Shiko Postimin Tek
Vjetėr 13-10-08, 11:22   #5
Dilaver
 
Avatari i Dilaver
 
Anėtarėsuar: 29-09-03
Postime: 2,277
Dilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėmDilaver i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Si u rrėzua monumenti idiktatorėt me tė vrazhdė tė botės komuniste nė Tiranė

Ora 13:00. Sheshi Skėnderbej.
Kjo turmė protestuesish qė qe dhe mė energjike ishte e para qė arriti Sheshin Skėnderbej pėr tu vendosur afėr monumentit tė diktatorit komunist. Pėr arėsye se numri i forcave tė policisė dhe i forcave tė ndėrhyrjes sė shpejtė qė ndodheshin pranė Sheshit Skėnderbej dhe Muzeut Historik Kombėtar, ishte tepėr i madh, u vendos qė protestuesit tė prisnin valėn tjetėr tė protestuesve qė vinin nga Qyteti Studenti. Nė sheshin Skėnderbej kaloi njė veturė e bardhė dhe me sa morėm vesh brėnda saj ndodhesh Zoti Sali Berisha, kryetar i Partisė Demokratike. Kjo gjė i entusiazmoi protestuesit. Njė grup protestuesish qė ishin tek Liceu Artistik pasi u pėrleshėn me policinė, u futėn tek lulishtja pranė Parlamentit nėpėrmjet Rrugės sė Elbasanit. Pastaj pasi kaluan pranė godinės sė Bashkisė u vendosėn rreth monumentit tė Skėnderbeut. Policia dhe forcat e ndėrhyrjes sė shpejtė tė shoqėruara me qen kufiri, tė cilėt i kishin fshehur prapa Muzeut Historik Kombėtar, filloi t’u bėjė presion protestuesve tė shumtė pėr t’u tėrhequr dhe pėr t’u shpėrndarė larg monumentit tė Skėnderbeut. Policia pėrdori edhe zjarrfiksen e cila hidhte me presion ujė me ngjyrė tė kuqe qė njolloste rrobat e protestuesve. Turma tjetėr e protestuesve qė ishin tė bllokuar tek godina e Kryeministrisė e frikėsuar nga breshėritė nė ajėr tė armėve tė policisė u tėrhoq nga tentativa pėr tė hyrė nė Bllokun Qeveritar. Ata kaluan nė lulishten mbrapa Kryeministrisė dhe mbritėn tek sheshi Skėnderbej pėr t’u vendosur tek kollonat e Pallatit tė Kulturės. Ndėrkohė ky grup protestuesish tentoi tė sulmojė pėr nga shatervani, por u zbrapsėn nga policia. Disa makina tė vogla tė policisė qarkullonin nėpėr sheshin Skėnderbej duke i rėnė sirenave pėr t’u bėrė protestuesve presion psikologjik. Njė djalė i ri, i quajtur Durim Hoxha, shkėputet nga grupi kryesor i protestuesve qė ndodhesh pranė Bankės sė Shtetit, pėr t’u kapur pas kabinės sė zjarrfikėses. Por, pas pak ai rrėzohet i dėmtuar nėpėr trup dhe me fraktura tė brinjėve. Grupi i katėrt i protestuesve vjen nga Qyteti Studenti dhe vendoset pėrreth sheshit Skėnderbej.
Ndėrmjet protestuesve (banorė kryesisht nė Rrugėn e Kavajės, nė Laprakė, nė rrugėn Ali Demi, Kombinat,etj) qė ndodheshin pranė Bankės Kombėtare dhe monumentit tė diktatorit, u hodhėn mendimet se si tė sulmohesh monumenti. Fillimisht duheshin thyer pllakat e mermerta tė shkallėve pėr tė zbrapsur dhe pėr tu pėrleshur me policinė. Gjithashtu pas kėsaj nevojitesh tė ndalohej ndonjė makinė e rastit, e tonazhit tė rėndė pėr tė rrėzuar me kavo monumentin e diktatorit komunist. Pėr tė realizuar kėtė aksion, Saimir Maloku sė bashku me shokėt e tij i kėrkojnė ndihmė protestuesve pėr tė gjetur midis tyre njė shofer. Mė vonė, ndoshta ky aksion mund tė vazhdohesh me shkuarjen e protestuesve pėr tek Librari Flora pėr tė djegur veprat e diktatorit komunist dhe heqjen e parullės: “LAVDI PARTISĖ SĖ PUNĖS SĖ SHQIPĖRISĖ” . Prania e ushtarėve tė armatosur me snajpera sipėr Pallatit tė Kulturės, Hotel Tiranės, Muzeut Historik Kombėtar dhe nė pallatet pėr rreth e bėnte tė pamundur dhe tepėr tė rrėzikshėm kėtė aksion dhe ky mund tė lihesh pėr njė ditė tjetėr kur tė krijohesh mundėsia.
Minutė pas minute shtohesh numri i protestuesve nė shesh. Pėr njė moment u dėgjua njė e thirrur: “Mos u prapsni dhe mos u trembni nga policia, se ata janė tė armatosur me fishekė manovėr (fishekė stėrvitje qė bėn zhurmė, pa patur plumb brenda)”. Kjo i dha shumė kurajo protestuesve. Tre makina IFA tė policisė tė mbuluar me tenda shkarkojnė pranė shatėrvanit njė grup tė madh forcash speciale tė pajisura me skafandra plastike dhe me shkopinj gome. Ata krijojnė njė gardh tė fuqishėm mbrojtės pėr rreth sheshit tek monumenti.
Ndėrkohė sheshi Skėnderbej ishte mbushur plot e pėrplot nga dhjetra mijra vetė dhe tė vendosur rreth e pėrqark tij, bėrtisnin duke thirrur : “Ushtria ėshtė me ne; Tė hiqet qelbėsira; Liri - Demokraci etj. Njė grup prej 40 deri 50 vetėsh shkėputet nga turma e popullit protestues dhe vendoset pranė monumentit tė diktatorit. Sipas planit tė bėrė mė parė ato filluan tė thyejnė pllakat prej mermeri tė shkallėve dhe nisėn tė qėllojnė policinė. Forcat speciale, tė ruajtjes sė rendit dhe tė ndėrhyrjes sė shpejtė, tė armatosura me shotgun dhe armė tė ndryshme filluan tė qėllojnė nė ajėr me fishekė manovėr dhe tė sulmonin herė pas here grupin e protestuesve tek monumenti. Ndėrkaq protestuesit i kundėrpėrgjigjeshin duke i qėlluar me gurė e copa mermeri. Nga krahu lindor i Muzeut Historik Kombėtar, nė ndihmė tė policisė erdhėn forca tė shumta tė ushtrisė dhe tė ndėrhyrjes sė shpejtė me qen kufiri. Njė protestues pranė monumentit mbante njė flamur kombėtar. Sipėr godinės sė Bankės Kombėtare, Muzeut Historik Kombėtar dhe pallateve nė hyrje tė Rrugės sė Durrėsit dhe tė Kavajės etj., policia kishte vendosur snajpera dhe kamera tė fshehta. Nė mes tė rradhėve tė protestuesve, policia dhe sigurimi e shtetit kishin infiltruar shumė informatorė, tė cilėt kishin pėr detyrė tė raportonin mbi veprimtarinė e elementeve tė rrezikshėm rebel. Por pėrpjekjet e policisė dhe tė forcave tė ndėrhyrjes sė shpejtė ishin tė kota para turmės sė madhe tė protestuesve tė cilėt u sulėn nga tė gjitha krahėt dhe i detyruan ata tė tėrhiqen. Populli duke bėrtitur: “Fitore Fitore” u sul i tėri drejt monumentit dhe u bė zot i sheshit Skėnderbej. Njė helikopter policie fluturonte dhe filmonte protestuesit e shumtė qė u mblodhėn pėrreth monumentit. Njė kameraman i quajtur Agim Buxheli bėnte filmime me njė kamera amatore. Nė mes tė turmės, njė qytetar rreth 70 vjeē i quajtur Hysen Berberi (Vjehrri i Saimir Malokut dhe ish i internuar nė Kampin famėkeq tė Prishtinės) ishte i goditur nė kokė dhe i mbuluar tėrė gjak nė fytyrė. Disa gra protestuese e morėn pėr ta ēuar nė mjekim pranė ambulancės Nr, 5. qė ndodhesh pėrballė ish godinės sė Lidhjes sė Shkrimtarėve. Njė qytetar tjetėr nė gjėndje tė plagosur ishte i shtrirė pėr tokė. Gjashtė qytetarė e marrin nė krah e vendosin tek njė makinė aty pranė dhe e nisin drejt spitalit. Duhet tė theksojmė se gjatė kohės sė pėrleshjeve tė protestuesve me forcat speciale tek monumenti qytetari Ardian Heta (nipi i kirurgut tė njohur Dr.Prof. Hysen Heta dhe kushėri i Saimir Malokut) mori njė makinė IFA tė braktisur, qė ndodhesh nė sheshin Skėnderbej. Ardiani merr drejtimin e makinės IFA dhe pasi bėn dy xhiro rreth shatėrvanit godet me spond njė makinė zjarrfikse qė lagte popullin me ujė tė ngjyrosur me bojė tė kuqe. Makina zjarrfikse nga kjo goditje ndalon sė lėvizuri. Ndėrkohė aty pranė ndodhesh njė polic rreth 35 vjeē, i plagosur nė kokė nga gurėt e protestuesve dhe i mbuluar me gjak. Ardian Heta sė bashku me shokun e tij Indrit Sukaj, e marrin nė makinė policin e plagosur dhe e transportojnė nė spitalin ushtarak nė Laprakė. Para se tė nisesh makina shumė protestues i thonė Ardianit qė tė kthehesh prap se makina mund tė nevojitesh edhe pėr rrėzimin e monumentit. Dhe ai e mbajti premtimin.
__________________
Aj, qė shkon tuj mjellė e tuj hapė fjalė tė kqija e gergasa herė per njanin herė per tjetrin, me gojė tė kanunit thirret »Argat i keq«.
Dilaver Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė