Shiko Postimin Tek
Vjetėr 16-06-13, 20:52   #5
Fshatari
 
Anėtarėsuar: 12-07-05
Postime: 7,962
Fshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėmFshatari i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Priftėrinjtė ortodoksė nė Shqipėri predikojnė nė greqisht

Shqiptarėt ortodoksė: Kthimi i vėllezėrve tė gjakut
17:00 / 16.06.2013
Shqiptarėt e Maqedonisė tė pėrkatėsisė islame, rikthimin nė gjirin kombėtar tė vėllezėrve tė tyre ortodoksė duhet ta marrim si kthim tė vėllezėrve tė gjakut, tė cilėt pėr njė kohė kishin braktisur familjen kombėtare, ka thėnė pėr Telegrafin publicisti Kim Mehmeti, i cili ėshtė me prejardhje nga rajoni i Rekės sė Epėrme, ku vlerėsohet se jetojnė afėr 300 mijė banorė ortodoksė me prejardhje shqiptare. Mehmeti ka thėnė se rikthimi i disa shqiptarėve ortodoksė nė gjirin kombėtar nuk duhet tė vulgarizohet duke i pritur ata me daulle e dekorata, por se kėtė duhet lėnė nė rrafshin e vetėdijes individuale.
Telegrafi: Nė Kosovė ėshtė aktualizuar sė fundi ēėshtja e atyre banorėve ortodoksė maqedonas me prejardhje shqiptare, qė po e deklarojnė pėrkatėsinė e tyre etnike. Kryekuvendari i Kosovės, Jakup Krasniqi, e ka pritur nė njė takim Branko Manojlovskin, ndėrsa presidentja e Kosovės, Atifete Jahjaga, e ka dekoruar akademikun Mateja Matevski. Si i vlerėsoni kėto hapa?
Kim Mehmeti: Shqiptarėt ortodoksė janė degė tė trungut tonė kombėtar, degė nga tė cilat kanė origjinė edhe tė parėt e mi qė kanė pranuar fenė myslimane. Andaj atė degė kombėtare shpesh e kam trajtuar nė shkrimet dhe veprat e mia letrare. Fati i tyre ėshtė i ngjashėm me atė tė shumė shqiptarėve tjerė me pėrkatėsi fetare myslimane e katolike, tė cilėt gjatė periudhės sė socializmit, mbrojtjen e religjionit e vunė pėrpara mbrojtjes sė gjuhės dhe pėrkatėsisė etnike.
Por, pėr dallim nga dhjetėra mijė shqiptarė katolikė qė u shpėrngulėn nė Kroaci, dhe qindra mijė tė fesė myslimane qė u davaritėn nė Turqi, gjatė periudhės sė socializmit, nė vitet kur nė kėto hapėsira ishte shumė e rrezikshme tė jesh shqiptar, pjesa dėrmuese e shqiptarėve ortodoksė nga kėto treva, mbetėn nė Maqedoni, por duke e mbuluar pėrkatėsinė e tyre etnike shqiptare me atė maqedonase, e duke e shkėputur lidhjen e tyre me vėllezėrit e vet katolikė e myslimanė.
Mė gėzon kur dėgjoj se disa nga ata i pėrgjigjen thirrjes sė qumėshtit tė nėnės, sot u kthehen rrėnjėve. Kjo mė gėzon jo shkaku se do e shtojnė numrin e popullit tim, por se shkaku i tyre do mund tė jetojnė nė paqe me vetveten.
Mė nė fund, vetėdija pėr pėrkatėsinė kombėtare ėshtė ēėshtje individuale dhe shikuar nga ky kėndvėshtrim, kthimin e tyre nė gjirin kombėtar e shoh vetėm si tė drejtė individuale. Andaj, nuk jam i prirė qė kėtė proces tė mundshėm ta ngre nė shkallėn e ndonjė heroizmi me pėrmasa mbarėkombėtare. Njėsoj siē nuk e kam trajtuar si tradhti edhe atė qė ka ndodhur dikur dhe qė ėshtė duke ndodhur edhe sot: qė shqiptari ta mohojė pėrkatėsinė e tij etnike! Dhe, nuk dua qė kėtė rikthim tė disa shqiptarėve ortodoksė nė gjirin kombėtar ta vulgarizojmė, duke i pritur ata me daulle e dekorata. Pra, dua qė kėtė dukuri ta lėmė aty ku e ka vendin: nė rrafshin e vetėdijes individuale.
E them kėtė ngaqė kam parasysh faktin se ne ēdo gjė e politizojmė, jemi tė prirė ēdo gjė ta shohim si mundėsi pėr tė mbuluar shumėēka tjetėr qė na ndodh nė kohėt e sotme (edhe sot, shkaku i mbijetesės, pėr tė marrė njė pasaportė apo leje pune, ka shqiptarė qė heqin dorė nga pėrkatėsia e tyre etnike dhe ka tė reja shqiptare tė cilat, shkaku i varfėrisė, martohen me maqedonas e serbė).
Kur jemi te Mateja Mateski, ai meriton shumė dekorata si poet maqedonas, por kur bėhet fjalė pėr kthimin e tij nė gjirin e kombit qė i takon, mua pėr shembull, mė mbetet dilema se kush mė parė i meriton dekoratat e presidentėve tė “Shqipėrive” tona: Akademik Ali Aliu, i cili kurrė nuk e ka fshehur se ėshtė shqiptar, apo cilido tjetėr i shkolluar e i vetėdijshėm, qė lė pėrshtypje se ēėshtjen kombėtare e trajton si diēka sezonale. Do ta pėrsėris qė tė jem edhe mė i qartė: le tė mos e ngremė nė heroizėm pėrkatėsinė etnike, ngaqė ajo ėshtė ēėshtje fati dhe nuk bėnė pjesė nė vlerat profesionale e individuale.
Pastaj, le tė mos i vulgarizojmė gjėrat edhe para vėllezėrve tanė me pėrkatėsi fetare ortodokse qė u kthehen rrėnjėve, duke i ndarė ata nė tė "vlefshmit" qė do t’i mirėpresim me dekorata, qė do t’i mirėpresin kryetarėt e Kuvendit, dhe nė “tė tjerėt”.
Ēdo shqiptar ortodoks, sa i pėrket kthimit tė tij nė gjirin kombėtar, pėr mua ėshtė njėsoj i vlefshėm dhe i afėrt. Aq mė shumė, jam i prirė ta ēmoj mė lartė ndonjė shqiptar hallexhi qė ka heq dora nga pėrkatėsia etnike pėr tė mbijetuar, dhe qė i rikthehet gjirit kombėtar, sesa njė njeri tė famshėm e tė vetėdijshėm, tė cilit i janė dashur disa dekada qė ta kuptojė se ėshtė shqiptar, apo qė ta shmangė frikėn e tė deklarojė lirshėm pėrkatėsinė e tij etnike.
Telegrafi: Pėrflitet se nė Maqedoni mund tė ketė 300 mijė banorė ortodoks me prejardhje shqiptare. Si mund tė ngjallej thirrja ndaj kėtij komuniteti pėr t’u rikthyer nė rrėnjėt e tyre dhe pėr ta deklaruar pėrkatėsinė shqiptare?
Kim Mehmeti: Nuk jam i prirė qė njerėzit t’i shoh si numra, ngaqė ēdonjėri pėr mua ėshtė njė botė nė vetvete. Edhe sikur tė ishin vetėm dhjetė veta, pėr mua janė shumė, janė dhjetė fate. Pastaj, nuk dua ta bėjė atė qė nė vitet e socializmit, nė kėto hapėsira, e bėnin “rilindėsit” e vonuar maqedonas tė tipit tė “limanovskave”, e qė dikur unė publikisht i tallja: qė shkonin fshat nė fshat, pėr t’i numėruar e vetėdijesuar “maqedonasit myslimanė”, vetėm pėr ta shtuar numrin e popullit tė tyre.
Le t’i lėmė kėta vėllezėr tanė ta dėgjojnė tė qetė zėrin nė vetvete, e le tė vendosin ashtu siē u thotė vetėdija. Ata e dinė se cilėt janė mė mirė se kushdo nga ne. Unė e di se janė shumė, ngaqė siē thash, edhe vetė kam origjinėn nga Reka e Epėrme. E di se shumė kushėrinj tė mi tė largėt, tė parėt e tė cilėve nuk ndėrruan fenė si tė parėt e mi, u shkrinė nė detin e madh tė sllavėve tė jugut.
Kjo ishte zgjedhja e tyre, njėsoj siē u takon atyre tė zgjedhin se a do t’i rikthehen gjirit kombėtar apo jo. Unė ata gjithmonė i kam ndje si tė afėrt, dhe e thash, i kam trajtuar nėpėr shkrime e nė veprat letrare, por duke iu pėrmbajtur parimit se vetėdija kombėtare nuk ėshtė diēka qė mėsohet nėpėr tribuna e mitingje politike, por ajo thithet sė bashku me qumėshtin e nėnės. Ne shqiptarėt e Maqedonisė, si edhe gjithė tė tjerėt, rikthimin e tyre duhet ta marrim si kthim tė vėllezėrve tė gjakut, qė pėr njė kohė kishin braktisur familjen kombėtare.
Nė njė shkrim timin tė para ca viteve kam shkruar se ne shqiptarėt e Maqedonisė - edhe pse nė shumicė jemi myslimanė - duhet tė kėrkojmė nga Kisha Ortodokse Maqedonase tė na i kthejė kishat e manastiret shqiptare dhe kam shtuar se nėse nuk do mund t’i pėrdorim pėr vete, atėherė do mund t’ua japim me qira maqedonasve, por le tė dihet se cili ėshtė pronar i tyre, ngaqė ato i kanė ndėrtuar tė parėt tanė.
Telegrafi: Qeveria aktuale e Gruevskit ėshtė e njohur pėr politikat nacionaliste tė maqedonizimit tė shtetit. Cila do tė duhej tė ishte agjenda e shqiptarėve pėr t’iu kundėrvėnė kėsaj politike?
Kim Mehmeti: Gabimi mė i madh qė mund ta bėjė njė kolektivitet etnik ėshtė qė shpirtngushtėsisė sė huaj nacionaliste, t’i pėrgjigjet me urrejtje. Por, gabim edhe mė i madh ėshtė tė mos ndėrtosh mekanizma mbrojtės nga cilido nacionalizėm pėrjashtues, siē ėshtė ky i regjimit aktual tė Gruevskit. Problemi i sotėm i shqiptarėve tė Maqedonisė nuk ėshtė nacionalizmi institucional qė promovon Gruevski, por injoranca politike e pėrfaqėsuesve shqiptarė nė qeverinė e tij, injoranca e atyre qė nuk e shohin se u bėnė mbulesė e kėtij nacionalizmi institucional.
Thjesht, politikanėt e kėtushėm shqiptarė nuk kanė koncept pėr kėtė shtet, por vrapojnė pas koncepteve tė Gruevskit. Duke mos pasur koncept pėr njė Maqedoni edhe tė shqiptarėve, ata sot janė nė pozitėn e vasalit dhe nuk ia dalin ta shohin se Maqedonia nuk mund tė ketė as parlament as qeveri legjitime pa shqiptarėt. Duke mos e parė kėtė, ata e ē’vlerėsuan potencialin politik tė shqiptarėve tė kėtushėm. Duke mos qenė tė vetėdijshėm se Gruevski blen kohė, duke e harxhuar tė ardhmen e shqiptarėve tė kėtushėm, partitė shqiptare nuk ia dolėn tė bėnin tė mundshmen: ta formonin parlamentin e shqiptarėve tė Maqedonisė e pastaj tė niste ēdo gjė nga e para, qė pastaj njėherė e pėrgjithmonė tė definohej se nėse njėra nga shtyllat bartėse tė kėtij shteti janė shqiptarėt, atėherė ėshtė e palogjikshme, pėr shembull, qė pasaporta ime tė jetė dygjuhėsore, e ajo e bashkėshtetasit tim maqedonas vetėm nė gjuhėn maqedonase.
Pra, ne kemi pėrfaqėsues politik tė cilėt nuk e dinė as mė elementaren: ēdo tė thotė dygjuhėsi, ēdo tė thotė bashkėdrejtimi i shtetit! Duke mos e ditur kėtė, ata mendojnė se dygjuhėsi ėshtė qė unė pa pėrkthyes ta kuptojė gjykatėsin qė mė drejtohet maqedonisht, e atij t’i pėrkthehet gjuha ime amtare. Pra, pėrfaqėsuesit tanė nė qeverinė aktuale, lėnė pėrshtypje se shtetin e popujve tė barabartė e kanė kuptuar ashtu qė Gruevski mund tė ndėrtojė pėrmendore edhe tė botojė enciklopedi fyese pėr shqiptarėt edhe me parat e taksapaguesve shqiptarė, e ne tė ndėrtojmė pėrmendore e tė botojmė monografi pėr Shkupin me paratė tona. Ky nuk ėshtė shtet i tė barabartėve, por vend ku tė qeverisė sunduesi - Gruevski, e tė kontrollon vasali i tij - partia shqiptare nė qeveri! /A. Fazliu/Telegrafi/
_____________________________________
http://www.telegrafi.com/lajme/shqip...t-2-33167.html
__________________
Vėrejtjet, sugjerimet,mesazhet i vė nė kėtė adresė :
http://fshatari.perso.neuf.fr/index.php?skeda=libri
Fshatari Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė