Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-04-08, 11:10   #12
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Paraqitja fizike e Pejgamberit tonė (a.s.)

Profili Psikologjik i Profetit Muhammed a.s.
Pavarėsisht nga kjo u qė u tha psikologjia e personalitetit fillon me njė tė vėrtetė tė pamohueshme se Profeti Muhammed a.s. ka qenė personalitet i veēantė



Akademik Pajazit Nushi



Kumtesė e lexuar nė sallėn solemne nė Pallatin e Kulturės "Asim Vokshi", nė Gjakovė, nė tryezėn fetaro - shkencore pėr personalitetin e Muhammedit s.a.v.s. me titull: "Ta njohim profetin tonė - Muhammedin s.a.v.s.", tė mbajtur me datė 12 prill 2008.

Profili Psikologjik i Profetit Muhammed a.s. ėshtė pjesė e interesimeve tė pėrhershme pėr njohjen e tėrėsishme tė personalitetit tė tij, i cili nė tėrėsinė e vet e ka strukturėn antropologjike, fetare, etike, juridike, arsimore e shkencore. Pėr njohjen e secilės strukturė tė personalitetit tė Profetit Muhammed a.s. janė kryer studime tė njėpasnjėshme nė shumė vend edhe janė botuar rezultatet e kėtyre studimeve nė shumė gjuhė tė popujve, sidomos tė vendeve islame. U botuan monografi, tekste enciklopedike sidomos nė enciklopeditė e fesė islame nė arabishte, nė anglishte, nė frėngjishte, spanjishte, rusishte, tė thuash nė tė gjitha gjuhėt e popujve tė tė gjitha kontinenteve. U botuan pėrkthime dhe studime burimore edhe nė gjuhėn shqipe nė Tiranė, Shkup, nė Prishtinė dhe nga ana e shqipfolėsve tė vendeve tė ndryshme duke pėrfshirė edhe disa botime tė ve ēanta tė botuara nga diaspora shqiptare. Botime tė kėtilla u realizuan edhe nga institucionet e fesė krishtere, madje edhe nga institucionet laike.

Me gjithė kėtė, edhe sot pohohet se njohuritė pėr jetėn e Profetit janė tė pakta pavarėsisht nga fakti se biografia e tij e parė u shkrua qysh nė shekullin e tetė nga Ibn Ishak dhe u botua njė shekull mė vonė nga Ibn Hasham. Tė pakta janė posaēėrisht shkrimet pėr personalitetin e Profetit nė psikologjinė e fesė islame nė kuptimin e personalitetit si pasqyrė e brendshme e shpirtit dhe e sjelljeve tė jashtme, qė e pėrcaktojnė thelbin njerėzor dhe fetar, nė mbėshtetje tė tė cilit personaliteti i Profetit Muhammed a.s. ka ndryshuar jo vetėm nga tė gjithė tė tjerėt para edhe pas tij, por edhe nga profetėt e tjerė. Nė kėtė pikėpamje psikologjisė sė personalitetit nuk i ka ndihmuar sa duhet as metoda e psikografisė dhe as procedurat e tjera qė zbatohen pėr hulumtime nė psikologjinė e personalitetit.

Pavarėsisht nga kjo u qė u tha psikologjia e personalitetit fillon me njė tė vėrtetė tė pamohueshme se Profeti Muhammed a.s. ka qenė personalitet i veēantė, i fundit ndėr pejgamberėt, predikues i fese islame tė mė sė njė miliard njerėzve tė racave, kombeve, kulturave dhe vendeve tė ndryshme anekėnd botės, i papėrsėritshėm nė ēdo pikėpamje, tė cilit ia shpalli All-llahu Kur'anin - veprėn e shenjt tė muslimanėve dhe pėr tė gjitha kėto Profeti Muhammed a.s. pėr tė gjithė ngeli i denjė pėr nderim dhe respektim tė pėrhershėm. Duke u nisur nga kjo e vėrtetė e pėrjetshme pėr Profetin Muhammed a.s. kamė bėrė pėrpjekje tė mbledhė dhe t'i sistematizoj ato dijeni pėr personalitetin enciklopedik tė Profetit dhe t'i paraqes sot para pjesėmarrėsve tė nderuar tė kėtij tubimi kur e shėnojmė ditėlindjen e Profetit tonė.

Nėse dimė se Profeti Muhammed a.s. ka qe nė vula e profetėve, sepse nė personalitetin e tij janė ndėrlidhur e janė stabilizuar vetitė e tė gjithė profetėve tė mėparshėm, predikues i fesė mė tė re monoteiste nė botė, me gjenealogji tė njohur si nga e ėma ashtu edhe nga i ati, qė jetoi gjashtėdhjetė e dy vjet (prej vitit 570 deri nė vitin 632) nė Meke dhe Medinė, pyetjet e tjera qė shtrohen janė: ēfarė kanė qenė tiparet shpirtėrore karakteristike pėr Profetin?, si janė manifestuar ato nė sjelljet e tija? Dhe pėrse kanė qenė tė kėtilla?

... vazhdon
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė