Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-05-12, 18:45   #4
emine
 
Avatari i emine
 
Anėtarėsuar: 11-10-07
Postime: 37,446
emine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėmemine i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Ciklet Mujore

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Estella Shiko postimin
Po e filloj me nje si pune kurioziteti? A e dinit se kur lind femra, ajo lind me te gjitha "vezet" qe trupi i saj do te kete nevoje pergjate gjithe periudhes se jeteses se saj! Mendohet se femra lind me pothuajse rreth 450,000 veze. Vezet jane te depozituara vezore (depozita e vezeve), gjithesecila ne "zgavren" e vet te quajtur folikul. Gjate kohes se "pjekjes" seksuale dhe arritjes se moshes se pubertetit, trupi i femres fillon te prodhoje hormone te ndryshem te cilet cojne ne maturimin (pjekjen) e vezeve. Kjo perben ate qe quhet si fillimi i ciklit te saj te pare menstrual, cikel i cili perseritet ne menyre te rrgullt apo te crregullut tek femra deri ne menopauze.
Nje gjender ne tru e cila quhet Hipotalamus, qe eshte pergjegjese per rregullimin e etjes, urise, gjumit dhe funnksioneve te tjera endokrine (te brendshme) leshon nje stimulues kimik te quajtur HFS(hormoni folikulostimulues) i cili pastaj kete impuls, apo nxitje e transmeton tek hormoni pituitar (nje tjeter gjender ne trurin e njeriut) i cili sekreton (nxjerr) HFS dhe HL (hormonin luteinizues) ne gjak, veprim i cili shkakton maturimin e folikules (depozites se vezeve) dhe njekohesisht edhe te vezes. Veza e pjekur pastaj leshon ne gjak nje tjeter hormon te quajtur estrogen. Gjate periudhes 7 ditore, periudhe ne te cilen folikulat piqen, ato sekretojne nivele te rritura te estrogjenit ne sistemin e qarkullimit. Sekretimi i rritur i estrogjenit shkakton trashjen e uterusit, i cili pastaj shkakton nje ndryshim te mukozes cervikale. Kur estrogjeni arrin ne njefare niveli te caktuar, ben qe hipotalamusi te leshoje perseri Faktorin Leshues te Hormonit Luteinizues, i cili pastaj shkakton hapjen e folikulit me te "pjekur" dhe nxjerrjen e vezes. Ky proces quhet ovulacion ( ose pjekje e vezes) qe eshte edhe piku me i larte i incidences se shtatezanise.
Per te parandaluar pjekjen e vezes sot perdoren shume medikamente sic jane ilacet kunder shtatezanise (birth control pills.)

Ovulacioni
Me afrimin e ovulacionit, furnizuesit me ene gjaku ne ovare e rrisin fluksin e tyre, gje qe shkakton kontraktimin e ligamenteve, duke e afruar ovarin me prane tubave te Fallapit, dhe ne te njejten kohe duke e lejuar vezen tashme te dale nga folikuli te hyje ne tubat e fallopit. Para ovulacionit, cerviksi i femres sekreton nje si tip mukusi, qe lehteson levizjet e spermes ne drejtim te vezes tashme te gatshme per pllenim. Aty nga mesi i ciklit te disa femra vihet re nje "mpirje" disi e pazakonte. Temperatura basale e trupit peson rritje pas ovulimit dhe qendron e ngritur per gati nje fraksion grade deri pak para fillimit te ciklit tjeter menstrual.
Brenda tubave te Fallopit, veza transportohet nga disa struktura te specializuara ne drejtim te uterusit, ku dhe behet fertilizimi i vezes nqse ka spermatozoid te gjalle qe kane mberritur ne veze qe tashme gjendet ne uterus.
Gjithashtu ka raste kur veza, qe i mungojne ciliet (struktura te specializuara transporti) te fertilizohet brenda tubave te fallopit por qe eshte shume e rrezikshme per jeten e femres. Nqse kemi nje zhvillim te embrionit brenda tubave te Fallopit, do te beje qe keta tuba te cahen dhe te shkaktojne nje hemorragji e cila mund te jete me pasoja per jeten. Problemi mund te eliminohet vetem me ane te nderhyrjes kirurgjikale. Por nqse zbulohet para se tubat te cahen, nje medikament i njohur me emrin Methatrexate, mund te perdoret per te parandaluar nje zhvillim te metejshem te embrionit ne tubat e Fallopit.
Gjate kesaj periudhe ka nje prodhim te madh te hormoneve estrogjen dhe progesteron, i cili eshte i domosdoshme ne mirembajtjen e shtatezanise.

"Hemorragjia"
Shume studiues e quajne si pastrim te uterusit dhe vagines nga bakterie te ndryshme.

Disa nga simptomat me shpeshta.
Ankesat jane te shumta por si me te rendesishmet paraqiten te jene:
-Dhimbje shpine
-Dhimbje ne pjeset e brendshme te "kofshve"
-Axhitim i te vjedhave
- Diarre
- Kapsllek
-Dhimbje koke
-Zbutje te gjokseve
-Irritabilitet
Dhe gjithashtu nje rritje jashtezakonisht e madhe te deshires per kontakt seksual.

Disa keshilla se si te evitoni "Kramps"
- Te rrisni ushtrimin fizik, i cili permireson qarkullimin e gjakut dhe te oksigjenit ne trup.
- Mundohuni te evitoni perdorimin e tamponve
-Evitoni mishin e "kuq", sheqerna te rafinuara, qumeshtin, dhe ushqimet me yndyre.
-Perdorni ne maksimum perimet e fresketa, arrat, farera, dhe fruta.
-Evitoni perdorimin e kafeines(ngushton enet e gjakut dhe rrit tensionin)
- Meditoni, kerkoni nje masazh qetesues
-Mundohuni te arrini ne orgazem (qofte kjo me partnerin apo edhe vetem)
-Pini caj
-Merrni fryme thelle, qetesohuni dhe vini re kur mbani tensionin


Mitet Menstruale

-Cdo femer ka nje cikel menstrual qe eshte ose duhet te jete 28 dite i gjate.
-Cdo femer do te/duhet te "nxjerr" gjak cdo muaj
-Cdo femer do te/duhet te ovuloj cdo muaj
-Nese ka "hemorragji" femra nuk eshte shtatezene.
-Femra nuk mund te ngelet shtatezene apo ovuloj gjate ciklit menstrual.
Te gjithe keto jane ne formen e miteve, ngaqe cdo femer eshte e ndryshme dhe ka ciklim te ndryshem.
Por eshte e vertete qe shumica e femrave kane cikel menstrual qe luhatet diku tek 28 dite. Por mund te kete edhe femra qe jane me te vertete te shendetshme dhe normale dhe kane vetem 3 ose 4 cikle menstruale gjate nje viti.
ndersa natyra ka deshmu krejt dicka te kundert,jan me mijera femra qe edhe gjate shtazanis kan cikel mestrual,
__________________
"Nuk ėshtė koha qė ka rėndėsi, por vetvetja".
emine Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė