Shiko Postimin Tek
Vjetėr 23-12-06, 18:29   #13
Reana
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
Reana e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Ndrrimi i motmoteve, festimi i Vitit te Ri, me shume se cdo gje tjeter, me sjell kujtime nga femijeria e hershme. Keto jane gjera qe zakonisht nuk me bien ndermend dhe nganjehere duket sikur i ka mbuluar harresa, gjera fare te vogla, momente femijerie, por qe si margaritar kane zene vend ne kujtesen time, dhe kthehen gjithmone ne kete periudhe te ndrrimit te motmoteve.
Castet ne mesin familjar, dhuratat, embelsirat, stolisja e bredhit, loja ne bore, sajat, skijat, dordoleci, shallat, dorezat, ngrohtesia prinderore dhe momentet e lumtura.

Mbreme po ecja ne rrugen 34 ne Manhattan, rruge e njohur ne mbare Boten per prezencen e Empire State Building, Macey's, e shume begati te tjera, e stolisur me drita dhe me bredh madheshtor, ku banoret e qytetit si dhe shume vizitore nga e mbare Bota po blenin dhuratat per me te dashurit e tyre, por me gjithe deshire do te shkembeja jeten e tanishme se paku edhe per disa caste, per tu kthyer ne moshen e femijerise, diku ne Prishtine, kur babai na voziste ne Germi, apo ne Brezovice qe te loznim ne bore diku ne prag te Vitit te Ri....
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė