Shiko Postimin Tek
Vjetėr 31-01-08, 16:22   #6
arton bala
 
Anėtarėsuar: 24-12-06
Postime: 1,017
arton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėmarton bala i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: E drejta zakonore - sa e nevojshme per zbatimin e se drejtes

Citim:
Postimi origjinal ėshtė bėrė nga Arm_end
Jo arton, nuk dua te them sa ndikon modernizimi ne drejten zakonore por dua te marr mendime , se sa duhet te jete ekulibrues ligje me te drejten zakonore.

Pyetja jote ishte shumekaheshe, per ate u sigurova me nje pyetje ndaj teje para pergjegjes time..

Ok, mendimi im:

E drejta zakonore si bartese e vlerave historike, tradicionale e kulturore eshte gjithmone influencuese e ligjit. Sepse sado i rendesishem qe eshte ligji (ai mund te pershkruhet shkurt si nje tentim aktual per te rregulluar ceshtje apo probleme shoqerore, pra te mos keqkuptohemi: ligji eshte shuma e normave rreth te cilave sillet e tere shoqeria, pra shume i rendesishem), mirepo ai (ligji) nuk e themelon shoqerine, nuk thirre ne jete ate. Shoqeria per me teper ekziston me heret se ligji dhe sjell me vete nje mori rregullash per ceshtje te caktuara, zgjedhjen e te cilave ka per synim ligji. Keshtu qe ligji bie ndesh me normativat tradicionale e kulturore te shoqerise. Ai vetem atehere nuk bie ndesh me to, kur rregullon nje ceshtje per te cilen thjeshte nuk ekzistojne rregulla tradicionale e kulturore.

P.sh. po e zeme se kemi vitin 1999 (nje kohe te ndryshimeve te medha ligjore) dhe Kosova kerkon kodifikimin e ligjit per ceshtje civile (Kodit Civil), dhe brenda tij kerkon te trajtoj ceshtjen e martesave. Ligjdhenesi kosovar ne kete rast qendron para nje mori pyetjeve. Ai duhet te rregulloj p.sh.: Kur duhet te flitet per nje martese? Cila eshte mosha kur ajo guxon te behet? Ndermjet cilave gjini guxon ajo te behet (p.sh. a guxojne te martohen dy femra me njera tjetren)? Cilat kriterie te perdoren per ndarjen? Cka behet me femijet eventuale pas ndarjes? Cili eshte roli i marteses ne trashegimi? Para ketyre pyetjeve e plot tjerave qendron ligjdhenesi kosovar.

Mirepo keto pyetje (apo se paku nje pjese te tyre) shoqeria kosovare vec i ka pergjegjur ne te kaluaren, ps.h. nepermjet te normave tradicionale (Kanuni), apo nepermjet te normave fetare (Bibla, Kurani). Keshtu qe pergjegjet e ligjdhenesit kosovar ne keto pyetje mund te kolidojne/bien ndesh me rregullimet ekzistente shoqerore. E cka te behet ne kete rast?

Keso kolizione normative nuk ndodhin vetem tek ne ne Kosove, por ne tere boten, dhe ekzistojne principe te ndryshme per te zgjedhur keto. P.sh. ne Perendim ekziston principi "lex superior derrogat lex inferior" (ligji me i larte debon ate me te ulet, p.sh. kushtetuta debon normat e thjeshta), pastaj "lex posterior derrogat lex prior" (ligji me i ri debon ate me te vjeter), "lex specialis derrogat legi generali" (ligji special debon ate gjeneral apo abstrakt). Ka edhe principe tjera qe rregullojne keso konflikte. Mirepo ligjdhenesi kosovar (po mendoj nese eshte suveren ne vendimet e tija), ai mundet edhe te zgjedhe perseritjen/kopjimin e ligjit te vjeter. Mund te thote p.sh. se tere ceshtja e marteses le te jete e rregulluar konform normave te Kanunit. E ne kete rast do te kemi nje influencim te madh te "ligjit modern kosovar" nga e drejta zakonore. Por ai mund edhe te bej nje reformim rrenjesor ndaj atyre rregullave qe parasheh Kanuni. Ne kete rast do te kemi nje debim te madh te drejtes zakonore. Keshtu qe eshte ligjdhenesi ai, i cili vendose. Pra kuvendoret tane, vlerat te cilat bartin ata njerez dhe te cilat ata i "qesin ne pah" per neve votuesit ne planprogramet e tyre politike..

Citim:
Une do te kisha cituar Monteskijen i cili thote se okupimi nuk eshte i perjetshem nga se ne zbatim dhe krijimin e drejtes ndikon klima rrethi si dhe nje sere fakroesh tjere. keshtu qe a nuk mendoni se ne krijimin dhe zbatimin e se drejtes nuk ndikon e drejta zakonore edhe a nuk pajtoheni me Monteskien.

Nuk mund te jap nje vleresim permbledhes mbi Charles de Montesquieu. Ky sigurisht eshte nje figure e vlefshme per sistemet juridike te Epokes se Re (qe simbas kuptimit tim fillon me Thomas Hobbes, pra ne shek. 16), mirepo dyshoj se ky eshte i frytshem per problemet e sotme juridike, pran te cilave mund te gjindet Kosova.

Montesquieu (ne mbeshtetje pjesore te paramendimtarit te tij, John Locke) shquhet si iluministe (pastrues i religjionit), dhe ne lemine e filozofife shteterore per kerkesen e tij per pushtetndarje te rrepte ne mes te ekzekutivit, legjislativit dhe judikativit, si dhe per kontrol te ndersjellte ne mes te tri shtyllave te pushtetit. Por aq sa e njoh une, nuk eshte frytdhenes per ceshtjen e te drejtes zakonore. Eshte e vertete qe Montesquieu ne librin e tij "Mbi Shpirtin e Ligjit" flet per "shume faktore" qe jane relevant ne ligjdhenie, dhe ai permend ketu edhe religjionin si dhe te gjitha dukurite karakteristike te popullit perkates apo te vendjeteses se tij (pra edhe klimen, e tjera). Por nje pergjegje ne lidhje me "ekuilibrin ne mes te ligjit dhe te drejtes zakonore" ne ditet e sotit e kisha kerkuar ne vend tendin me para ne mendimtaret e atyre principeve qe i ceka ne latinisht.

PS:
Citimin e M. ne lidhje me pushtimin (qe nuk qenka i perjetshem) nuk e njoh, por e shoh si te sakte. S“do mend te dijesh se cdo pushtim e ka fillimin, gjyesmfunin, parafundin, fundin, rscyklimin e mbeturinave te tij e kedhtu me radhe. P.sh. ne lidhje me pushtimin e vendit tone nga osmanet, saktesisht kete mendim e kam. Keshtu qe nje "Po" te qarte ketij pohimt te Montesquieu nga une.

arton bala Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė