Shiko Postimin Tek
Vjetėr 15-07-06, 09:04   #8
Albanalogu
 
Anėtarėsuar: 07-07-06
Postime: 26
Albanalogu i vlerėsuar jo keq
Gabim lufta e tyre

Pse bre dashamirė iu hyni punėve pa punė,hiq pa qenė nevoja.
Ju lutem mos hapni kėso tema provokative e pėr ne irelevante, ngaqėse vetėm qka humbim kohė pa lidhje.Me keso qėndrime antagoniste religjioze ne sikur tė i bimė nė thikė vetės sonė,cėshtjės sonė tė stagnuar.
Ne kinse na duhet tė ecim pėrpara e tė sigurojmė njė ardhmėri tė sigurtė pėr kombin tonė,se pėr aq sa disa kėtu fanatikisht po propagandojnė,mė mirė do tė na bie qė,qė qetash tė ndahemi nė pėrkatėsi etnike tė preferuara,cdokush nė veti, dhe tė e mbyllim kėtė ciklin e shqipėtarisė nė vend.Cka na duhet ai,kur ne nuk sillemi si shqipėtarė tė vėrtetė.Tė tillė siq ishin gjyshėrit e stėrgjyshėrit tanė.Sa po e shoh unė sot,vetėm gjuha,edhepse edhe ajo e influentuar,qė na ka mbetė gjallė.
Njeriu nė jetė duhet tė jet serioz,konsekuent e pragmatik.A aq shumė ndokush idolatron kulturėn arabe,atėherė le tė ckėputet nga trungu ynė origjinal dhe le tė i bashkangjitet asaj.Kush po e pengon dot.E njėjta vlen edhe pėr adhuruesit e mentalitetit ebraik.Cka ka kėtu tė paqartė?!Prononcohu se je jahudi dhe puna mbaron.
A unė sa kam dituri mbi kėto cėshtje,e ate e kam mjaft falė Zotit,historikisht shqipėtarėt kurrė nuk i kanė dhėnė pėrparėsi konkrete preferimeve religjioze nė dėm tė kombit.
A historia,gjithėmonė njėsoj ėshtė zhvilluar.
Turqit erdhėn e na muslimanizuan.Por ne si popull i lashtė nė kėto troje,gjithėmonė patėm menqurinė e guximin,tė e ruajmė kompaktėsinė kombėtare tonėn.Ata tė cilėt edhe pas clirimit nga osmanlinjtė e turqit, zgjodhėn tė mbajnė pėrkatėsinė fetare muslimane,ata ate e bėnė duke mos e lėshuar e injoruar fare pėrkatėsinė tone kombėtare.Unė nuk njoh asnjė musliman,i cili deklarohet tė jet arab,por pėrkundrazi,edhepse i falė "pesė vaktet",mbetet shqipėtar e kombėtar i dėshmuar.Kjo dukuri gjithėmonė mu ka dukur si e njohur tek ne.Andaj tash edhe cuditem se si ndokush ndokujt i vė epitetitn arab e islamik.Cudi kjo pėrbesė.
Kur erdh koha pėr tė siguruar clirimin e jahudive tė pėrndjekur e tė eksterminuar nga nacistėt,ne shqipėtarėt treguam vullnetin e duhur njerėzor,dhe u angazhuam nė luftė antinaciste.Nė atė luftė pjesė kanė marrė tė gjithė shqipėtarėt.Si ata tė besimit krishter ashtu edhe kėta tė besimit musliman.
Pamvarėsisht se sa u sakrifikuam nė atė luftė,pas saj shumėqka na shkoi shtrembėrt.
Nė Europėn e sotme,gjat luftės sė fundit nė Kosovė, nga disa qarqe tė caktuara propagandiste politike,nė shumė situata,ne shqipėtarėt u karakterizuam tė kishim qenė pronacistė.Kjo kėshtu ėshtė bėrė me qėllim tė caktuar natyrisht.Por edhe ne nuk patėm asnjė subjekt politik tė duhur e kompetent,pėr punė tė politike ndėrkombėtre profesioanle,tė i kundėrshtohet kėtyre demagogjive coroditėse.Me njė vend nė Shqipėri diskutohej se si shqipėtarėt,gjat 41-ishit kanė ndihmuar nė fshejen e disa jahudive tė ardhur nė Shqipėri, dhe aq.E askund nuk kam hasur nė ndonjė paraqitje mė tė elaboruar,pėr referim nė kontributin tonė gjat luftės sė dytė botėrore.Fakti historik qė shqipėtarėt shkuan edhe deri nė Triestė pėr tė mbrapsur forcat naciste,humbi krejt dhe nuk shqyrtohet fare.Natyrisht se tek ne ka patur edhe grupe balliste gjat asaj kohe,por nuk do mend se te serbėt nė po atė kohė, cetnikėt nė numėr ishin edhe shumė mė tė mėdhenjė.
Prapseprap gjat masakrimeve nė Kosovė,nuk u pa e arsyeshme tė parandalohen e ndėrpriten ato por cdokund e nė cdo mėnyrė,intenzivisht pėrmbahej cėshtja serbe.
Falė shkathtėsisė sė politikės rugoviane si dhe rritjes sė pjesmarrjes sė luftėtarėve tanė nga mbarė bota,faktori ndėrkombėtar u disponua pėr njė intervenim ushtarak.
Ne shqipėtarėt nė asnjė mėnyrė nuk jemi duke e injoruar atė ndihmė,por megjithate nuk dėshirojmė as qė tė e ndiejmė vetėn,pėr shkak tė saj,tė nėnshtruar e tė inferiorizuar nė ndonjė aspekt.Ne jemi pronarė tė asaj toke e kush tjetėr jo!E pėlqeu ndokush ate a jo.
Kėrcėnimeve pretenduese tė disa ndėrkombėtarėve,se do tė bėhet kthimi i sėrbėve prap aty,unė personalisht iu pėrgjigjem me:"urdhėroni se besa edhe vet ju ndihmoj".
Pasiqė aq shumė jemi tė pėrcarė e tė paorganizuar,le tė vij edhe serbi e edhe djalli nėse don.
Kurse sa pėr kėto luftėrat tash arabo-izraelite,ato ne nuk na pėrkasin.As arabėt e as izraelitet nuk kanė nevojė pėr ndihmėn tonė.As pėr ate ushtarake e as pėr njė tė tillė ideologjike.Le tė gjejnė ata vetė zgjidhje atij konflikti shumshekullor tė tyre.
E pėrderisa nuk dėshmohet se e tėrė bota,inkluzive Amerika,ėshtė e dominuar nga vetėm ebrenjė,e aspak krishterė e pėrkatėsi tjera,ne nuk kemi shumė se cka tė merremi me cėshtje ebreje.
Ju lutem ky sajt ėshtė shqipėtar!
Pėrqėndrohuni andaj nė trajtimin e problematikės sė cėshtjes sonė kombėtare.Mė mirė do tė na bie.Ju siguroj.Ne nuk mundemi qė saherė qė edhepse pėrkohėsisht,tė ndryshojnė raportet suprematike nė botė,tė pozicionohemi nė rradhė tė atyre qė nė shikim janė duke dominuar.Ne e kemi drejtimin tonė tė caktuar.Me ne shqipėtarėt cdokush nga jasht vetėm miqėsi bilaterale ka tė drejtė tė kėrkoj,e kurrėsesi dėgjueshmėri docile e nėnshtrim.
Neutraliteti,nė cėshtje qė nuk pėrkasin,ėshtė opcioni mė i preferuar pėr egzistim!

nderime!

Herėn e fundit ėshtė Redaktuar nga Bond : 15-07-06 nė 21:16 Arsyeja: Shkruar me shkronja te zmadhuara
Albanalogu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė