Shiko Postimin Tek
Vjetėr 18-04-08, 11:13   #13
Preshevar
Banned
 
Anėtarėsuar: 13-12-05
Postime: 7,844
Preshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėmPreshevar i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Paraqitja fizike e Pejgamberit tonė (a.s.)

...2/3


Tiparet e personalitetit tė Profetit Muhammed a.s.

Ne nė psikologji mė tipar tė personalitetit kuptojmė ato veti tė qėndrueshme tė Profetit, tė cilat e shpjegojnė stabilitetin emocional, qėndrueshmėrinė e sjelljeve personale tė temperamentit dhe tė sjelljeve ndaj tė tjerėve, madje edhe ndaj armiqve, tė varfėrve, ndaj vetes etj., tė cilin e ka ndryshuar vetėm nė ēastet e shpalljes sė asaj qė i thoshte All-llahu. Nė kėto ēaste djersitej, rrėqethej, pėrqendrohej dhe ishte gati i pandjeshėm pėr gjithēka tjetėr tė tij dhe tė mjedisit qė e rrethonte. Por, pasi e thoshte atė qė nė atė moment, sikur thuhet nė shumė shkrime, All-llahu ia thoshte qetėsohej ngadalė dhe kthehej nė gjendje tė stabilizuar. Pėr kėto ndryshime nė qėndrueshmėrinė e brendshme dhe tė sjelljeve tė jashtme tė tija nė faza tė paparapara kohore gabimisht pohohet se Profeti ka pas ērregullime shpirtėrore. Disa pa tė drejtė ia atribuojnė tipare anormale, ndėr tė cilat pėrmenden edhe sulmet epileptike. Mendimet e kėtilla janė tė paqėndrueshme dhe, si tė kėtilla janė mendime tė gabueshme, Sė paku tri janė argumentet qė i kundėrvihen mendimeve tė kėtilla.

Profeti Muhammed a.s. ka pas gjenealogji nga i ati Abdullah dhe e ėma Emine dhe gjyshi e gjyshja e tij pėr tė cilėt nuk ka tė dhėna se kanė lėnguar nga sėmundjet e kėtilla. Konstitucioni organik i trupit tė tij dhe funksionimi i rregullt i sistemeve organike dhe fiziologjike gjatė gjashtėdhjetė e dy vjetėve tė jetės pa simptome tė dukshme dhe tė qėndrueshme tė ndonjė ērregullimi tregon pėr shėndetin e mirė dhe aftėsinė e kontrollimit tė shtjelljeve dhe pėr organizim harmonik dhe tė pėrhershėm tė tyre nė pėrputhje me zhvillimin dhe me moshėn. Kėto argumente flasin shumė pėr personalitet tė shėndoshė dhe me tipare psikike tė integruara mirė. Por, pėrveē kėtyre argumenteve ka edhe argumente tė tjera. Ērregullimet mendore tė pėrkohshme shkaktojnė dėrrmim tė organizmit dhe lėnė pasoja nė funksionimin e sistemit nervorė, pėrkatėsisht tė trurit, kurse Profeti ynė pas shpalljes sė mendimeve nga All-llahu i ka kumtuar dhe formuluar kėto mendime me gjuhė tė rrjedhshme dhe kjo dallohet sidomos nė Kur'anin e madhėrishėm. Pėr kėto shkaqe konsideroj se mendimet pėr ērregullime shpirtėrore tė Profetit Muhammed a.s. janė mendime tė gabueshme.

Profeti Muhammed a.s. ka qenė personaliteti i pjekur dhe i integruar mirė nė pikėpamje organike, shpirtėrore dhe morale. Duke lėnė anash sjelljet e veēanta nė ēastet e marrjes sė mendimeve dhe kumtimit tė tyre pėr tė cilat nuk kam pas rast tė lexoj tė dhėna tė besueshme, tiparet psikike tė pėrhershme, tė rėndėsishme dhe mė tė dallueshme nė integritetin e personalitetit tė pjekut tė Profetit Muhammed a.s. janė: menēuria, gatishmėria dhe trimėria pėr tė vepruar me kujdes ndaj situatave dhe njerėzve qė e kanė penguar atė nė pėrhapjen e lirė tė fes islame dhe nė zhvillimin e mendimit islamik. T'i kujtojmė vetėm situatat e komploteve tė drejtuara kundėr Profetit, kundėrshtimet e mushrikėve tė Mekės, dyndjet nė Abisini etj.

Men*ēuria e Profetit dallohen sidomos nė angazhimin e pėrhershėm pėr ta njohur tė vėrtetėn, pėr tė vepruar sipas tė vėrtetės dhe pėr t'iu nėnshtruar tė vėrtetės. Mbi themelin e sė vėrtetės e ka ngritur sistemin e sė drejtės dhe tė sjelljeve tė secilit. Kur ėshtė fjala pėr tė vėrtetėn dhe pėr tė drejtėn nė shumė shkrime pohohet se pėr Profetin tonė "...ishin tė barabartė si i afėrmi ashtu edhe i largėti, i forti ashtu edhe i dobėti". Nė njė rast kur e paskan pyetur Ajshen ēfarė ishte natyra e Profetit a.s., ajo paska dhenė kėtė pėrgjigje: "Natyra e tij ishte Kur'ani". Kjo do tė thotė se ato qė i ka thėnė pėr mirėsjellje ato i ka realizuar nė veprėn e tij. Pajtueshmėria e plotė e tė thėnies me sjelljet e tija ndaj tė tjerėve dhe ndaj vetes tregon pėr tiparin mė tė rėndėsishėm mendor e veprues tė tij - pėr harmoninė e mendimit dhe tė fjalės sė thėnė me sjelljet dhe me veprimet e tija. Ky virtyt shpirtėror i Profetit konsiderohet nė shumė shkrime pėr jetėn dhe veprėn e Profetit Muhammed a.s., virtyt dominues dhe i pashtershėm i tij. Kėrkimi i sė vėrtetės, zbulimi i saj dhe nėnshtrimi i sjelljes ndaj tė vėrtetės ishte tipari qė e shtynte tė punoj e tė veproj, tė drejtoj dhe tė organizoj aktivitetin islam kudo qė ndodhej dhe me secilin qė e kėshillonte. Thėnia e tij e pavdekshme me tė cili i ėshtė drejtuar muslimanėve ka qenė: "Dituria ėshtė mė e mirė se ibadeti", qė ka kuptimin mė mirė pėr njeriun ėshtė me qenė i vetėdijshėm pėr atė qė di dhe pėr atė qė nuk e di se me i bė lutje. Dijenia dhe puna nė bazė tė dijenisė sipas thėnies sė Profetit Muhammed a.s., jo veē qė barazohet me lutjen ndaj tė Madhit Zot, por kėsaj i jepet rėndėsi edhe mė e madhe. Ndaj injorancės, pėrkatėsisht ndaj padijenisė dhe ndaj tė paditurit qė nuk pėrpiqet tė mėsoj dhe tė di. Mė lidhje me kėtė Profeti ynė ka punuar shumė. Kėtė e dallojmė nė shumė shkrime, nga tė cilat kam shkėputur kėtė pohim: "Muhammedi s.a. i liroi me shpagim robėrit e luftės, kurse ata qė dinin -shkrim lexim e shpaguan veten duke ua mėsuar shkrim - leximin nga dhjetė fėmijėve mysliman". Pėr kėtė tipar tė rėndėsishėm tė Profetit Muhammed a.s., nė gjuhėn shqipe kemi njė vepėr tė pėrkthyer nga arabishtja e Dr. Jusuf el-kardavit qė ka titullin "Pejgamberi alejhi selam dhe dituria", e cila ka njė pėrmbajtje tė shkėlqyeshme pėr tiparin e Profetit pėr kėrkim tė sė vėrtetės, pėr dituri, arsim, edukim dhe shkencė. Nga ky dijetar kam nxjerr disa pjesė tė mendimeve, tė cilat u referohet edhe dijetari pėr tiparin e angazhimit tė vazhdueshėm tė Profetit pėr dijeni dhe pėr pėrhapje dhe zhvillim sistematik tė dijenisė dhe tė mendimit shkencor. Dr Jusuf el-Kardavi i referohet disa herė njė mendimi kur'anor: "O Pejgamber! Lufto kundėr mohuesve dhe hipokritėve dhe bėhu i ashpėr ndaj tyre. Strehimi i tyre ėshtė skėterra. E ky ėshtė vendbanim i shėmuar". Dr Jusuf el-Kardavi nė faqen 7-8 tė librit tė tij pėrmend mendimtarin El Gazaliu, i cili i referohet kėtij mendimi: "...veēoria qė i dallon njerėzit nga shtazėt ėshtė dituria,. Njeriu ėshtė njeri pėr shkak tė asaj se ėshtė me vlerė dhe fisnik e jo pėr shkak tė fuqisė fizike, sepse deveja pėr nga aspekti fizik ėshtė mė e fuqishme se njeriu, jo pėr shkak tė ashtit, sepse elefanti ėshtė mė i fortė, jo pėr shkak tė trimėrisė, sepse luani ėshtė mė trim se ai (njeriu), jo pėr shkak tė ngrėnies, sepse demi (kau) e ka barkun mė tė gjerė se ai (njeriu), jo pėr shkak tė marrėdhėnieve intime, sepse harabeli (trumcakėt) e nivelit mė tė ulėt janė mė tė fuqishėm nė marrėdhėnie intime.

Njerėzit nuk janė krijuar pėr diē tjetėr pėrveē pėr dituri dhe shkencė. Ndėrkaq, boshnjaku Mehmet Hanxhiq nė librin e shkurtėr tė tij "Muhammed alehji selam" i referohet fjalėve tė Zotit kur ka thėnė: "Ēdo njėri ėshtė nė humbje pėrpos atyre qė besojnė, qė bėjnė vepra tė mira dhe qė e porosisin njėri tjetrin qė ta duan tė vėrtetėn dhe durimin".

Profeti Muhammed a.s. ishte i patejkalueshėm nė tė gjitha vetitė e tiparet njerėzore. Nė kėtė nivel vetitė e tiparet morale ishin mė tė lartat. Kėtu duhet pėrmendur bujarinė, durimin, stabilitetin shpirtėror dhe qėndrueshmėrinė e tij. Pohohet se "nuk kishte ndodhur kurrė qė dikush t'i kishte kėrkuar diēka e qė ky tė mos ia kishte dhėnė duke thėnė jo". Pėr tė drejtėn dhe tė vėrtetėn nuk e kursente kurrė veten e tij, vazhdimisht dhe me kėmbėngulėsi kėrkonte dėlirėsinė e shpirtit nga tė gjithė. Me dėlirėsi tė shpirtit kuptonte lirimin mė ēdo kusht tė secilit njeri nga veset e kėqija dhe nga ato tė shėmtuara.

Sistematikisht dhe pa u ndalė u ka shpjeguar shokėve ajetet e Kur'anitm domethėnien e tyre, rregullat fetare, moralin e vėrtetė e tė pastėr dhe kulturėn e vetė shpirtėrore.

... vazhdon
Preshevar Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė