Shiko Postimin Tek
Vjetėr 17-12-08, 21:15   #2
Psikologu
Shpirt shyptari
 
Avatari i Psikologu
 
Anėtarėsuar: 30-09-03
Postime: 6,907
Psikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėmPsikologu i pazėvėndėsueshėm
Gabim Titulli: Nga Naim Frasheri: “Dėshira e Vėrtetė e Shqiptarėve”* (1886)

Maqedonasit, ilirėt e thesprotėt e molosėt,
Shqipėtar' ishin tė gjithė si edhe nė ditėt tona.
Kurrė dyndjet e tė huajve s'arritėn tė shkatėrrojnė
Kombin ton' as gjuhėn tonė dhe shqiptarėt s'i ndryshuan
Kombėsinė dhe zakonet e mėnyrėn e jetesės.
Veshur pėrherė me hekur, kordhėtarė ndėr beteja,
Ishin gati dhe tė vdesin pėr Shqipėri, mėmėn tonė.
Pėr shqiptarėt kurdoherė tė huaj kan' qenė grekėt,
Edhe sllavėt edhe keltėt, edhe skitėt e romakėt.
Gjithė kombet nėnė zgjedhė tė romakėve u vunė;
Ndėrsa shqipėtarėt vetėm kanė luftuar hordhitė
E romakėve, si burra, me guxim e gjer nė fund.
Sa beteja dhe sa luftra tė pėrgjakshme kanė bėrė
Baballarėt tanė trima kundėr dyndjeve barbare!
Ranė dėshmorė nė luftė ata burra tė vėrtetė
Pėr mėmėdhethin e dashur, pėr lirinė edhe pėr nderė.
U mbyt nė gjak mėmėdheu, armiqtė na e shkretuan,
Porse Shqipėria kurrė s'e duroi robėrinė.
Askush nuk ka mundur kurrė qė ta vėrė nėnė kėmbė
Shqipėtarin e dėgjuar, kėtė heroin e botės.
Nė kohė paqe, i butė si qengj ėshtė shqipėtari,
Por nė luftrat e betejat si luan i tmerrshėm bėhet.
Kur hordhi bishash tė egra, qė erdhėn nga larg, nga Lindja,
Kundėr botės u lėshuan edhe vendet po shkretonin,
Qė tė gjitha mbretėritė edhe kombet u tmerruan.
Bizantinėt fanatikė, frikacakė, tė pazotė
Pėr postin qė kanė pasur, nuk u kundėrshtuan fare,
Po ranė duke shpresuar nė gjėra fyl e pa bukė,
Dhe u bėnė ata shkaku i sė rėndės robėri.
Turqit, bishat gjakatare, shkatėrronjėsit e botės,
Porsi ujqėr tė uritur njerėzve u shqyen zorrėt.
Perėndimi mbarė dridhej nga tė frikėshmit barbarė
Dhe Arusha u kish mbetur e vdekur, pa shpirt nė duar.
Asnjeri guxim nuk pati t'i luftonte ato bisha,
Po ndėrsa tė gjithė ulėn qafėn nėn zgjedhėn e zezė,
Njė komb vetėm i guximshėm, njė komb trim, i papėrkulur,
U rreshtua para tyre edhe mė t'u kalli dėrrmėn,
Pėrsėri duke shpėtuar nga rreziqe tė llahtarshme
Perėndimin qė s'ia diti, tė pabesėnė Evropė.
Kush qe, vallė, atėherė ai prijėsi i kombit,
Ai trimi sypatrembur dhe ajo shqiponjė mali?
Mos qe Marsi a Minerva, a mos qe Zeusi vetė?
Ti, o muzė gojėartė, qė njeh mirė tė vėrtetėn,
Thuaje emėrin e ndritur, emėrin e perėndijtė,
Kėndo, o hyjni fisnike, trimėrin' e tij tė rrallė.
Lėri mitet e Homerit pėr Akilin kėmbėshpejtė,
Lėr Eneun adhuronjės dhe pėrrallat e Virgjilit,
Se heroi i vėrtetė tani njihet nga tė gjithė,
Ėshtė prijsi i shqiptarve, ėshtė Skėnderbeu i madh.
Lumthi ti, shpirt i pamort! Lumja ti, zemėr hyjnore!
Ti, o emėr shumė i dashur, emėr hyjnor, aq i ėmbėl,
Ti je shembull dashurie, ti je monument virtyti,
Manument patriotizmi, trimėrie dhe lavdie!
Ty, o bir fisnik, i lartė, i atdheut tė shumvojtur,
Shqipėtarėt ta nderojnė emėrin dhe kurdoherė
E shqiptojnė veē me lotė dashurie dhe respekti,
Se ta njohinė lavdinė, njohin bėmat burrėrore.
Kur do vijė vallė dita tė tė ngrenė monumentin,
Tė pėrgjunjenė me zjarr para kėmbėve tė tua?
Trimėrit' e tua, prijės, dhe fitoret legjendare
Ne, pasardhėsit, na mbushin me guxim e burrėri.
Kur ti vdiqe, na ke lėnė neve njė atdhe tė lirė
Dhe e lirė do tė jetė Shqipėria jote prapė.
Varri yt siē i ka hije do nderohet mot e jetė.
Nėpėr shekuj do tė rrojnė emri dhe veprat e tua.
Pra, vraponi, o miq tė mi, mėmėdhetarė vraponi,
Me njė qėllim, njė dėshirė, pėrpara pėr Shqipėrinė!
O vėllezėr shqipėtarė, o ju bij tė mėmėdheut,
Ne tė gjithė njė komb jemi, njė gjak, njė fis e njė farė,
Tė gjithė tė njėjtit shpirt e tė njėjtės zemėr jemi,
Ne kemi tė njėjtat ndjenja dhe tė njėjtėn gjuhė flasim,
Ne nuk jemi kurrsesi as turq, as grekėr, as sllavė,
Jemi vetėm arbėrorė, shqipėtarė zemėrtrima,
Dhe ky emėr i nderuar, i lavdishėm ėsht' ngahera.
Kush s'nderon kombin e vet, ai ėsht' i ndyr,' i poshtėr,
Ai ėshtė gėnjeshtar, ėshtė tradhėtor i ulėt.
Mjer' ai qė i jep puthjen e tradhtis' kombit tė vet,
Mėmėdheut dhe tė birit tė tė lartit zot nė qiell!
Deri kur, o miq tė dashur, do mundin kėta tė huaj
Tė na kthejnė ne nė kafshė me atė shkopin e Ēirēės?
Deri kur pėr interesat e tė tjerve do punojmė?
Pse tė tjerve t'u shėrbejė gjith kjo mendje e trimėri?
Mjerė ne! pse pėr tė huajt kaq flijime e vetmohim?
O sa vepra madhėshtore kanė bėrė shqipėtarėt,
Por mė kot, se tė dobishme qenė vetėm pėr tė tjerė!
Ne, medet, vam' u shėrbyem turqėve, vrasėsve tanė,
Bishave t'egra mongole, qė veē dėm na kanė prurė!
O miq, gjaku i shqiptarit ėshtė derdhur kurdoherė
Qė tė rrojn' ata pėrbindsha, ata turq shkatėrrimtarė.
Sa tmerr tė ndihmosh armiqtė e atdheut tėnd tė dashur!
Dhe njė gjė tė till' e bėnė kaqė burra tė dėgjuar!
Cilėt qenė ata qė jetė shtetit tė turqve i dhanė?
Qyprylinjtė dhe tė tjerė tė gjith' ishin shqipėtarė.
Shqipėria ime e dashur, mėmėdheu im i shtrenjtė,
Tė kesh kaq burra nė zė dhe tė jesh akoma skllave!
Ti tė kesh Mehmet Alinė dhe Ibrahimin me shokė,
Ata tė shpėtojn' Egjiptin dhe ti tė tiranizohesh!
Ē'fat i mjer', i mallėkuar, oh ēfarė mynxyr' e zezė!
Tė kesh Boēarin, Xhavellėn, Miaulin, Bubulinėn,
E shumė heronj tė tjerė, dhe ata tė mos pėrpiqen

__________________
Njerzitė fisnikė , me ligjeraten e tyre , fitojnė mė shumė armiq, sesa njerzit e ligj me veprimet e tyre tė liga.

Zhan Pol
Psikologu Nuk ėshtė nė linjė   Pėrgjigju Me Kuotė