Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-01-08, 11:50   #9
4peace
m'su's "Pėrvoja"
 
Anėtarėsuar: 01-10-03
Vendndodhja: drejt dritės
Postime: 2,626
4peace e ka pezulluar reputacionin
Gabim Titulli: C'eshte Emocioni?

*

Ē’ėshtė emocioni?
Emocioni ėshtė ndjenjė. Siē e paskan pėrmenduar edhe disa kėtu: Emocioni ėshtė ndjenjė dashurie, urrejtjeje, xhelozie…

Pra, nė ‚gjuhėn’ e pėrditshme, emocion s’ėshtė asgjė tjetėr pos ndjenjė/ndiesi.

Nė ‚gjuhėn’ religjioze (sipas pėrkthimit/interpretimit islam) quhet epsh.

Nė urtėsinė e pėrbotshme quhet fushė/rrafsh astral(emocional). Ky rrafsh ėshtė rrafshi i iluzioneve. Ėshtė mashtrim. Ėshtė mjegull. Jo realitet...

Sepse, atėherė kur dashurohesh (ndoshta e keni dėgjuar thėnien “i dashuruar deri nė veshė”) nuk je nė gjendje ta shohėsh realitetin. “Dashuria deri nė veshė” nuk tė lejon t’ia hetosh tė metat tė dashurit/dashurės. Tek mė vonė, kur dashuria fillon tė ftohet fillojmė tė shohim mė realisht. Si tė metat ashtu edhe virtytet...

Njėsoj qėndron edhe me tjerat. Sikurse edhe me urrejtjen. Urrejtja nuk ta mundėson njohjen reale tė atij/asaj qė ti e urren. Kurse, nėse ta zėmė, e ke shpallur njė armik dhe atė e urren nė masėn mė tė skajshme, faktikisht nuk je nė gjendje ta luftosh atė si duhet.Kurse atė qė e urren ėshtė armiku yt, tė cilin, pėr ta luftuar duhet edhe ta njohėsh. Me anė tė urrejtjes nuk mund tė mėsosh asgjė pėr tė (armikun). Prandaj dhe me plot tė drejtė mund tė themi se urrjejtja (njėra nga ndjenjat tona, njėra nga iluzionet tona) ėshtė armiku mė i madh se vet armiku jonė.

Nė ‘gjuhėn’ religjioze (Islam) kemi dhe shprehjen sabėr (tė pėrkthyer si durim). Durim (sabėr) s’ėshtė asgjė tjetėr pos (vet)pėrmbajtje, vėnie nėn kontroll tė emocioneve/ndjenjave/epsheve. Kurse vetėpėrmajtja ėshtė puna mė e vėshtirė e pjesės dėrmuese tė njerėzimit, meqenėse ata janė tė qendruar nė kėtė fushė, fushėn astrale/emocionale/tė ndjenjave/epsheve. Prandaj dhe me plot tė drejtė mund tė themi se armiku ynė mė i pėrbetuar ėshtė emocioni, tė cilin duhet ta luftojmė nė ēdo moment, pa pra...


Gjitha tė mirat!

***
__________________
!!! E vetmja shkėndijė shprese nė Kosovė: Lėvizja VETĖVENDOSJE!!!
4peace Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė