Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-08-07, 15:11   #4
Prizrenali
 
Avatari i Prizrenali
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 53
Prizrenali i vlerėsuar jo keq
Gabim

Incidenti i fundit qė ndodhi nė Danimarkė tregoi qartė se njerėzit jomuslimanė nuk e njohin sa duhet Muhammedin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, andaj edhe kanė krijuar stereotipe dhe paragjykime tė shumta dhe shumė tė gabuara pėr te.

Dijetarėt musliman gjatė kampanjės sė tyre nė pėrkrahje tė Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, kanė thėnė se njėra prej mėnyrave pėr ti dalur nė krah dhe pėr ta ndihmuar Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ėshtė edhe prezentimi i pastėr dhe i plotė i personalitetit tė kėtij burri, me qėllim tė largimit tė paragjykimeve qė janė krijuar nė mendjen e jomuslimanėve.

Dukja e fizionomisė sė Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem

Nėse dėshirojmė tė kemi pasqyrė tė plotė tė pamjes dhe dukjes sė fizionomisė sė Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duhet tu referohemi librave qė flasin mbi jetėn, pamjen, virtytet dhe veprat e tija.

Nė mesin e kėtyre librave ėshtė edhe libri "Virtytet e Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem", tė Imam Tirmidhiut, libėr, tė cilin Muhadithi i kėtij shekulli e ka pėrpunuar dhe ka bėrė klasifikimin e haditheve qė gjinden nė kėtė libėr.

Nėse i pėrmbledhim tė gjitha hadithet qė e pėrshkruajnė Pejgamberin, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, do tė kishim nxjerė kėto tipare:

Fytyra

Fytyra e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte e bukur, e rrumbullakėt, e ndritshme dhe e bardhė nė tė kuqe. I shkėlqente si hėna pesėmbėdhjetė; kur gėzohej, i shndriste si njė copė e hėnės. Ballin e kishte tė gjerė; i vetėtinte, ashtu siē vetėtinte dielli pas njė reje tė ngarkuar. Kur e shikoje atė, sikur shikoje diellin kur lindte. Djersėt e tij nė fytyrė dukeshin si margaritarė; era e djersėve tė tij ishte mė e kėndshme se myshku. Kur zemėrohej, dukej sikur shega tė kishte derdhur ngjyrėn e saj nė faqet e tij. Faqet i kishte tė lėmuara. Vetullat i kishte si hark dhe tė plota, por jo tė bashkuara (thuhet edhe se i kishte tė bashkuara). Sytė i kishte tė mėdhenj. E bardha e tyre ishte e pėrzier pak me tė kuqe. Beben e syrit e kishte shumė tė zezė dhe qerpikėt i kishte tė gjatė e tė dendur. Po ta shikoje, do tė mendoje se i ka lyer sytė, por ai nuk i kishte lyer ata. Pamjen e tij tė bukur e mbulonte njė dritė qė gjithkush e vinte re. Gojėn e kishte tė bukur dhe tė madhe. Dy dhėmbėt e parė i kishte tė ndarė nga njėri-tjetri. Dhėmbėt e tij shndrisnin; kur buzėqeshte ata dukeshin si margaritarė; kur fliste, dukej sikur dilte dritė nga dhėmbėt e tij tė pėrparmė. Kishte gojėn mė tė bukur. Mjekrrėn e kishte tė bukur dhe tė dendur, tė mbushur nga njėri vesh tek tjetri. Ajo i mbulonte fytin dhe njė pjesė tė gjoksit. Ishte shumė e zezė. Anash nofullave dhe mbi fyt ajo ishte pak e bardhė.

Koka, qafa dhe flokėt

I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e kishte ballin tė gjerė, kokėn tė madhe, qafėn tė gjatė. Flokėt i arrinin deri te gjysma e veshėve (thuhet edhe deri nė bulat e tyre). Ndonjėherė shkonin edhe mė poshtė dhe i arrinin deri te supet. Mbi ballė kishte ca qime tė bardha, por sikur tė mblidheshin me ato tė mjekrės nuk bėheshin as njėzet. Flokėt i kishte edhe pak kaēurrela. Flokėt i ndante nė mes.

Anėt dhe gjymtyrėt

I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) i kishte kockat tė mėdha: bėrrylat, shpatullat dhe gjunjėt. Ai i kishte tė gjata kėrsikėt dhe tė mėdhenj krahėt. Shputat e kėmbėve dhe pėllėmbėt i kishte tė shtruara. Duart i kishte tė buta, mė tė buta se mėndafshi, mė tė ftohta se dėbora dhe me erė mė tė mirė se myshku. Llėrėt, krahėt dhe gishtat i kishte tė mbushur. Kėrcijtė nuk i kishte tė mbushura. Ishte shpatullgjerė. Gjymtyėt i kishte tė plota dhe gjoksin tė gjerė e pa qime. Nga fyti deri te kėrthiza kishte njė vijė qimesh tė drejta. Pėrveē kėtyre nuk kishte qime tė tjera as nė bark dhe as nė gjoks. Te krahėt dhe te shpatullat kishte qime. Nėn sqetulla kishte shumė qime. Shpina e tij dukej si argjend i derdhur.

Shtati i tij

I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) ishte i pashėm. Trupi i tij ishte i drejtė, as i shkurtėr dhe as i gjatė. Megjithatė ai ishte mė shumė i gjatė sesa i shkurtėr. Kur ecte me ndonjėrin, sado i gjatė tė ishte shoqėruesi, dukej mė i gjatė Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!). Trupi ishte i drejtė dhe i fortė, jo shumė i shėndoshė dhe jo i rrudhur e i thyer. Po tė ishte midis dy njerėzve, do tė ishte mė i bukuri dhe mė i miri i tė dyve.

Era e tij e mirė

Trupi i tij dhe gjymtyrėt e tij kishin njė erė mė tė mirė se myshku. Enesi thotė: “Unė nuk kam nuhatur kurrė ndonjė myshk a erėz tjetėr mė tė kėndshme se era e tė Dėrguarit tė Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!).” Edhe Xhabiri (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) thotė: “Nė ēdo rrugė qė kalonte Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!), kuptohej se kishte kaluar ai, nga era e mirė qė vinte prej tij.” Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) takonte dikė, tjetri e ndiente erėn e mirė tė Profetit nė dorė, tėrė ditėn. Kur Profeti (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e vinte dorėn e vet mbi kokėn e ndonjė fėmije, fėmija dallohej midis tė tjerėve nga era e mirė qė kishte. Ummu Sulejmi ruajti djersėn e tij nė njė shishe pėr ta hedhur nė erėzėn e saj, sepse djersa e tij ishte mė e mirė se ēdo erėz.

Ecja e tij

I Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!) e kishte ecjen tė shpejtė. Ai ecte si ai, qė kalon nėpėr treg. Nuk ishte as i ngathėt dhe as pėrtac. Atė nuk e arrinte askush nė ecje. Ebu Hurejra (Allahu qoftė i kėnaqur me tė!) ka thėnė: “Unė nuk kam parė ndonjė qė tė ishte mė i shpejtė nė ecje se sa i Dėrguari i Allahut (paqja e Allahut dhe bekimi i Allahut qofshin mbi tė!); dukej sikur toka shtrihej pėr tė. Kur ecnim me tė mundoheshin pėr ta arritur, ndėrsa ai nuk sforcohej fare.” Kur e vinte kėmbėn nė tokė e vinte plotėsisht, sepse e kishte kėmbėn tė shtruar. Kur donte tė shikonte anash, kthehej me gjithė trup. Kur donte tė kthente kokėn nė njė drejtim, kthehej andej me gjithė trup. Kur ēohej nga vendi, ēohej menjėherė. Kur ecte, ecte shpejt, sikur zbriste nga ndonjė vend i ngritur. Ai i hidhte hapat tė plotė dhe ecte lehtė.
Prizrenali Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė