, cka do te thote : cipa e trurit nuk nderpren aktivitetin – madje edhe kur njeriu gjendet ne gjume te thelle … Vete endrrat jane deshmi me e mire e ketij aktiviteti .

Endrrat- krijojne perftyrime joreale te fuqishme … te cilat te cilat shkaktojne dhe ankthin ne disa raste …

Natyrisht, interpretimi i endrres sime ka karakter psikanalitik – dhe ne kete parim, endrra shiqohet si forme e preokupimeve, te cilat ne nje forme apo tjeter, nderlidhen me ekzistimin, preokupimin, permbushjen e epsheve , deshirave te shtypura .

Dhe se keto preokupime,motive, deshira- aktivizohen ne nenvedijen e njeriut- qe ne pamundesi te realizimit ne forme tjeter – shfaqen ne enderr.
Pra, keto preokupime te perditshme , per synimet, deshirat e pa arritura, te pa realizuara, bejne qe te shfaqen ne endrra , ne forma shume te cuditshme, abstrakte, veshtire per t’u zberthyer , interpretuar .
__________________
Ai e shikonte.... ajo JO.... Ai e adhuronte.... ajo JO... Ai e donte.... Ajo JO.. Erdhi nje ēast dhe ai e harroi.. Ajo JO !
----------------------------------------------------
Femra ideale eshte ajo femer , qe eshte e vetedijshme qe mashkulli ideal s'ekziston dhe anasjelltas....
----------------------------------
Njerzit e rendomte mendojne me mendime te gatshme , madje edhe ndjejne me ndjenja te gatshme !

Be yourself, everyone else is taken.
LABI Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė