Shiko Postimin Tek
Vjetėr 08-08-07, 15:15   #9
Prizrenali
 
Avatari i Prizrenali
 
Anėtarėsuar: 12-11-06
Postime: 53
Prizrenali i vlerėsuar jo keq
Gabim

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk ishte njeri vrėnjtur dhe i zymtė, por ishte i kėndshėm, i buzėqeshur dhe i lehtė nė sjellje dhe bashkėpunim, me edukatė dhe dinjitet.

Nuk e tepronte me shaka qė tė humbaste dinjitetin dhe prestigjin dhe nuk bėnte shaka duke i lėnduar tjerėt, por shakaja e tij ishte e atillė qė i gėzonte ata qė ishin pėrreth tij.

Enes Ibėn Maliku [radijall-llahu anhu] rrėfen se njė beduin me emrin Zahir, i sillte tė Dėrguarit tė All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] dhurata nga shkretėtira, pėr ēka ai e shpėrblente kur do nisej pėr nė shtėpi. Zahiri kishte pamje tė shėmtuar, por i Dėrguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e donte dhe i thoshte: “Zahiri ėshtė shkretėtira jonė, e ne qyteti i tij. Njėherė derisa Zahiri shiste diēka nė treg, i Dėrguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] pa hetuar iu afrua nga shpina dhe e pėrqafoi me duar. - Kush ėshtė? - bėrtiti: - Mė lėsho! Kur u kthye e pa se i Dėrguari i All-llahut [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem] e kishte mbėshtetur gjoksin pėr shpinėn e tij. - Kush do ta blejė kėtė rob? - bėrtiti i Dėrguari [sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem]. - O i Dėrguari i All-llahut, pasha All-llahun, do tė jem i lirė. - Por tek All-llahu ti je i shtrenjtė- iu pėrgjigj.” (Sahih, Transmetojnė Ahmedi dhe Ibėn Hibbani).

n) Muhammedi, i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i trimėronte njerėzit pėr sport tė ndershėm dhe tė lartė

Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte njeri i rėndomtė, andaj edhe veprimet e rėndomta tė pėrditshme bėnin pjesė nė personalitetin e tij, ashtu qė sporti ishte gjė pėrbėrėse e jetės sė tij.

Ai i trimėronte edhe shokėt e tij qė tė mirren me sport qė tė forcojnė trupin dhe tė argėtojnė veten, duke i sjellur dobi shoqėrisė dhe duke shkaktuar dėm nė pasuri, shpirt apo moral.

Ai mirrej me vrapim, mundje dhe kalorėsi, mirėpo kushti kryesor nė kushtetun e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte qė kėtė sport ta zhvillon me shpirt sportisti dhe moral tė lartė.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka thėnė: "Besimtari i fuqishėm ėshtė mė i mirė dhe mė i dashur te All-llahu se sa besimtari i dobėt edhe pse nė secilin ka mirėsi". (Muslimi).

o) Muhammedi, i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte hartuesi i arhitekturės sė dalluar

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė mesin e shkretėtirės, vend qė nuk njihte civilizim dhe qytetėrim ndėrtoi njė sistem arkitektonik superior dhe tė dalluar duke marrė nė konsideratė interesin e shtetit dhe shoqėrisė me njė pamje joshėse dhe tėrhjekėse.

Xhamia ishte qendra e kryeqytetit, aty ishte qendra e udhėheqjes dhe tubimeve gjatė ndodhive tė rėndėsishme dhe emergjente.

Kjo qendėr, xhamia, ishte edhe strehimore e fukarave dhe tė ngratėve derisa tu sigurojė shteti dhe shoqatat humanitare ushqim, veshmbathje dhe vendbanim. Ishte edhe strehimore e njerėzve tė huaj qė vinin nga jasht dhe banonin nė kėtė qendėr.

Planifikimi urbanistik nė atė kohė parashihte ndėrtimin e ēarshisė dhe tregut pėrreth xhamisė qė tė jetė e lehtė pėr tregtarėt dhe ata qė vinin pėr tė blerė gjėra komunikimi me xhaminė dhe faljen e namazit.

Populli nė qytetin e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte njė tėrėsi e kapur mes vete dhe tė gjith gjindeshin nė mesin e ndodhive pa asnjė dallim apo skajėsim.

p) Muhammedi, i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte njeri i edukimit dhe arsimit

Studiuesi i paanshėm ēuditet me aftėsitė e mėdhaja qė i posedonte Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, pėr tė shndėrruar njė popull tė pashkolluar qė nuk dinte as lexim e as shkrim nė njė popull qė mburrej me dijen dhe dijetarėt kishin zėnė pozita shumė tė larta nė gradat e shtetit dhe shoqėrisė. Nėse ndalemi dhe hulumtojmė detalisht sekretin e kėtij suksesi do tė kuptojmė se Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i ėshtė dhėnė aftėsi e madhe pedagogjike, pasiqė ka qenė orator elekuent, ligjėrues i bindshėm dhe pedagog i sukseshėm.

Ndoshta prej gjėrave qė i ndihmuan nė arritjen e kėtij suksesi ėshtė mėnyrat e debatimit, tėrhjekja e vėmendjes, koncentrimi i mendjes nė informatat e duhura, gjėra tė cilat kanė patur ndikim themelor nė suksesin pedagogjik dhe arsimues.

Shikoni kėtė shembull. Duke ndejtur me shokėt e tij ua parashtron njė pyetje: "Kush ėshtė i falimentuari?" Pret pėrgjigje prej tyre, edhe pse e dinte se pėrgjigjeja e tyre do tė jetė e gabuar. Mirėpo ishte mėnyrė e ngacmimit tė logjikės qė tua instalon informatat dhe qė mos harohen. E dėgjon pėrgjigjen e tyre tė gabuar qė mė vonė tu jep pėrgjigjen e saktė. Kjo metodė shpesh pėrdorej nga Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, vazhdimisht i stimulonte ithtarėt e tij qė tė shtojnė diapazonin e dijes sė tyre dhe se ky udhėtim nė hapėsirat e mėdha tė dijes nuk ka tė ndalur.

Prej mėsimeve tė tija ishte edhe kjo: "Kėrkimi i dijes ėshtė obligim pėr secilin musliman".

Domethėnė pėr secilin musliman, qoftė mashkull apo femėr.

Sjellja e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nė luftė

Sjellja e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ishte e dalluar edhe nė luftė edhe atėherė kur duheshte tė tregon ashpėrsi dhe vrazhdėsi.

1- Fisnikiėria e tij me armiqtė nė mes tė betejės.

Muhammedi, i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me moralin e tij fisnik dhe mėsimet e larta tė zbritura nga All-llahu, subhanehu ve teala, nuk tradhtonte askend, pa marė parasysh se kush ėshtė armiku i vet, nuk e thente marėveshjen derisa nuk e thente pala tjetėr. Pa marė parasysh se kush e kishte epėrsinė nė luftė ai nuk maltretonte tė plagosurit e as tė robėruarit, nuk i masakronte kufomat e tyre, madje ua ndalonte ushtarėve tė vet qė tė bėjnė kėso veprimesh pa marė parasysh se ēka ndodh.

Andaj i dhanė njerėzimit shembujt mė fisnik tė sjelljes korrekte gjatė luftės.

2- Fisnikėria e tij me gratė qė gjindeshin nė rradhėt e armikut.

Ja njė shembull nė kėtė drejtim.

Nė njė betejė prej betejave vendimtare qė ishte futur Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, me armiqtė e vet, njėri prej atyreve qė pėrbėnin shtyllat e ushtrisė muslimane, Aliu, radijall-llahu anhu, pa njė ushtar tė mbuluar nė kokė duke i masakruar kufomat, derisa kėtė vepėr e bėri edhe me Hamzėn, radijall-llahu anhu. Kjo pamje e e nervozoi shumė kėtė komandant dhe e vendosi qė tė hakmiret kundėr kėtij ushtarit dhe ta zhdukė atė. Iu afrua si shigjeta dhe kur iu afrua u befasua se ky ushtar nuk ishte burrė, por ishte grua, e veshur me rroba tė burrit.

Kjo informatė e vuri nė dilemė: a tė hakmiret apo tė fal, ngadhnjeu falja, e cila ishte rezultat i edukimit tė Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem.

A ka kėso sjelljesh sot?! Ēfarė principe tė larta janė kėto?! Ēfarė madhėshtie ėshtė kjo? Ēfarė respektimi i madh ėshtė kjo pėr gruan edhe kur ėshtė nė rradhėt e armikut?! Kjo ėshtė madhėshtia e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe shokėve tė tij.

3- Fisnikėria e tij me robėrit e luftės.

Edhe pse sot ka marrėveshje dhe konventa ndėrkombtare, sėrish robi i luftės ėshtė i persekutuar dhe i maltretuar fizikisht dhe psiqikisht, duke iu shkelur tė drejtat e tij njerėzore nė mėnyrė flagrante.

Muhammedi, i Dėrguari i All-llahut, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, qė para katėrmbėdhjet shekujve i pėrcaktoi botės metodologji tė madhe mbi sjelljen ndaj robėrve tė luftės, tė cilėn po ta zbatonin njerėzit nė kėto ditė do tė dilnin nga kriza e robėrve tė luftės nė tė cilėn gjinden sot, e cila edhe mė tej e ngacmon secilin njeri me ndėrgjegje tė gjallė dhe moral tė lartė.

Pejgamberi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ka ndaluar kategorikisht qė tė shkelen tė drejtat e robėrve pa marė parasysh arsyetimet e ndryshme.

Sipas mėsimeve tė tija, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, nuk lejohet tė maltretohet robi fizikisht dhe psiqkisht, nuk lejohet tė shahet, ofendohet, ti ndėrpritet ushqumi apo pija.

Duke i zbatuar kėto mėsime fisnike, ithtarėt e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i jepnin pėrparėsi mė tė madhe robėrve nė ushqim dhe pije se sa vetvetes.

Kėtė sjellje e lavdėron edhe Kur'ani duke i pėrshkruar ithtarėt e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, duke thėnė: "Ata janė qė pėr hir tė Tij u japin ushqim tė varfėrve, jetimėve dhe tė zėnėve robėr". (El-Insan: 8).

Domethėnė se Muhammedi, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, dhe ithtarėt e vet i jepnin pėrparėsi jetimit, tė ngratit dhe robit me ushqim dhe pije edhe pse ata kishin nevojė tė madhe pėr to!!

Shumė kanė nevojė robėrit e luftės sot pėr sjellje konform mėsimeve tė Pejgamberit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, tė ndalohet lotimi i tyre, tu kthehen tė drejtat e tyre, madje edhe njerzėshmėria e tyre, tė cilėn ua mori civilizimi i armės shkatėruese dhe luftėrave jomorale.

Pas tėrė kėsaj themi: Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, i takon tė mburret maksimalisht para qytetrimit bashkėkohor pėr shkak se ua ka kaluar plotėsisht dhe praktikisht nė sferėn e tė drejtave tė njeriut, jo vetėm nė nivel tė parrullave dhe reklamės siē bėjnė shtetet bashkėkohore. Sepse nuk mundni nė bazė tė studimeve tė qeta dhe tė paanshme tė gjeni asnjė rast nė jetėn e Muhammedit, sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem, ku ka shkelur tė drejtėn e robėrit tė luftės me maltretim fizik dhe psiqik.

me rrespekt.!!
Prizrenali Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė