Shiko Postimin Tek
Vjetėr 25-08-08, 13:06   #190
Lona
 
Avatari i Lona
 
Anėtarėsuar: 06-12-03
Vendndodhja: tetove
Postime: 3,901
Lona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėmLona i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Lona
Gabim Titulli: Lajme Aktuale....

Korriku ndėr muajt mė tė mirė nė historinė e Aeroportit tė Prishtinės

Prishtinė, 25 gusht - Korriku ishte ndėr muajt mė tė mirė nė historinė e Aeroportit Ndėrkombėtar tė Prishtinės sa i pėrket aspektit financiar, ku ėshtė siguruar njė fitim neto prej gati 1 milion euro, duke ēuar fitimin neto tė kompanisė pėr 7 muaj nė 3.6 milion euro. Sipas njė njoftimi, kjo shifėr pėrbėn rekord nė bazė tė krahasimeve me vitin e kaluar, pasi aeroporti qė tani ka tejkaluar dukshėm fitimin neto tė siguruar pėrgjatė njė viti, gjatė 2007, i cili ishte vetėm 2.8 milion euro. Vetėm nė gjashtėmujorin e parė tė 2008 kompania arriti tė arkėtojė njė fitim neto prej 2.6 milion eurove. "Jemi tė pėrkushtuar nė maksimum qė pėrmes qasjes sė re, gjithmonė nė shėrbime tė konsumatorėve udhėtarėve dhe aviokompanive, ta rrisim sa mė shumė vlerėn e kompanisė. Njėkohėsisht jemi nė pėrpjekje maksimale pėr tė zvogėluar sa mė shumė shpenzimet operative", ka theksuar Agron Musatafa, drejtor menaxhues i aeroportit.

Turqia intensifikon lobimin pėr njohjen e Kosovės

Prishtinė, 25 gusht - Presidenti i Kosovės Fatmir Sejdiu priti sot sekretarin e Shtetit tė Turqisė, Mustafa Sait Yazicog, me tė cilin bisedoi pėr zhvillimet e pėrgjithshme nė vendin tonė, pėr pėrkushtimin qė ka Turqia pėr tė ndihmuar Kosovėn, si dhe pėr bashkėpunimin nė mes tė dy vendeve. President Sejdiu vlerėsoi pas takimit se Turqia ka qenė njė ndėr vendet e para qė ka njohur pavarėsinė e Republikės sė pavarur dhe sovrane tė Kosovės. "Turqia ka njė pėrkushtim tė veēantė nė ndihmė pėr zhvillimim ekonomik, aspekte tė tjera qė kanė tė bėjnė me jetėn e qytetarėve posaēėrisht nė fushėn e bashkėpunimit universitar, nė kulturė, nė mbrojtjen e institucioneve kulturore dhe historike tė kultit dhe forma tė tjera tė bashkėpunimit", theksoi Presidenti Sejdiu. Ndėrkaq, sekretari i shtetit tė Republikės sė Turqisė, tha se marrėdhėniet ndėrmjet Turqisė dhe Kosovės nė aspektin e politikės ndėrkombėtare dhe marrėdhėnieve historike dhe sociale, janė shumė tė mira. "Turqia i ka ofruar Kosovės mbėshtetje nė shumė fusha dhe do tė vazhdojė qė tė mbėshtesė edhe mė tutje", pohoi ai. Z. Mustafa Sait Yazicog tha se nė fushėn e diplomacisė, nė nivel tė Konferencės Islamike, Turqia ėshtė duke u angazhuar edhe mė tutje pėr njohjen e pavarėsisė sė Kosovės nga kėto vende. ?Turqia ėshtė e interesuar pėr ruajtjen e monumenteve kulturore nė Kosovė dhe kemi filluar t?i restaurojmė ato nė projekte tė ndryshme", theksoi z. Yazicog. Presidenti Sejdiu dhe z.Yazicog bėnė tė ditur se Turqia shumė shpejt do tė marrė vendimin pėr ngritjen e pėrfaqėsisė sė saj nė Prishtinė nė nivel tė Ambasadės, ashtu siē edhe Kosova ka marrė vendimin pėr hapjen e Ambasadės sė saj nė Ankara. Duke iu pėrgjigjur njė pyetjeje tė gazetarėve pėr kohėn e emėrimit tė pėrfaqėsuesve tė Republikės sė Kosovės nė misionet tashmė tė dekretuara, Presidenti Sejdiu tha se shumė shpejt do tė bėhet emėrimi i tyre dhe se pėrgatitjet pėr kėtė ēėshtje janė nė fazėn pėrfundimtare. Sekretari i Shtetit tė Turqisė, Mustafa Sait Yazicog, ėshtė takuar edhe me kryeministrin Hashim Thaēi.

Sejdiu: Pakėnaqėsi pėr hezitimin e shteteve arabe pėr tė njohur Kosovėn

Prishtinė 25 gusht - Gazeta autoritative gjitharabe "Al Hayat", redaksia nė Londėr dhe gjashtė botimet nė botėn arabe botuan njė intervistė me Presidentin e Kosovės Fatmir Sejdiu. Me titull "Pakėnaqėsi e Presidentit me hezitimin arab pėr njohjen e shtetit te ri", gazeta citon Presidentin Sejdiu tė ketė thėnė se megjithėse i kupton arsyet e hezitimit tė shumicės sė vendeve arabe, por kosovarėt ndjejnė pakėnaqėsi pasi kanė menduar se shtetet arabe do tė jenė nė krye tė vendeve qė do ta njohin Kosovėn.

Izraeli liroi 200 palestinezė

Jerusalem, 25 gusht - Rreth 200 tė burgosur palestinezė janė liruar sot nga Izraeli, vetėm disa orė para se sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs tė mbėrrijė nė misionin e saj pėr arritjen e paqes. Tė burgosurit arritėn nė Bregun Perėndimor nė Ramallah, pak ēaste pas lirimit, ku u pritėn me thirrje dhe duartrokitje. Izraeli tha se lirimi ishte njė gjest pėrkrahjeje pėr presidentin e moderuar palestinez Mahmoud Abass dhe pėr tė ēuar pėrpara bisedimet paqėsore.

Dhoma e lartė ruse njeh pavarėsinė e Osetisė Jugore dhe Abkazisė

Moskė, 25 gusht - Dhoma e lartė ruse, Kėshilli i federatės, ka vendosur pėr njohjen e pavarėsisė sė Osetisė Jugore dhe Abkazisė, tė cilat gjenden nė territorin e Gjeorgjisė. Nė njė seancė tė jashtėzakonshme, parlamentarėt kėrkuan njėzėri nga presidenti Dmitri Medvedev qė tė marrė kėtė vendim. Votim i ngjashėm pritet sot edhe nė dhomėn e ulėt, nė Dumė. Pas shkatėrrimit tė Bashkimit Sovjetik, nė fillim tė viteve 90 ta, Abhazia dhe Osetia Jugore kanė shpallur pavarėsinė dhe shkėputjen nga Gjeorgjia, por pavarėsia e tyre nuk ėshtė njohur prej askusjt. Nė fillim tė gushtit Gjeorgjia ka ndėrhyrė ushtarakisht dhe ka futur kėto territore nėn kontroll, por mėnjeherė ndėrhynė forcat ruse dhe i dėbuan ato. Qė prej atėherė forcat ruse janė prezente nė territorin e Gjeorgjisė.

Tė paktėn 25 tė vrarė nga njė sulm nė Irak

Bagdad, 25 gusht - Tė paktėn 25 persona janė vrarė dhe 30 tė tjerė janė lėnduar nė njė sulm vetėvrasės nė distriktin e Abu Graibit nė Bagdadin perėndimor. Sulmi raportohet tė ketė ndodhur mbrėme nė njė aheng, ku po festohej lirimi i njė personi nga njė burg amerikan. Mysafirė nė kėtė aheng thuhet tė kenė qenė edhe anėtarė tė njė kėshilli tė sunitėve, qė kundėrshton Al Qaidėn. Mė herėt Al Qaida kishte paralajmėruar anėtarėt e kėtij kėshilli se do sulmoheshin pėr shkak tė bashkėpunimit tė tyre me forcat amerikane.
__________________
Kur me dhe dashurin zbulova jeten, kur te dhashe veten time zbulova lumturin..Uppsss
Lona Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė