Shiko Postimin Tek
Vjetėr 14-07-05, 09:52   #9
Shpati
 
Anėtarėsuar: 10-10-03
Vendndodhja: Gjermani
Postime: 1,491
Shpati e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Reana
Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga fadil
Pershendetje:


Rezoluta 1244 e ka ngulfatur Kosoven dhe Kosovaret njejt sikur Korniza Kushtetuese e Kosoves.

Pse Kualicioni Aktual nuk merre vendim per shfuqizimin e ketyre akteve ligjore qe po e ngulfasin jeten e qytetarve te Kosoves.

sepse nuk e kan as guximin e as vullnetin per nje gje te tille.
Rezoluta 1244 eshte hartuar ne veren e vitit 1999 nga shtetet anetare te perhesheme te Keshillit te Sigurimit te Kombeve te Bashkuara (SHBA, Britania e Madhe, Franca, Republika e Kines dhe Federata Ruse) pas neshkrimit te kapitulimit Serb para NATOS dikund ne Republiken e Maqedonise, nese nuk gaboj!!!!
Perndryshe, keto anetare te Keshillit te Sigurimit te OKBs, kane te drejten e vetos dhe duke pasur parasysh interesat e ndryshme dhe nganjehere antagoniste te ketyre shteteve, dhe duke dashur ti iket mundesise se shfrytezimit te VETOS kunder administrimit te Kosoves permes Misionit te OKBs, nga cilado nga keto shtete, hartimi i rezolutes eshte bere me nje terminologji KOMPROMISESH qe nuk do te shqetesonte asnjeren nga keto 5 fuqi Boterore :? !!!
Fatkeqesisht e tille si eshte shkruar, tingellon shume keq! Megjithate si akt ligjor i te Drejtes Nderkombetare, nuk eshte e pa-korigjueshme apo e pandryshueshme!!!
Megjithate keto ndryshime duhet te behen brenda INSTITUCIONEVE Nderkombtare, e jo jashte tyre me injorim apo me mos-respektim!!!
Fatekqesisht faktori politik shqipetar ne Kosove, apo ai shqipetare ne pergjithesi eshte teper i zene duke u marre me vetveten( :? ) dhe nuk ka kohe te merret me ceshtje kyqe dhe kombetare!!!

Sa i perket Kornizes Kushtetuese te Kosoves, ajo e ka bazen ne kushtetuten e vitit 1974, dhe ndryshimet ne kuader te saj, krejtesisht varen nga grupet parlamentare, nga dekanati i fakultetit Juridik apo edhe nga grupe te pavarura qytetare, qe te marrin iniciativa per ndryshime ligjore-kushtetuese dhe keto plan-projekte te paraqiten para Parlamentit te Kosoves!!!
Megjithate edhe pse Organi me i larte demokratik i nje shteti demokratik, Parlamenti i Kosoves i nenshtrohet autoritetit te UNMIKUT-respektivisht Shefit te Misionit te UNMIKUT, i cili pa aprovim nga New York-u, (Qendra e OKBs), nuk aprovon ASNJE ligj/rregullore te Parlamentit te Kosoves!!!
keshtu, ne menyre indirekte cungohet vullneti i lire dhe demokracia ne Kosove!
Ka pasur shume kritika ne drejtim te OKBs posaqerisht nga Qeveria Amerikane dhe Bashkimi Evropian, meqe konsiderohet se aktet e aprovuara nga nje Parlament i zgjedhur e demokratik nuk guxojne te cungohen nga vullneti i atyre qe jane te deleguar e jo te zgjedhur, megjithate si arsyetim nga OKB-ja jane dhene SIGURIA dhe QETESIA civile ne Kosove!!! Sipas disa raporteve te OKBs, shqipetaret ne Kosove, ende nuk e kane arritur pjekurine e duhur te veteudhehiqen e njekohesisht te krijojne kushte sigurie per te gjithe qytetaret e vet ne te njeten menyre (psh. ngjarjet e Marsit te vitit te kaluar)!!!
Keshtuqe ne menyre INDIRIKTE po te analizojme, ARSYEJA kryesore pse KOSOVA eshte ende nen ADMINISTRIMIN e OKBs, respektivisht UNMIK-ut, jemi ne vete!!! NE si shqipetare, me veprimet tona, po kushtezojme ZGJATJEN e adiminstrates se OKBs ne Kosove!

Kur duhet te tregojme pjekurine me te madhe politike e qytetare, ne vendosim bomba!
Kur na e akuzojne Kryeministrin, dikush prej nesh del dhe ia vret vllaun!!!etj etj etj...ma shkurt e shqip-jemi sherri i vetevetes!
UNMIKU filloi me zvogelimin e prezences ne Kosove ne fillim te vitit 2004! pas ngjarjeve te Marsit ne Kosove, OKB u detyrua perseri te shtoje prezencen e trupave paqeruajtese!

(Misioni i Komebeve te Bashkuara ne Kosove, kushton dikund tre qind milione dollare per cdo vit, mjete materiale keto qe vijne krysisht nga shtetet kontribuese te OKBs si SHBAte, Franca, Shtetet skandinave, Kanada etj...mjete keto qe dalin per buxhetin shteteror nga xhepi i banoreve te ketyre shteteve!!! )
Ne ket mezazh esht ngritur nje Teori e cila ne Kosov nuk esht treguar frytdhenese.
-Teoria e "durimit" nuk ka treguar rezultat askund e as ne Kosov(Koha e Millosheviqit).
-Explodimi i Bombave ne Irak i detyroi Amerikanet prap te ua kthejn "Sovranitetin" Irakianeve.
Diku ne nje rresht thuhet "ne vendosim Bombat" nuk di nga e din ti ket!
Dalja e Kosoves nga "Kthetrat e OKB-Kornizes Kushtetuse)"nuk esht e let por e mundshme .
Kanzelari Adenauer megjithat se vendi i tij ishte i mundur kishte arritur qe vendime te marr edhe pa pelqimin e "fuqive fituse".
Si do ta nxierrin vendin nga "Kthetrat"esht detyr e atyre qka jan te zgjedhur.
Shpati Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė