Tema: Shteti
Shiko Postimin Tek
Vjetėr 12-11-07, 02:38   #22
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Shteti

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga arton bala
Po e marrim "definicionin" e Montevideos, i cili , sic thua ti, po i permendka 4 elementet:

populli,
territori,
pushteti,
aftesia per te hyre ne marredhenie nderkombetare.

A eshte i mundshem nje definim apo interpretim me i afert i ketyre elementeve? ...
1. Territori shteteror: Ajo hapesire gjeografike, mbi te cilen ngritet formacioni shteteror dhe ushtron detyren specifike te tij: pushtetin. Ne kuptimin juridik kjo hapesire quhet "vend" apo "shtet". Domethenia juridike e territorit shteteror manifestohet ne dy menyra: ne menyre negative: duke i ndaluar ushtrimin e pushtetit cilesdo force tjeter te panenshtruar ndaj shtetit; dhe ne menyre pozitive: duke ushtruar pushtet mbi te gjithe personat brenda territorit.

2. Populli shteteror: Njerezit qe i perkasin shtetit ne teresine e tyre e perbejne popullin shteteror. Sikur territori edhe populli ka dy funksione. Eshte nje element i formacionit shteteror, pra i takon shtetit si subjekt i pushtetit (shkurt: populli ne kualitetin e tij si subjekt). Dhe ne anen tjeter eshte edhe objekt i veprimit te shtetit (populli si objekt).
Perkatesia ne popullin shteteror manifestohet ne ekzistencen brenda nje sfere te pranuar nga shteti si pjese e drejtes publike. Anetare te popullit shteteror, popullit ne kualitetin e tij subjektiv, jane te gjithe personat shtetformues, dtth ata te cilet kane kerkesa drejtesore ndaj shtetit.


3. Pushteti: Cdo bashkesie te perbere nga njerezit per t“i sherbyer nje qellimi apo per te arritur nje qellim te perbashket i nevojitet udheheqja nepermjet nje vullneti. Ky vullnet i cili i sherben qellimit te perbashket dhe i cili urdheron dhe zbaton urdherat me force, paraqet forcen udheheqese te bashkesise. Cdo bashkesi njerezish, sado e lire te jete ajo, ka forcen udheheqese te saj.
Keso forcash ka dy lloje: forca zoteruese dhe jozoteruese. Forca zoteruese eshte forca e pashmangshme. Te zoterosh nenkupton te urdherosh dhe te jesh ne gjendje te detyrosh zbatimin e urdherit. Forca zoteruese eshte forca e vetme, te ciles i nenshtruari nuk mund t“i shmanget.
Ajo force udheheqese qe eshte e pajisur me keso mundesi, eshte forca zoteruese dhe me ate forca shteterore apo pushteti. Zoterimi pra eshte kriteri, i cili dallon pushtetin nga (te gjitha) forcat tjera. Cdo force tjeter, me te cilen ballafaqohet individi, qofte kjo force e ndonje institucioni apo ndonje individi tjeter, nuk eshte origjinale, por e deroguar/deduktuar nga pushteti.
Vecorite e pushtetit: Karakteristike per pushtetin eshte negacioni i nenshtrimit apo kufizimit te tij pran cdo force tjeter. Pushteti pra eshte force suverene, e cila nuk pranon asnje force mbi veten; per kete arsye ai eshte forca e pavarur dhe me e larta. Kriteri i pare shfaqet kryesisht nga jashte, pra ne lidhjet e shtetit me forca tjera te jashtme, kurse i dyti nga brenda, ne lidhjet e tij me individet qe nenrenditen.
Forca suverene nuk dtth force gjitheperfshirese shteterore. Ajo eshte force juridike dhe per kete arsye e lidhur ne ligjin dhe te drejten. Mirepo ajo nuk pranon kufizime absolute te ligjit. Shteti mund te liroj veten nga nje kufi ligjor te cilin i ka vene vetit, mirepo vetem brenda formes te se drejtes dhe duke i vene vetit nje kufi te ri. Jo kufiri i vetem ligjor, por kufizimi si princip eshte ajo cka eshte permanente. Aq pak sa ekziston shteti i kufizuar absolutisht nga ligji dhe te drejta, poaq pak ekziston shteti i pakufizuar fare.

(Perkthyer nga libri: Allgemeine Staatslehre, Georg Jellinek, vellimi i 3-te, ribotim, 1959, faqet 394-482)
arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė