Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-09-07, 19:38   #15
Peja-Boy
 
Anėtarėsuar: 15-03-07
Postime: 13,853
Peja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėmPeja-Boy i pazėvėndėsueshėm
Dėrgo mesazh me anė tė MSN tek Peja-Boy
Gabim

Peje, 12 Korrik - Sipas agjensise Associated Press dy persona jane vrare dje ne afersi te Pejes, njeri prej te cileve eshte identifikuar si Xheladin Musaj nga Decani, ndersa personi tjeter eshte Sami Ahmetaj nga fshati Muzhevine e Istogut. Gjithnje sipas agjensise Associated Press qe ben te ditur lajmin, Xheladin Musaj eshte pjesetari i nje familje ne hasmeri me familjen e ish-kryeministrit kosovar Ramush Haradinaj.


Vrasjet jane bere nga persona te panjohur te cilet kane hapur zjarr drejt automjetit ku udhetonin 2 viktimat. Sulmi ka ndodhur ne fshatin Raushiq, afer Pejes, 80 kilometra ne perendim te Prishtines dhe sipas burimeve te policise ende nuk dihen motivet e ketij krimi. Disa burime zyrtare anonime i kane pohuar agjensise se lajmeve Assosiated Press se shenjestra e ketij sulmi ka qene njeri prej viktimave, Xheladin Musaj. Vrasjet ndodhin pas atentatit te vellait te vogel te ish-kryeministrit Enver Haradinaj i cili u vra ne muajin prill ne te njejtin vend. Askush nuk u arrestua per vrasjen e Enverit, ndersa komuniteti nderkombetar beri thirrje qe mos te merrej hak per kete vrasje. Sipas burimit anonim, viktima e sotme Xheladin Musaj gjate kohes se konfliktit ne Kosoves ishte anetar i nje grupi rival me grupin e luftetarve qe drejtonte Haradinaj. Nderkohe vellai tjeter i Haradinaj, Daut Haradinaj ndodhet ne burg i denuar me 5 vjet per vrasje pas konfliktit dhe ne akuze perfshihej edhe vrasja e nje pjesetari te familjes Musaj. Gjithesesi policia e Kosoves ende nuk ka publikuar asnje te dhene per vrasjet e sotme dhe po punon per identifikimin e viktimes tjeter dhe vrasesve. db/db(Associated Press/Balkanweb)

Por sipas burimeve shqiptare, mesohet se viktima Xheladin Musaj eshte viktima e 4-tert ne familjen Musaj. I ndjeri Xheladin Musaj ka qene dhender i Xhavit Halitit te PDK-se dhe njekohesisht truproje e tij. Poashtu mesohet se viktima ka qene i vetmi nga vellezerit qe ka qene i anetar i PDK-se, mbase i ndikuar nga lidhja me mikun e tij te familjes.

Kjo vrasje sipas te gjitha gjasave nuk ka te bej me hasmerine e familjes Musaj me Haradinajt, pasi vete i ndjeri nuk ka pasur marredhenje te mire me vellezerit e tij dhe lajmi qe plason agjensia Associated Press tregon edhe nje here dezinformim te kesaj agjensie dhe manipulim te informatave.

Se cili ishte motivi dhe autoret e kesaj vrasje, mbetet te shihet ...
Peja-Boy Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė