Shiko Postimin Tek
Vjetėr 07-01-07, 07:20   #5
Reana
 
Anėtarėsuar: 18-04-05
Vendndodhja: Manhattan
Postime: 5,899
Reana e ka pezulluar reputacionin
Gabim

Me fal J'adore qe nuk po e replikoj postimin tend si teresi, pasiqe nuk e kam lexuar te terin, por desha te komentoj ne lidhje me konstatimin tend per "perkatesine fetare" te shqiptareve, meqe me duket te jete nje konstatim i pasakte. Bazuar ne biseda me individe te rendomte, nga vise te ndryshme shqiptare-posaqerisht nga Kosova dhe Shqiperia, pjesa dermuese e tyre pergjigjen se jane laike dhe se nuk besojne ne asnjefare DOGME RELIGJIOZE. Ne mesin e tyre edhe nese ka te tille qe kultivojne fryme spirituale dhe te besimit ne Zot, megjithate nuk besojne ASPAK ne cilendo fe qofte, si dhe ne dogmat e marifetet religjioze!

Nese ke veshtiresi te besosh ne kete qe po te them, hape nje teme dhe kerko nga antaret qe publikisht te deklarohen , se kush ne cilen dogme fetare beson, dhe nese e konsiderojne veten per "pjese dermuese muslimane" !

Ndersa ajo qe thua se shqiptari asnjehere nuk ka luftuar per buken e gojes, me ben te mendoj se ndoshta nuk e njef realitetin ekonomik shqiptar sa duhet!

Begati e rehati ekonomike ne teresi, ne trojet shqiptare nuk ka pasur ndonjehere.
Mos mendo vetem prej kendit te qyteteve ku shumica kane qene te punesuar, duhet te mendosh edhe per fshataret edhe per malesoret edhe per papunesuarit qe kane qene te varur nga ndihmat sociale, e keshtu me rradhe! Ndersa para Luftes se dyte Boterore dhe para reformave agrare qe i kane bere komunistet, shumica e popullit nuk ka pasur toke as per te mbjellur e as per t'u ushqyer prej saj!
Gjate luftes se dyte Boterore e disa vite me rradhe me vone, njerezit kane vdekur me shume pa ngrene ushqime me nje meny te pasur me vitamina sesa nga luftimet...(pyete ndonje gjysh apo stergjysh diku qe mban mend realitetin, dhe te tregojne)!
__________________
DUHET BERE MBULIMIN E MESHKUJVE POSAQERISHT FYTYRAVE TE TYRE, MEQE PA LAKMINE E TYRE PER DCO GJE QE I RRETHON, KJO BOTE DO TE ISHTE NE PAQE PERPETUALE!!!
Reana Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė